Pas një vonese të gjatë, Google lançoi rrjetin Find My Device për gjetjen e telefonave dhe pajisjeve të tjera “offline”.
Ky rrjet aktualisht funksionon në SHBA dhe Kanada, me një zgjerim të plotë global të planifikuar për në fund të qershorit ose në fillim të korrikut.
Rrjeti Find My Device u përdor si fillim në Britaninë e Madhe, por pyetja është nëse do të përhapet kudo sepse Google zakonisht është i ngadalshëm në çështje të tilla.
Lexo edhe: Meta apo Google, cili gjigant i teknologjisë ofron ekuilibrin më të mirë punë-jetë
Kur Google hap rrjetin Find My Device, në telefonin tuaj mund të shfaqet kërkesa që ju kërkon të pranoni t’i bashkoheni dhe ju duhet ta pranoni atë nëse dëshironi të jeni pjesë e rrjetit.
Qëllimi i krijimit të këtij rrjeti është që sa më shumë anëtarë të ketë, aq më të mëdha janë shanset tuaja për të gjetur pajisjen tuaj nëse e humbni ose vidhet. Kjo përfshin jo vetëm telefonat Android, por edhe kufjet dhe pajisjet e tjera.
Për momentin, kjo veçori funksionon vetëm në serinë e telefonave Pixel 8, por Google po punon me prodhues të tjerë për ta sjellë funksionin edhe në telefonat e tjerë.





2 Comments
Pingback: Google do të ndërtojë një kabllo me fibër optike për të lidhur Afrikën dhe Australinë - Technews.al
Pingback: Mjeti AI i Google çudit me udhëzimet e reja që u jep përdoruesve (FOTO) - Technews.al