Bashkohuni në Newsletter

    Lexoni lajmet e fundit të teknologjisë në e-mailin tuaj

    What's Hot

    Si të mbrohemi nga censura dhe përgjimi në internet? Erion Demiri jep këshilla për përdoruesit

    October 22, 2026

    Franca kërkon më shumë akses në mesazhet e enkriptuara, por qytetarët kundërshtojnë mbikëqyrjen qeveritare

    October 22, 2026

    Administrata Trump urdhëron ndalimin e DeepSeek në agjencitë federale amerikane

    October 22, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Tech
    • Gadgets
    Facebook X (Twitter) Instagram YouTube LinkedIn
    Technews.alTechnews.al
    • Home
    • Tech

      Dita e tretë e protestës studentore: Rama shmang përgjegjësinë politike dhe fajëson opozitën, tensionet përhapen në disa qytete

      October 15, 2026

      Bizneset në Tiranë ulin qepenat nga frika e protestave: “Jemi me ju, mos na dëmtoni!”

      October 15, 2026

      Kush është Klevi Metaj? I riu që u përball i vetëm me 6 efektivë policie gjatë protestës së studentëve

      October 14, 2026

      Video të rënda nga protesta e studentëve në Tiranë, shpërthen debati në rrjet për përdorimin e forcës nga policia

      October 14, 2026

      Sulm kibernetik në Francë: Hakerat rrisin temperaturat e frigoriferëve në 50°C, shkatërrohen ushqime me vlerë miliona euro

      October 13, 2026
    • Mobiles

      iPhone 17 apo iPhone 18? Ja avantazhet dhe disavantazhet para se të vendosni cilin të blini

      September 30, 2026

      Galaxy Z Fold8 Ultra, Fold8 apo Flip8? Samsung tregon si të zgjidhni telefonin e duhur të palosshëm

      September 29, 2026

      iOS 27 e bën iPhone-in më të shpejtë: mbi 30 përmirësime të performancës

      September 22, 2026

      Ja elementet e Nokia 3310 që e bënë celularin më të dashur të një brezi

      September 21, 2026

      Google Pixel 11 Pro mbërrin në Amazon, ja sa kushton

      September 16, 2026
    • Gadgets

      Meta në telashe me privatësinë: Agjenti AI Muse ekspozon të dhënat personale dhe financiare të përdoruesve

      October 21, 2026

      TrueWave Garden Speaker Review: Altoparlanti për ambiente të jashtme që kombinon cilësinë e zërit me dizajnin në formë guri

      October 13, 2026

      Xiaomi Wireless Mouse: Një maus praktik, minimalist dhe në 4 ngjyra për çdo stil!

      October 12, 2026

      Përfshihet nga flakët powerbank-u në kabinën e bagazheve, aeroplani në Indi bën ulje emergjente (VIDEO)

      October 12, 2026

      Erion Demiri: “Po, jemi të përgjuar” – Ja llojet e kamerave që na rrethojnë dhe si të mbrohemi

      October 7, 2026
    • Gaming

      Sony përballet me një sfidë të re: Lojërat e PlayStation 5 po bëhen të luajtshme edhe në kompjuter

      October 9, 2026

      “Trump Arcade”: Shtëpia e Bardhë kthen politikat e Trump në video-lojëra

      September 4, 2026

      Gjithçka që dihet për GTA 6 – pamjet e reja, grafikat dhe detajet që po çmendin fansat

      September 1, 2026

      A rrezikon GTA 6 të ndalohet në disa shtete? Ja çfarë dihet deri më tani

      August 7, 2026

      GTA 6 mund të kushtojë rreth 2 miliardë dollarë – loja më e shtrenjtë në historinë e argëtimit?

      June 24, 2026
    • AI

      Administrata Trump urdhëron ndalimin e DeepSeek në agjencitë federale amerikane

      October 22, 2026

      Meta në telashe me privatësinë: Agjenti AI Muse ekspozon të dhënat personale dhe financiare të përdoruesve

      October 21, 2026

      Ana e errët e inteligjencës artificiale: Pedofilët po përdorin modelet AI për të krijuar materiale abuzimi seksual me fëmijë

      October 14, 2026

      Investigimi i Patrick Quirk: “Diella nuk ka sistem AI të dukshëm, ndërsa të dhënat e Parlamentit shqiptar shkarkohen pa autentikim”

      October 14, 2026

      Inteligjenca Artificiale në shkolla: Gogo.al sjell video edukative për mësuesit dhe drejtuesit e shkollave

      October 13, 2026
    • Social Media

      Si të mbrohemi nga censura dhe përgjimi në internet? Erion Demiri jep këshilla për përdoruesit

      October 22, 2026

      Franca kërkon më shumë akses në mesazhet e enkriptuara, por qytetarët kundërshtojnë mbikëqyrjen qeveritare

      October 22, 2026

      Qeveritarët mbyllin komentet në rrjetet sociale: Kur pushteti zgjedh të mos dëgjojë qytetarët

      October 21, 2026

      Kur qytetarët të urrejnë në komente: Çfarë duhet të kuptojë një politikan nga zemërimi në rrjetet sociale?

      October 15, 2026

      Kush është Klevi Metaj? I riu që u përball i vetëm me 6 efektivë policie gjatë protestës së studentëve

      October 14, 2026
    • Apps

      Administrata Trump urdhëron ndalimin e DeepSeek në agjencitë federale amerikane

      October 22, 2026

      WhatsApp përgatit ndryshime të mëdha, kanalet mund të zhvendosen te bisedat

      October 8, 2026

      Ndryshim i rëndësishëm për e-Albania nga 1 tetori: Ja çfarë duhet të dinë të gjithë përdoruesit

      September 24, 2026

      Snapchat mund të vendosë kufi për kohën e adoleshentëve: “Duam të jemi pjesë e zgjidhjes”

      September 22, 2026

      Nga sporteli te smartphone-i: Sa para i ka kursyer Shqipërisë kalimi te shërbimet digjitale?

      September 10, 2026
    Technews.alTechnews.al
    Home » Typography Elements » Revolucion në kardiologji: Inteligjenca artificiale mund të parashikojë infarktet e zemrës
    Tech

    Revolucion në kardiologji: Inteligjenca artificiale mund të parashikojë infarktet e zemrës

    Tech ExpertBy Tech ExpertJanuary 5, 2024Updated:January 5, 2024No Comments5 Mins Read
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Revolucion në kardiologji: Inteligjenca artificiale mund të parashikojë që dhjetë vjet përpara infarktet e zemrës duke zbuluar ngushtimet minimale të arterieve të zemrës shumë kohë para rrezikut të një ataku kardiak.

    Sëmundjet kardiovaskulare vazhdojnë të jenë shkaku më i shpeshtë i vdekjeve në mbarë botën. Në nivel global rreth 17,3 milionë njerëz vdesin prej tyre çdo vit. Vlerësohet se ky numër mund të shkojë në 23,6 milionë deri në 2030.

    Megjithëse numri i sëmundjeve kardiovaskulare është në rritje, në të njëjtën kohë vdekshmëria nga infarkti, pra numri relativ i vdekjeve, është ulur ndjeshëm falë masave parandaluese dhe përmirësimit të kujdesit akut mjekësor. Dhe ky zhvillim pozitiv ka të ngjarë të rritet më tej në të ardhmen falë inteligjencës artificiale.

    Sepse fuqia e IA qëndron në aftësinë për të njohur rreziqet e mundshme në kohën e duhur. Nga tërësia e vlerave të testimit AI mund të filtrojë disa modele ose parregullsi, që as stafi specialist më i trajnuar nuk do të mund t’i gjente aq shpejt.

    10 vjet përpara

    Në të ardhmen teknologjia AI mund të shpëtojë për shembull jetën e mijëra pacientëve me dhimbje gjoksi, tek të cilët rreziku i një ataku kardiak nuk identifikohet përmes skanimit tomografik kompjuterik. Sepse ngushtimet shumë të vogla në arteriet koronare shpesh nuk shihen. Në rast inflamacioni ato mund të çahen dhe të bllokojnë arteriet duke çuar në një atak kardiak. Deri vonë ishte e mundur që këta pacientë me rrezik të lartë të identifikoheshin paraprakisht.

    Këto instrumente të IA të zhvilluar nga studiues nga Oksfordi mund të zbulojnë anomali të tilla edhe te pacientët pa ngushtime të konsiderueshme të arterieve koronare dhe të parashikojnë rrezikun, nëse një pacient me dhimbje gjoksi do të pësojë një atak në zemër në dhjetë vitet e ardhshme. Kjo del nga një studim i financuar nga Fondacioni Britanik për Zemrën, që u prezantua në ‘Scientific Sessions der American Heart Association’ në Filadelfia.

    Shumë pacientë me rrezik të lartë mbeten të paidentifikuar

    Vetëm në Mbretërinë e Bashkuar rreth 350,000 persona i nënshtrohen një skanimi CT të zemrës çdo vit. Një ekzaminim i tillë konsiderohet si një test standard për zbulimin e ngushtimeve apo bllokimeve të arterieve koronare.

    Ekipi, i udhëhequr nga Profesor Charalambos Antoniades Radcliffe në Universitetin e Oksfordit analizoi për këtë studimi të dhënat e më shumë se 40,000 personave, që i ishin nënshtruar ekzaminimeve CT në zemër në tetë spitale britanike.

    Në rreth tre të katërtat e rasteve nuk kishte shenja të qarta të ngushtimit të ndjeshëm të arterieve koronare. Pacientët u liruan dhe nuk u trajtuan më tej. Megjithatë analiza e të dhënave tregoi se nuk janë të rrezikuar vetëm pacientët me ngushtim të ndjeshëm të arterieve koronare. Të dhënat tregojnë se dy herë më shumë pacientë pa ngushtime të theksuara pësuan infarkt dhe ndërruan jetë nga pushimi i zemrës.

    Ata nuk u konsideruan si pacientë me rrezik të lartë, sepse nuk ishin nxjerrë në pah indiciet më të vogla. Atë që njeriu nuk arrin ta dallojë, e bën të dukshme AI. Programi iIA i zhvilluar nga studiuesit e Oksfordit ekzaminon ndryshimet e yndyrës rreth arterieve të inflamuara dhe llogarit kështu rrezikun aktual. Sepse ndryshime të tilla tregojnë një rritje të konsiderueshme të rrezikut të një ataku kardiak.

    Trajtimi përshtatet në mënyrë të specifikuar

    Me këtë projekt pilot të parin në botë ekipi i mjekëve vlerësoi përmes AI rrezikun për 744 pacientë. Me ndihmën e këtij projekti mjekët ndryshuan planin e trajtimit në 45 për qind të rasteve. Sipas studimit futja e kësaj teknologjie çoi në mbi 20 për qind më pak atake kardiake dhe 8 për qind më pak vdekje dhe goditje në tru në mesin e atyre, që iu nënshtruan testit.

    “Shumë njerëz vdesin çdo vit pa qenë nevoja nga një atak kardiak. Është shumë e rëndësishme që të përdorim potencialin e inteligjencës artificiale për të drejtuar trajtimin e pacientit”, thotë udhëheqësi i studimit Charalambos Antoniades.

    AI kursen kohë dhe para

    Ky është vetëm një shembull, se si inteligjenca artificiale mund të ndihmojë, që trajtimet shpesh të fillojnë shumë më herët. Kështu mund të shpëtohen jetë, kursehet shumë kohë dhe shumë para. Në mesin e vitit 2023 për shembull, kardiologët britanikë zhvilluan me inteligjencën artificile një “Decision-Support System”, që mund të përshpejtojë përcaktimin e diagnozës së një ataku kardiak në dhomën e ndihmës së shpejtë.

    Kjo mënyrë përcakton shumë më shpejt se metodat e mëparshme nivelin e troponinës në gjak. Proteina troponin lirohet nga dekompozimi i qelizave të muskujve të zemrës dhe luan një rol qendror në diagnostikimin e atakut kardiak. Deri tani pacientët janë dërguar shpesh në spital ose është dashur të qëndrojnë atje për një kohë të gjatë nën vëzhgim, derisa të përcaktohej niveli i troponinës, edhe pse nuk kishin pësuar atak në zemër. IA mund të kursejë shumë kohë, si dhe shumë kosto të panevojshme.

    Rreziqet identifikohen më herët

    Identifikimi i rreziqeve të mundshme nga Inteligjenca artificiale është jo vetëm më i shpejtë, por ndonjëherë edhe më i sigurtë se nga njerëzit. Po ashtu në mesin e vitit 2023 studiuesit amerikanë prezantuan një inteligjencë artificiale, që kërkon modele të dyshimta në kurbën e EKG-së dhe zbulon mbylljet e rrezikshme të arterieve koronare shumë më saktë se edhe kardiologët me përvojë.

    Nëse rreziku njihet më herët falë IA, edhe rreziqet reduktohen. Shumë kohë përpara se të ndodhë një bllokim i rrezikshëm, pacientit mund t’i vendosen në një procedurë rutinë të ashtuquajturat stenta, relativisht të padëmshme. Stenta është si një tub i vogël prej metali ose plastike, që i vendosur në zonën e ngushtuar me anë të një kateteri, e mban enën përgjithmonë të hapur duke parandaluar ngushtimin. Rreziku i një ataku në zemër neutralizohet./DW

    trending
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Tech Expert

    Related Posts

    Dita e tretë e protestës studentore: Rama shmang përgjegjësinë politike dhe fajëson opozitën, tensionet përhapen në disa qytete

    October 15, 2026

    Bizneset në Tiranë ulin qepenat nga frika e protestave: “Jemi me ju, mos na dëmtoni!”

    October 15, 2026

    Kush është Klevi Metaj? I riu që u përball i vetëm me 6 efektivë policie gjatë protestës së studentëve

    October 14, 2026

    Video të rënda nga protesta e studentëve në Tiranë, shpërthen debati në rrjet për përdorimin e forcës nga policia

    October 14, 2026
    Add A Comment

    Leave A Reply Cancel Reply

    Editors Picks

    Si të mbrohemi nga censura dhe përgjimi në internet? Erion Demiri jep këshilla për përdoruesit

    October 22, 2026

    Franca kërkon më shumë akses në mesazhet e enkriptuara, por qytetarët kundërshtojnë mbikëqyrjen qeveritare

    October 22, 2026

    Administrata Trump urdhëron ndalimin e DeepSeek në agjencitë federale amerikane

    October 22, 2026

    Qeveritarët mbyllin komentet në rrjetet sociale: Kur pushteti zgjedh të mos dëgjojë qytetarët

    October 21, 2026
    Top Reviews
    9.1

    9 mënyra për të rregulluar gabimin e pritjes për aktivizim në iMessage dhe FaceTime

    By Tech Expert
    8.9

    Apple po kalon plotësisht në USB-C, pasi teknologjia e karikimit është vendosur të vijë në iPhone. Ja çfarë do të thotë për përdoruesit.

    By Tech Expert
    8.9

    6 mënyra për të rregulluar AirPods tuaj nëse nuk po karikohen

    By Tech Expert
    Technews.al
    Facebook X (Twitter) Instagram YouTube LinkedIn
    • Home
    • Tech
    • Kategori
    • Kontakt
    © 2026 Designed by Technews.al

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.