Author: Tech Expert

Alfa Romeo po përgatitet të hapë një kapitull të ri në historinë e saj, jo me një tjetër SUV, por me një koncept sportiv GT që kombinon dizajnin italian, performancën dhe mundësinë e elektrifikimit. Prodhuesi italian do ta prezantojë modelin e ri Cuorerosso në panairin e automobilave në Paris në vitin 2026. Koncepti ka katër dyer, katër ulëse dhe, të paktën në versionin aktual, një motor tradicional me benzinë. Cuorerosso shërben si një pararendës i gjuhës së ardhshme të dizajnit të Alfa Romeos, duke dhënë gjithashtu një ide se si marka mund t’i zhvillojë modelet e saj sportive në një…

Read More

Inteligjenca Artificiale po ndryshon mënyrën se si mësojmë, punojmë dhe përpunojmë informacionin. Por sa të përgatitur janë mësuesit dhe drejtuesit e shkollave për ta përdorur këtë teknologji? Për t’iu përgjigjur kësaj nevoje, Gogo.al ka nisur një seri videosh edukative, të dedikuara për mësuesit, drejtuesit e institucioneve arsimore dhe stafin ndihmës. Nisma synon t’u ofrojë profesionistëve të arsimit njohuri praktike mbi funksionimin e Inteligjencës Artificiale dhe mënyrat se si ajo mund të përdoret në përditshmërinë e tyre. Nga përgatitja e materialeve mësimore dhe organizimi i informacionit deri te përdorimi i mjeteve dixhitale, AI mund të shërbejë si një asistent i vlefshëm, por jo si zëvendësues i gjykimit profesional të mësuesit. Një nga mesazhet kryesore të videove është se verifikimi duhet të jetë rregulli numër një në përdorimin e Inteligjencës Artificiale. Përgjigjet e gjeneruara nga AI mund të duken bindëse dhe të formuluara saktë, por kjo nuk do të thotë se informacioni është gjithmonë i vërtetë. Sistemet AI mund të prodhojnë gabime, të dhëna të pasakta apo referenca që nuk ekzistojnë. https://www.youtube.com/watch?v=JAHQJqlMJ7Y Pikërisht këtë problematikë trajton Erion Demiri, ekspert i Rrjeteve Kompjuterike, i cili demonstron konkretisht se si mund të testohet saktësia e materialeve të ofruara nga Inteligjenca Artificiale. Mesazhi i tij është veçanërisht i rëndësishëm për mësuesit, të cilët kanë përgjegjësinë të sigurohen që informacioni i përdorur në klasë të jetë i besueshëm dhe i verifikuar. Përpara se një material i gjeneruar nga AI të përdoret në mësimdhënie, është e rëndësishme të kontrollohen faktet, burimet, datat dhe referencat, duke i krahasuar me tekste shkollore, publikime shkencore apo burime zyrtare. Po ashtu, mësuesit duhet të tregojnë kujdes me të dhënat personale të nxënësve dhe të shmangin vendosjen e informacioneve sensitive në platformat AI. Lexo edhe: “Pse t’u lexosh përralla fëmijëve kur mund ta bëjë AI?” Ideja e një babai ndez debat në internet Me këtë iniciativë, Gogo.al synon të mbështesë një nga komunitetet më të rëndësishme të audiencës së tij: njerëzit që ia kanë kushtuar jetën edukimit. Videot janë një mundësi për të kuptuar më mirë një teknologji që po bëhet gjithnjë e më e pranishme edhe në shkolla. Mesazhi është i qartë: Inteligjenca Artificiale mund ta ndihmojë mësuesin të punojë më mirë, por informacioni që ajo gjeneron duhet kontrolluar gjithmonë. Videot edukative mund t’i ndiqni në Gogo.al.

Read More

Një gur që në fakt është altoparlant! Në pamje të parë, TrueWave Garden Speaker duket si një gur dekorativ i zakonshëm. Por pas dizajnit realist fshihet një sistem audio i krijuar për ambientet e jashtme. Ideja është e thjeshtë: të shijoni muzikën në kopsht pa pasur nevojë për altoparlantë tradicionalë që bien në sy apo prishin estetikën e hapësirës. Dizajn që përshtatet me natyrën. Pika më interesante e këtij produkti është forma e tij. Pamja e gurit e ndihmon të integrohet natyrshëm mes bimëve, luleve dhe elementeve dekorative. Është një zgjidhje veçanërisht tërheqëse për kopshte private, veranda, vila, por edhe për ambiente…

Read More

Deri më sot, shumica e përdoruesve të Inteligjencës Artificiale janë mësuar t’i kërkojnë një asistenti digjital të shkruajë një email, të përmbledhë një dokument apo të analizojë një informacion. Google synon ta çojë këtë marrëdhënie një hap më tej: në vend që të ndihmojë vetëm me një detyrë, Gemini të jetë në gjendje të organizojë dhe realizojë një proces të tërë pune. Kompania ka prezantuar një agjent të ri të Inteligjencës Artificiale për bizneset, i projektuar për të planifikuar detyra, për të përdorur aplikacione dhe për të punuar me informacionin e brendshëm të organizatave.Google po e pozicionon Gemini jo vetëm…

Read More

Dizajn minimalist dhe modern. Xiaomi sjell një maus wireless që kombinon thjeshtësinë me funksionalitetin. Me linja të pastra dhe përmasa kompakte, ai përshtatet lehtësisht me ambientin e zyrës, tavolinën e studimit apo këndin e punës në shtëpi. Një aksesor që nuk zë shumë hapësirë dhe duket bukur pranë laptopit. Katër ngjyra për katër stile të ndryshme. Një nga detajet më tërheqëse është mundësia për ta zgjedhur në 4 ngjyra. Pavarësisht nëse preferoni një pamje klasike, minimaliste apo diçka më ndryshe, Xiaomi ofron alternativa që e bëjnë mausin edhe një element estetik të tavolinës suaj. View this post on Instagram A post shared…

Read More

Paniku përfshiu një fluturim të linjës ajrore indiane IndiGo të dielën pasi një zjarr shpërtheu në kabinën e bagazheve nga një powerbank. Pas incidentit aeroplani bëri një ulje emergjente.Një video që qarkullon në mediat sociale tregon pasagjerët që përpiqen të shuajnë zjarrin duke e mbuluar powerbank-un me çantat e tyre. Ekuipazhi i kabinës arriti ta shuante zjarrin, ndërsa të gjithë pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit janë të sigurt. “Fluturimi 6E 6115 i IndiGo, që operonte nga Delhi në Chennai më 11 tetor 2026, u devijua për në Hyderabad pasi u zbulua tym nga pajisja elektronike personale e një pasagjeri. Ekuipazhi…

Read More

Drejtoresha e Agjencisë së Medias Audiovizive, Armela Krasniqi, ka bërë të ditur në një intervistë për Euronews Albania me moderatoren Alba Xhani, se TikTok ka hequr 45 video pas ankesave të paraqitura nga institucioni, ndërsa 9 të tjera ishin ende në shqyrtim nga platforma. Gjatë intervistës, Krasniqi theksoi rëndësinë e paraqitjes së ankesave konkrete, në mënyrë që platformat të kenë informacion të saktë për qytetarët apo personat që pretendojnë se janë cenuar. Ajo sqaroi se, nga fillimi i javës deri të premten, TikTok kishte hequr 45 video, ndërsa për 9 të tjera priste konfirmimin për heqjen e tyre. Lexo edhe:…

Read More

Për vite me radhë, lojërat e konsolave PlayStation kanë qenë të kufizuara në pajisjet e Sony, përveç titujve që kompania ka vendosur t’i publikojë edhe për kompjuter. Por zhvillimet e fundit në teknologjinë e emulimit mund ta ndryshojnë këtë situatë. Sipas Ars Technica, një projekt i ri me emrin AnyPS5 ka bërë përparime të rëndësishme në ekzekutimin e lojërave të PlayStation 5 në PC. Ndryshe nga emulatorët tradicionalë, AnyPS5 përdor një metodë që përkthen udhëzimet e lojërave në komanda të kuptueshme për procesorët e kompjuterëve. Kjo qasje synon të shmangë një pjesë të ngarkesës së emulimit klasik, duke ofruar potencialisht performancë më të…

Read More

Inteligjenca artificiale po përdoret për të automatizuar gjithçka, nga puna dhe komunikimi te organizimi i jetës së përditshme. Por a duhet të përdoret edhe për të zëvendësuar momentet mes prindërve dhe fëmijëve? Kjo pyetje ka ndezur një debat në rrjetet sociale pas një postimi të Alvin Sng, inxhinier softuerësh në startup-in Factory AI, i cili tregoi një bisedë me bashkëshorten e tij. Sipas postimit, tashmë të fshirë nga platforma X, bashkëshortja i kishte kërkuar t’i lexonte një libër foshnjës së tyre. Ai kishte propozuar të vendoste një audiobook nga telefoni. Kur ajo i kujtoi se fëmija duhej të dëgjonte zërin e…

Read More

Sa shumë di Amazon për jetën tuaj? Një përdoruese e rrjetit social Threads ka zbuluar rastësisht një seksion pak të njohur të platformës, ku kompania ruan supozime për klientët bazuar në blerjet dhe aktivitetin e tyre. Zbulimi i saj u bë viral, duke grumbulluar mbi një milion shikime dhe duke nxitur përdorues të tjerë të kontrollonin informacionet që Amazon kishte për ta. Ajo që shkaktoi habi nuk ishte vetëm sasia e të dhënave, por edhe mënyra se si platforma i përshkruante përdoruesit. Një gruaje Amazon i atribuonte karakteristikën “ka të pasme të sheshta”, ndërsa për një tjetër shkruhej “nuk ka miq” dhe, gabimisht, se…

Read More