Janë prezantuar edhe kufjet e reja nga Apple, AirPods të gjeneratës së katërt.
Këto kufje kanë “bas” më të mirë dhe ton më të qartë, me një hapësirë të personalizuar të tingullit – falë arkitekturës akustike të azhurnimit.

Është përmirësuar edhe izolimi akustik, e përmes teknologjisë së inteligjencës artificiale përcillen edhe lëvizjet e kokës.

Korniza për mbushje ka një port USB-C dhe mund të kenë kapacitet për 30 orë dëgjim të muzikës, pa patur nevojë për rimbushje.
Lexo edhe: Eventi i javës ‘Glowtime’: Apple debuton iPhone 16 të krijuar për AI (FOTO)
Adaptive Audio është shtuar për t’u përshtatur automatikisht me mjedisin, dhe aty është ende Conversation Aëareness, i cili fiket kur përdoren kufje, por nga Apple “thonë se do të përmirësohet”.

Kufjet AirPods 4 do të kushtojë 129 dhe 179 dollarë, varësisht nga opsioni që zgjedhin blerësit.




