Motorola tregoi konceptin e saj të ri për një smartphone që mund ta mbani si byzylyk në kyçin tuaj dhe përveç mahnisë së fillimit, të gjithë kanë pyetje mbi këtë dizajn të ri.
Ky telefon është një “koncept ekrani adaptiv” që mund të “përkulet dhe formohet në mënyra të ndryshme në varësi të nevojave të përdoruesve”, tha kompania në një deklaratë për shtyp të martën.
Kur është i sheshtë, ekrani 6.9 inç i telefonit “ofron një përvojë të plotë Android”. I palosur në një pozicion vertikal, celulari përdor “një formë më kompakte të Android të plotë” në një ekran 4.6 inç. Dhe sigurisht, ai gjithashtu mund të vendoset në kyçin tuaj si një orë (shumë, shumë e madhe) për përdorim pa lëvizur duart.
Ka disa pyetje të arsyeshme për t’u bërë rreth asaj se sa i realizueshëm do të ishte një telefon dore. A nuk duket sikur do të të bezdisë pas njëfarë kohe? Sa lëvizje dhe përkulje mund të përballojë telefoni përpara se të thyhet? A do ishit të gatshëm ta blinit?

Meqenëse ky celular është thjesht një koncept për momentin, nuk ka ende çmime të publikuara dhe as nuk dihet nëse ai do të bëhet ndonjëherë i disponueshëm.
Koncepti i ri i Motorola nuk është telefoni i parë i përkulur që kemi parë.




