Bashkohuni në Newsletter
Lexoni lajmet e fundit të teknologjisë në e-mailin tuaj
Author: Tech Expert
Sipas Bloomberg, Microsoft po punon me AMD për të përmirësuar aftësitë AI të GPU-ve të saj. Ndërsa Nvidia ka dominuar industrinë e hardware që mundësuan shpërthimin e fundit të produkteve gjeneruese të AI, Microsoft po kontribuon me “mbështetje” dhe “burime inxhinierike” për AMD-në, për të përmirësuar performancën e produkteve të saj në ngarkesat e punës së AI. Microsoft, sipas disa raportimeve, po punon në një version privat të ChatGPT që mund të kushtojë “10 herë” më shumë për t’u ekzekutuar sesa versioni i rregullt i ChatGPT. Nëse hardware që kërkohet për të ekzekutuar këto modele gjeneruese të AI është më…
Biznesmeni i famshëm amerikan, Mark Cuban, përpara pak kohësh ka parashikuar se kushdo që nuk e kupton AI, do të bëhet një “dinosaur në punë” brenda tre viteve. Tani, Cuban është kthyer me një tjetër parashikim. Sipas tij, shkenca kompjuterike do të ketë shumë pak vlerë për punëdhënësit në të ardhmen, për shkak të përparimit të AI. Në një intervistë me Kara Swisher, në podcastin Recode Decode, Cuban tha se pas 20 vitesh programuesit mund të kenë një vlerë të ulët për punëdhënësit. Aftësitë në rritje të AI padyshim po i bëjnë shumë punë të vjetruara, jo vetëm ato që…
Destinus, një kompani e re Europiane me bazë në Zvicër, po synon të sjellë një epokë të re të udhëtimeve hipersonike. Kompania synon të zhvillojë avionë të bazuar në energji hidrogjeni, dhe me zero emetime karboni, që do të fluturojnë në mënyrë autonome. Sipas planit të Destinus, avionët hipersonikë do të arrijnë shpejtësi që do të jenë 5 herë më të shpejta sesa shpejtësia e zërit. Kompania po zhvillon drone më të vegjël, përpara se të fillojë të komercializojë përpjekjet për të ndërtuar avionë të mëdhenj. Hidrogjeni është lënda djegëse e zgjedhur sepse është një burim energjie i pastër, i…
Google ka konfirmuar zyrtarisht ekzistencën e telefonit të parë të palosshëm që do të ofrojë kompania, Pixel Fold, pas muajsh thashethemesh dhe diskutimesh. Kompania ndau një video në Twitter dhe YouTube, duke treguar telefonin e ri të palosshëm përpara publikimit në Konferencën Google I/O javën e ardhshme. Sipas parashikimeve, Pixel Fold përmban një nyje vertikale që hapet, për të zbuluar një ekran të ngjashëm me një tablet, i ngjashëm me pajisjet Galaxy Fold të Samsung. Telefoni gjithashtu ka një ekran më të vogël në njërën anë të pjesës së jashtme, që mund të përdoret kur telefoni është i mbyllur, dhe…
Karta grafike GeForce RTX 4060 Ti e Nvidia po gjeneron shumë bujë, por thashethemet e fundit sugjerojnë se specifikimet e saj janë relativisht inferiore në krahasim me GeForce RTX 3060 Ti. Sipas një analize nga distributori rus Marvel, dhe analistë të tjerë, GeForce RTX 4060 Ti do të ketë 4,352 bërthama CUDA, që janë 11% më pak se GeForce RTX 3060 Ti. Sidoqoftë, karta e re grafike do të ketë arkitekturën më të fundit Ada Lovelace të Nvidia, e cila duhet të sigurojë një rritje të performancës. GeForce RTX 4060 Ti do të ketë gjithashtu më pak bërthama Tensor dhe…
Telefonat e palosshëm po rikthehen, dhe jo vetëm tek Gjenerata Z. Të rinjtë po udhëheqin tendencën e heqjes dorë nga smartphone-t, për telefonat e dytë me kosto të ulët, dhe që i lejojnë ata të shkëputen nga njoftimet e vazhdueshme në internet. Nokia, prodhuesi finlandez i telefonave, ka raportuar se shet dhjetëra mijëra telefona të palosshëm çdo muaj, dhe shitjet po rriten në të gjithë demografinë. Rilindja e telefonave të palosshëm filloi kur Sammy Palazzolo, një studente 18-vjeçare në Universitetin e Illinois Urbana-Champaign, dhe disa nga shokët e saj në konvikt po diskutonin për varësitë e tyre nga smartphone-t. Ata…
Katër senatorë amerikanë kanë propozuar një legjislacion për të rregulluar rrjetet sociale, në një përpjekje për të mbrojtur të miturit nga përmbajtjet e dëmshme. Legjislacioni do të kërkojë që të gjithë fëmijët nën moshën 13 vjeç të ndalohen të përdorin mediat sociale, dhe për përdoruesit nën 18 vjeç do të kërkohet leje nga një kujdestar përpara se të krijojnë një llogari. Për më tepër, kompanitë e mediave sociale do të pengohen të përdorin algoritme për t’ju rekomanduar përmbajtje përdoruesve nën 18 vjeç, dhe gjithashtu do t’u kërkohet të verifikojnë moshat e përdoruesve. Senatorët besojnë se legjislacioni pasqyron shqetësimet e shumë…
Video RAM-i (VRAM) në kartat grafike është bërë një temë shumë e diskutuar në lajmet e teknologjisë gjatë javëve të fundit. Shumë ekspertë kanë sugjeruar se 8 GB VRAM mund të mos jenë të mjaftueshme për lojërat më të fundit, veçanërisht kur luhen me rezolucion të lartë, dhe me cilësi grafike të lartë ose maksimale. AMD ka theksuar se kartat e saj kanë dukshëm më shumë RAM sesa ato të Nvidia-s, dhe modelet më të reja të Nvidia janë kritikuar se kanë vetëm 12 GB. Pra, a e përdorin me të vërtetë lojërat atë sasi memorie dhe nëse po, çfarë…
AMD ka prezantuar linjën e saj më të fundit të procesorëve, Ryzen 7040U, të krijuar për laptopë të hollë, që kërkojnë performancë të lartë. Gama e re përfshin katër modele, me Ryzen 7 7840U, i cili është produkti më i fuqishëm. Ky model përmban tetë bërthama, 16 threads, një shpejtësi bazë 3.3 GHz (deri në 5.1 GHz), dhe 24 MB cache. AMD pretendon se Ryzen 7 7840U funksionon përafërsisht 30% deri në 139% më shpejt se një çip ekuivalent i gjeneratës së 13-të të serisë Core i7 P të Intel në 1080p. AMD gjithashtu thekson se procesorët e saj të…
Google ka prezantuar Passkeys, një zgjidhje e re kriptografike për ruajtjen e të dhënave, si një alternativë më e sigurtë dhe më e përshtatshme ndaj fjalëkalimeve tradicionale. Passkeys mund të zëvendësojë fjalëkalimet, dhe sistemet e verifikimit me dy hapa, me një PIN lokal ose vërtetimin biometrik në një pajisjeje, si për shembull një gjurmë gishti ose një ID të fytyrës. Passkeys do të ruhen vetëm në pajisjen e një përdoruesi, duke ofruar siguri dhe mbrojtje më të madhe, pasi përdoruesit nuk do të humbin të dhënat e tyre nga sulmet phishing. Passkey për llogaritë e Google ruhen në çdo pajisje,…

