Bashkohuni në Newsletter

    Lexoni lajmet e fundit të teknologjisë në e-mailin tuaj

    What's Hot

    Çfarë ndodh me kujtimet tona digjitale kur ne nuk jemi më?

    September 4, 2026

    “Trump Arcade”: Shtëpia e Bardhë kthen politikat e Trump në video-lojëra

    September 4, 2026

    Bilibili del jashtë Kinës, sfidon YouTube dhe TikTok në tregun global

    September 3, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Tech
    • Gadgets
    Facebook X (Twitter) Instagram YouTube LinkedIn
    Technews.alTechnews.al
    • Home
    • Tech

      Çfarë ndodh me kujtimet tona digjitale kur ne nuk jemi më?

      September 4, 2026

      Pse shoferët përdorin kapëse druri gjatë vapës? Ja truku i thjeshtë

      September 3, 2026

      Fatura e fshehur, si verat përvëluese po ndryshojnë buxhetet e Evropës

      September 1, 2026

      Jo më Instagram deri në agim: Meta vendos “orare ndalimi” për adoleshentët

      August 31, 2026

      Kush është John Ternus, njeriu që pritet ta udhëheqë Apple në epokën e inteligjencës artificiale?

      August 31, 2026
    • Mobiles

      Pse i blejmë pajisjet e fundit? Shkaqet sociale pas fiksimit shqiptar me teknologjinë premium

      August 27, 2026

      Samsung Galaxy S26 FE zbulohet para kohe në një video “unboxing”

      August 24, 2026

      iPhone 18 mund të jetë shumë më i shtrenjtë se modelet e tjera, ja pse

      August 10, 2026

      Mos e kariko telefonin gjatë natës: Mit apo rrezik real? Gjërat që nuk t’i thotë askush

      July 21, 2026

      iPhone Ultra mund të jetë telefoni më i fuqishëm i Apple deri më sot

      July 20, 2026
    • Gadgets

      Norvegjia shtrëngon rregullat mbi përdorimin e syzeve inteligjente, shkak shqetësimet mbi privatësinë

      August 26, 2026

      Meta Glasses, trendi shqetësues në shkolla: adoleshentët po i përdorin për të filmuar dhe ngacmuar vajzat

      August 24, 2026

      Harrojini syzet inteligjente, shkencëtarët krijojnë syze që ju bëjnë të shihni në errësirë

      August 14, 2026

      12 pajisjet inteligjente që do t’ju ndryshojnë mënyrën se si pushoni këtë verë

      August 11, 2026

      OpenAI gati të sjellë në treg pajisjen e parë inteligjente, ja sa do të kushtojë

      August 7, 2026
    • Gaming

      “Trump Arcade”: Shtëpia e Bardhë kthen politikat e Trump në video-lojëra

      September 4, 2026

      Gjithçka që dihet për GTA 6 – pamjet e reja, grafikat dhe detajet që po çmendin fansat

      September 1, 2026

      A rrezikon GTA 6 të ndalohet në disa shtete? Ja çfarë dihet deri më tani

      August 7, 2026

      GTA 6 mund të kushtojë rreth 2 miliardë dollarë – loja më e shtrenjtë në historinë e argëtimit?

      June 24, 2026

      Kujdes nga i shkarkoni video-lojërat – mbi 400 mijë kompjuterë të infektuar

      June 16, 2026
    • AI

      Google prezanton Pics, mjetin AI që e kthen një prompt në dizajn

      September 3, 2026

      TIME e vendos shqiptaren Mira Murati në mesin e figurave më të fuqishme të Inteligjencës Artificiale

      September 1, 2026

      Revolta Kundër AI në Rrjetet Sociale: Pse Bizneset e Vogla Po i Kthehen Marketingut Me Dorë

      August 28, 2026

      Nga Bankat e Shkollës te AI: 14-Vjeçari Shqiptar Krijon Chatbot-in e Parë me Standarde Globale

      August 28, 2026

      Profesorja e Harvardit paralajmëron: AI mund të na çojë drejt “industrializimit” të jetës njerëzore

      August 27, 2026
    • Social Media

      Twitter rikthehet? Ish-punonjësi sfidon Elon Musk dhe ringjall “zogun blu”

      August 31, 2026

      TikTok arrin marrëveshje 400 milionë dollarë me autoritetet amerikane për privatësinë e fëmijëve

      August 25, 2026

      ”E pashë në TikTok”: 48% e Gen Z e përdorin platformën për frymëzim për udhëtime

      August 24, 2026

      Ja 10 personat më të ndjekur në Instagram në 2026

      August 21, 2026

      Brandet ndërkombëtare i bashkohen trendit duke u tallur me logon e re te Instagram-it

      August 20, 2026
    • Apps

      Bilibili del jashtë Kinës, sfidon YouTube dhe TikTok në tregun global

      September 3, 2026

      I lodhur nga zhurma e avionëve, portugezi krijon platformën që ka gjurmuar 39 mijë fluturime mbi Lisbonë

      September 2, 2026

      CivilGrid, startup-i që synon të jetë një “Google Maps për botën nëntokësore”

      August 31, 2026

      A e dëmton trafikun në Instagram nëse editoni videot në CapCut apo aplikacione të tjera?

      August 19, 2026

      YouTube ndryshon mënyrën e numërimit të shikimeve, ja rregullat e reja

      August 18, 2026
    Technews.alTechnews.al
    Home » Typography Elements » Raporti OECD: Rritje alarmante e cyberbullying tek fëmijët dhe adoleshentët
    Tech

    Raporti OECD: Rritje alarmante e cyberbullying tek fëmijët dhe adoleshentët

    OECD e përkufizon cyberbullying si çdo formë ngacmimi, kërcënimi apo sjelljeje agresive të përsëritur që ndodh online, shpesh me një raport të pabarabartë fuqie mes agresorit dhe viktimës.
    Tech ExpertBy Tech ExpertDecember 9, 2025Updated:December 9, 2025No Comments3 Mins Read
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    cyber bullying
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Dhuna digjitale ndaj fëmijëve po shndërrohet në një prej sfidave sociale më të nxehta të Europës moderne. Një raport i ri i OECD-së zbardh një panoramë shqetësuese: përqindja e fëmijëve dhe adoleshentëve të prekur nga cyberbullyingështë rritur në të gjitha 29 vendet europiane të analizuara. Ky është rritja më e gjerë kontinentale e regjistruar ndonjëherë, e cila ngre alarmin për institucione, familje dhe politikëbërës.

    Sipas raportit “How’s Life for Children in the Digital Age?”, vendet baltike, Mbretëria e Bashkuar dhe Irlanda renditen mes zonave më të goditura, ndërsa Spanja, Portugalia dhe Greqia regjistrojnë nivelet më të ulëta. Diferencat janë të mëdha dhe shpjegohen nga një mozaik faktorësh teknologjikë, kulturorë dhe institucionalë – nga prevalenca e telefonave inteligjentë, te normat sociale të komunikimit dhe cilësia e edukimit dixhital nëpër shkolla.

    Çfarë është cyberbullying?

    OECD e përkufizon cyberbullying si çdo formë ngacmimi, kërcënimi apo sjelljeje agresive të përsëritur që ndodh online, shpesh me një raport të pabarabartë fuqie mes agresorit dhe viktimës. Në përditshmërinë e fëmijëve, kjo manifestohet përmes: mesazheve fyese, postimeve publike me përmbajtje tallëse, shpërndarjes së fotove pa leje dhe krijimit të faqeve apo komenteve poshtëruese.

    Studimi mbulon grupmoshat 11, 13 dhe 15 vjeç, të cilat konsiderohen më të ekspozuara për shkak të intensitetit të përdorimit të rrjeteve sociale.

    Cilat vende po preken më shumë?

    Në periudhën 2021–2022, përqindja e fëmijëve të bulluar online varionte nga 7.5% në Spanjë deri në 27.1% në Lituani, vendi më i goditur në Europë.
    Mesatarja e OECD-së (e cila reflekton kryesisht vendet europiane) arriti 15.5%, një rritje e ndjeshme nga 12.1% katër vite më parë.

    Përtej Lituanisë, nivele të larta raportohen në: Letoni, Poloni, Angli, Hungari, Estoni, Irlandë, Skoci, Suedi, Finlande dhe Danimarkë.

    Pse ndryshojnë shifrat mes vendeve?

    Sipas profesor James O’Higgins Norman, UNESCO Chair për Bullying dhe Cyberbullying, dallimet janë rezultat i ndërthurjes së tre faktorëve:

    1. Teknologjia.
    Akses më i lartë në internet dhe përdorimi më intensiv i smartphone-ve rrit mundësitë e ndërveprimeve konfliktuale.

    2. Kultura.
    Shoqëritë ku tolerohen konfliktet verbale, ironia apo agresioni i tërthortë, priren të raportojnë more raste të cyberbullying.

    3. Institucionet.
    Edukimi digjital, programet në shkolla dhe roli i prindërve janë faktorët që e ulin ose e rrisin rrezikun.

    Ekspertët e European Antibullying Network theksojnë gjithashtu rolin e pabarazive sociale dhe niveleve të mbështetjes familjare në ekspozimin e fëmijëve ndaj dhunës online.

    Raporti nxjerr në pah se vajzat preken më shumë nga cyberbullying në shumicën e vendeve.
    Mesatarja europiane: 16.4% vajza dhe 14.3% djem.

    Arsyet lidhen me mënyrën se si vajzat përdorin rrjetet sociale,  më shumë komunikim ndërpersonal, autoprofilizim dhe ekspozim në forma të dhunës emocionale dhe përjashtuese. Lituania është përjashtimi i vetëm i madh ku djemtë raportojnë nivele më të larta.

    Rreziku më i lartë në familjet me një prind

    Diferenca më e madhe shfaqet kur krahasohen fëmijët që jetojnë në familje me një prind:

    19.8% raportojnë cyberbullying, kundrejt

    14.1% në familjet me dy prindër.

    Ekspertët nënvizojnë se kjo lidhet me mungesën e kohës, stresin ekonomik dhe vështirësitë e monitorimit të aktiviteteve digjitale. Fëmijët në këto familje kalojnë më shumë kohë online, shpesh pa ndërhyrje prindërore, duke rritur rrezikun e ekspozimit.

    featured
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Tech Expert

    Related Posts

    Çfarë ndodh me kujtimet tona digjitale kur ne nuk jemi më?

    September 4, 2026

    “Trump Arcade”: Shtëpia e Bardhë kthen politikat e Trump në video-lojëra

    September 4, 2026

    Bilibili del jashtë Kinës, sfidon YouTube dhe TikTok në tregun global

    September 3, 2026

    Pse shoferët përdorin kapëse druri gjatë vapës? Ja truku i thjeshtë

    September 3, 2026
    Add A Comment

    Leave A Reply Cancel Reply

    Editors Picks

    Çfarë ndodh me kujtimet tona digjitale kur ne nuk jemi më?

    September 4, 2026

    “Trump Arcade”: Shtëpia e Bardhë kthen politikat e Trump në video-lojëra

    September 4, 2026

    Bilibili del jashtë Kinës, sfidon YouTube dhe TikTok në tregun global

    September 3, 2026

    Google prezanton Pics, mjetin AI që e kthen një prompt në dizajn

    September 3, 2026
    Top Reviews
    9.1

    9 mënyra për të rregulluar gabimin e pritjes për aktivizim në iMessage dhe FaceTime

    By Tech Expert
    8.9

    Apple Pencil është lapsi më i mirë për përdoruesit e iPad – ja çfarë të merrni dhe si ta përdorni

    By Tech Expert
    8.9

    Apple po kalon plotësisht në USB-C, pasi teknologjia e karikimit është vendosur të vijë në iPhone. Ja çfarë do të thotë për përdoruesit.

    By Tech Expert
    Technews.al
    Facebook X (Twitter) Instagram YouTube LinkedIn
    • Home
    • Tech
    • Kategori
    • Kontakt
    © 2026 Designed by Technews.al

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.