Bashkohuni në Newsletter
Lexoni lajmet e fundit të teknologjisë në e-mailin tuaj
Author: Tech Expert
Në një incident befasues, shumë prindër po raportojnë se lojërat e fëmijëve të tyre po ndërprehen nga video të ndryshme që promovojnë Ministrinë e Punëve të Jashtme të Izraelit. Videot, të cilat shfaqin militantët e Hamasit, familjet e shqetësuara izraelite dhe përmbajtje të tjera grafike, po lënë të shqetësuar shumë fëmijë. Këto nuk janë thjesht incidente të izoluara. Reuters ka identifikuar raste të ngjashme në të gjithë Europën, ku lojtarët, përfshirë fëmijët, u ekspozuan ndaj të njëjtave video pro-izraelite. Në një rast, reklamat u shfaqën në lojën popullore “Angry Birds”, lojë e zhvilluar nga Rovio. Rovio e pranoi gabimin, duke…
Ndërsa në Shqipëri diskutohet ende nëse lejet e drejtimit të mjetit jepen në mënyrë korrekte apo jo, Amerikanët janë një hap përpara dhe së shpejti do të miratojnë edhe versionin digjital të patentave. Rregulli i ri do të hyjnë në fuqi në varësi të shtetit, por ajo që dihet është se së shpejti shumë qytetarë amerikanë do të mund të qarkullojnë me mjetet e tyre duke përdorur këto lloj patentash. Kjo ndodh në një kohë kur kompanitë e mëdha të teknologjisë si Apple dhe Google (në Beta) po ofrojnë mundësinë për të ruajtur ID-në tuaj në celular, që do të…
Një fenomen që ndodh shpesh kur një njeri i dashur për ne ndërron jetë, janë postimet dhe komentet në profilin e tyre në rrjetet sociale. Megjithëse personi në fjalë nuk do të jetë kurrë në gjendje të përgjigjet mbrapsht, duket se shumë përdorues gjejnë ngushëllim në këtë lloj lamtumire virtuale duke shprehur vlerësime dhe respekt. E njëjta gjë ndodhi në faqen e Instagramit të Mathew Perry, pak orë pas lajmërimit në media të lajmit të tij, vetëm se në një shkallë shumë më të madhe. Qindra mijëra komente lamtumire vërshuan në krah të postimeve të fundit të yllit të “Friends”…
Google Play përbën mbi 90 për qind të të gjitha shkarkimeve në telefonat Android në SHBA, sipas një deklarate të prokurorëve të shtetit. Akuzat e tyre tashmë kanë inkurajuar disa rregullatorë të konkurrencës, si në Korenë e Jugut, të urdhërojnë Google të reduktojë një pjesë të kontrollit të tij mbi shpërndarjen e aplikacioneve në vendet e tyre. Steiner, i cili është drejtuesi teknik për F-Droid, i cili ofron mijëra aplikacione me burim të hapur, duke përfshirë bllokuesit e reklamave të ndaluar sipas rregullave strikte të përmbajtjes së Google Play, u ka kërkuar autoriteteve që ta kontaktojnë atë nga Afrika e…
Google Brain, një ekip i njohur kërkimor i AI, së fundmi u bashkua me Departamentin DeepMind të Google. Profesori i Universitetit Stanford, Andrew Ng, i cili dikur mentoronte CEO të OpenAI, Sam Altman, shprehu shqetësime për firmat e mëdha të teknologjisë që përdorin frikën e kërcënimit të mundshëm të AI për njerëzimin për të nxitur rregullore të rrepta. Ng theksoi se disa gjigandë të teknologjisë po përdorin këtë frikë për të penguar konkurrencën nga zgjidhjet e inteligjencës artificiale me burim të hapur. Ai komentoi, “Promovimi i idesë se AI mund të çojë në zhdukjen e njerëzve ka qenë një taktikë…
X, i njohur më parë si Twitter, ka parë rënie të konsiderueshme të vlerës së tij që kur Elon Musk e bleu atë për 44 miliardë dollarë një vit më parë. Sipas një raporti të 30 tetorit nga The Verge që citonte dokumente të brendshme, punonjësve të X kohët e fundit iu dha kapitali i kompanisë me vlerë 45 dollarë për aksion me kompaninë me vlerë 19 miliardë dollarë – 55% më e ulët se sa ishte në kohën e blerjes së saj. Kur aksionet e Twitter (TWTR) u hoqën nga lista më 8 nëntor 2022, vlera e tij ishte…
Postimet e fundit të Matthew Perry-t në mediat sociale i bënë ndjekësit e tij të shqetësuar për të gjatë javës së kaluar, shqetësim që kulmoi me lajmin e hidhur të vdekjes së tij të hershme. Ylli i kinemase dhe serialit “FRIENDS” ndau një seri fotografish dhe përshkrimesh të paqarta në Instagram, të cilat përfshinin disa referenca të Batman-it dhe imazhe të lakuriqëve të natës që fansat tani besojnë se ishin një thirrje për ndihmë. Ndërkaq në TikTok, vetëm disa orë pas lajmit, vërshuan video që hedhin dyshime mbi shkakun e vdekjes së aktorit. Disa prej tyre e quajnë “vrasje” e…
Ndërsa Ferrari SP-8 mund të jetë i njëjtë me F8 nën lëkurë, ai ka një dizajn krejtësisht unik. Kjo është ajo për të cilën ky klient ka paguar para të mëdha në fund të fundit. Përdorimi i fibrës së karbonit të palyer luan një rol të madh në estetikën e kësaj makine. E gjithë pjesa e përparme është e përfunduar me karbon të zhveshur si dhe gjysmën e poshtme me bojë argjendi ndryshe nga pjesa e pasme e makinës. SP-8 ka gjithashtu një dizajn të ndryshëm të pjesës së përparme, me një parakolp tërësisht të ri dhe fenerë të hijshëm.…
Në përgjigje të rregulloreve të Bashkimit Europian (BE), Meta Platforms ka njoftuar planet e abonimit për përvojat pa reklama në Facebook dhe Instagram për përdoruesit europianë. Duke filluar nga 9,99 euro për përdoruesit në browser, dhe 12,99 euro për përdoruesit e iOS dhe Android, këto abonime synojnë të përputhen me rregullat e rrepta të të dhënave dhe privatësisë të BE-së. Modeli i reklamave të Meta-s, një burim i rëndësishëm të ardhurash për Meta-n, përballet me sfida në Europë. Rregulloret e BE-së mund të kufizojnë aftësitë e Meta-s për personalizimin e reklamave pa pëlqimin e përdoruesëve. Duke ofruar opsione falas të…
Për shumë shqiptarë, joshja e botës digjitale është e pamohueshme. Orët shpenzohen duke lëvizur dhe kërkuar në web, shpesh në kurriz të fokusit në botën reale. Por kush e ka fajin? Ndërsa shumë drejtojnë gishtin drejt gjigandëve të teknologjisë si Google, Facebook dhe Apple për bombardimin me përmbajtje të parezistueshme, një studim i fundit sugjeron se çështja është më e thellë sesa duket. Në revistën Neuroscience of Consciousness, filozofi Jelle Bruineberg, nga Universiteti i Kopenhagenit, argumenton se dëshira jonë e lindur për risi është fajtori i vërtetë. Platformat digjitale, me përmbajtjen e tyre gjithnjë në ndryshim, plotësojnë në mënyrë të…

