Postimet e fundit të Matthew Perry-t në mediat sociale i bënë ndjekësit e tij të shqetësuar për të gjatë javës së kaluar, shqetësim që kulmoi me lajmin e hidhur të vdekjes së tij të hershme.

Ylli i kinemase dhe serialit “FRIENDS” ndau një seri fotografish dhe përshkrimesh të paqarta në Instagram, të cilat përfshinin disa referenca të Batman-it dhe imazhe të lakuriqëve të natës që fansat tani besojnë se ishin një thirrje për ndihmë.
Ndërkaq në TikTok, vetëm disa orë pas lajmit, vërshuan video që hedhin dyshime mbi shkakun e vdekjes së aktorit. Disa prej tyre e quajnë “vrasje” e disa të tjerë shprehen se askush nuk e ndihmoi aktorin e njohur kur ishte duke kërkuar ndihmë.



Dihet se Perry ka pasur probleme të vazhdueshme me alkolin dhe substancat narkotike, por së fundmi, me shkrimin e biografisë së tij, duket se kidhte zgjedhur një rrugë të re me dritë në fund të tunelit.


Perry u gjet i vdekur të shtunën i mbytur në vaskë në apartamentin e tij, pasi thuhet se luajti një lojë me top. Aktori ishte 54 vjeç.





1 Comment
Pingback: Lamtumirat virtuale, kujt i vlejnë komentet në Instagramin e yjeve që kanë ndërruar jetë? – Technews.al