Në katin e pestë të godinës së Universitetit Shtetëror të Kolorados, një kopsht i pazakontë rritet nën një rresht të gjatë panelesh diellore në tarracë. Studiuesit aty po kultivojnë zarzavate me gjethe si rukola, marule, lakra jeshile, lakër zvicerane, të cilat vazhdojnë të rriten, në temperaturë optimale dhe madje të mbrojtura nga rrezet e forta të diellit për shkak të hijes në këtë tarracë.
Kjo nuk është një tarracë e zakonshme e gjelbër, por një laborator në ambjentet e jashtme, i pajisur me sensorë dhe i mbikqyrur nga hortikulturistja Jennifer Bousselot. Ideja prapa agrovoltaikëve në tarracë është të imitojë një pyll në majë të një ndërtese. Ashtu si hija e pemëve të larta e mbron bimën e nëndheshme nga ndikimi i diellit, po ashtu edhe panelet diellore mund të nxisin rritjen e bimëve – qëllimi i përgjithshëm është që të rritet më shumë ushqim për popullsinë urbane, duke kursyer ujin, duke gjeneruar energji të pastër dhe duke krijuar ndërtesa më efikase në energji.

“Kur ndaloni dhe mendoni se çfarë do të kemi nevojë si shoqëri në të ardhmen, kur shumica prej nesh do jetojnë në blloqe ndërtesash urbane, do të jetë ushqimi, energjia dhe uji, ashtu siç ka qenë gjithmonë”, thotë Bousselot. Me agrovoltaikët në çati, “ju mund të prodhoni, veçanërisht në një hapësirë kryesisht të papërdorur, dy nga ato gjëra dhe të ruani të tretën”.




