Bashkohuni në Newsletter

    Lexoni lajmet e fundit të teknologjisë në e-mailin tuaj

    What's Hot

    Qindra protestues rrethojnë zyrat e Meta-s në Brazil, portretizojnë Mark Zuckerberg si djallin

    October 23, 2026

    Si funksionon “Dollapi Inteligjent”, shpikja e gjimnazistëve të “Petro Nini Luarasit”?

    October 23, 2026

    CUDY Switch Review: 3 pajisje për rrjete të vogla, shpejtësi 2.5 Gbps dhe sisteme profesionale PoE

    October 23, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Tech
    • Gadgets
    Facebook X (Twitter) Instagram YouTube LinkedIn
    Technews.alTechnews.al
    • Home
    • Tech

      Dita e tretë e protestës studentore: Rama shmang përgjegjësinë politike dhe fajëson opozitën, tensionet përhapen në disa qytete

      October 15, 2026

      Bizneset në Tiranë ulin qepenat nga frika e protestave: “Jemi me ju, mos na dëmtoni!”

      October 15, 2026

      Kush është Klevi Metaj? I riu që u përball i vetëm me 6 efektivë policie gjatë protestës së studentëve

      October 14, 2026

      Video të rënda nga protesta e studentëve në Tiranë, shpërthen debati në rrjet për përdorimin e forcës nga policia

      October 14, 2026

      Sulm kibernetik në Francë: Hakerat rrisin temperaturat e frigoriferëve në 50°C, shkatërrohen ushqime me vlerë miliona euro

      October 13, 2026
    • Mobiles

      iPhone 17 apo iPhone 18? Ja avantazhet dhe disavantazhet para se të vendosni cilin të blini

      September 30, 2026

      Galaxy Z Fold8 Ultra, Fold8 apo Flip8? Samsung tregon si të zgjidhni telefonin e duhur të palosshëm

      September 29, 2026

      iOS 27 e bën iPhone-in më të shpejtë: mbi 30 përmirësime të performancës

      September 22, 2026

      Ja elementet e Nokia 3310 që e bënë celularin më të dashur të një brezi

      September 21, 2026

      Google Pixel 11 Pro mbërrin në Amazon, ja sa kushton

      September 16, 2026
    • Gadgets

      Si funksionon “Dollapi Inteligjent”, shpikja e gjimnazistëve të “Petro Nini Luarasit”?

      October 23, 2026

      CUDY Switch Review: 3 pajisje për rrjete të vogla, shpejtësi 2.5 Gbps dhe sisteme profesionale PoE

      October 23, 2026

      Meta në telashe me privatësinë: Agjenti AI Muse ekspozon të dhënat personale dhe financiare të përdoruesve

      October 21, 2026

      TrueWave Garden Speaker Review: Altoparlanti për ambiente të jashtme që kombinon cilësinë e zërit me dizajnin në formë guri

      October 13, 2026

      Xiaomi Wireless Mouse: Një maus praktik, minimalist dhe në 4 ngjyra për çdo stil!

      October 12, 2026
    • Gaming

      Sony përballet me një sfidë të re: Lojërat e PlayStation 5 po bëhen të luajtshme edhe në kompjuter

      October 9, 2026

      “Trump Arcade”: Shtëpia e Bardhë kthen politikat e Trump në video-lojëra

      September 4, 2026

      Gjithçka që dihet për GTA 6 – pamjet e reja, grafikat dhe detajet që po çmendin fansat

      September 1, 2026

      A rrezikon GTA 6 të ndalohet në disa shtete? Ja çfarë dihet deri më tani

      August 7, 2026

      GTA 6 mund të kushtojë rreth 2 miliardë dollarë – loja më e shtrenjtë në historinë e argëtimit?

      June 24, 2026
    • AI

      Administrata Trump urdhëron ndalimin e DeepSeek në agjencitë federale amerikane

      October 22, 2026

      Meta në telashe me privatësinë: Agjenti AI Muse ekspozon të dhënat personale dhe financiare të përdoruesve

      October 21, 2026

      Ana e errët e inteligjencës artificiale: Pedofilët po përdorin modelet AI për të krijuar materiale abuzimi seksual me fëmijë

      October 14, 2026

      Investigimi i Patrick Quirk: “Diella nuk ka sistem AI të dukshëm, ndërsa të dhënat e Parlamentit shqiptar shkarkohen pa autentikim”

      October 14, 2026

      Inteligjenca Artificiale në shkolla: Gogo.al sjell video edukative për mësuesit dhe drejtuesit e shkollave

      October 13, 2026
    • Social Media

      Qindra protestues rrethojnë zyrat e Meta-s në Brazil, portretizojnë Mark Zuckerberg si djallin

      October 23, 2026

      Si të mbrohemi nga censura dhe përgjimi në internet? Erion Demiri jep këshilla për përdoruesit

      October 22, 2026

      Franca kërkon më shumë akses në mesazhet e enkriptuara, por qytetarët kundërshtojnë mbikëqyrjen qeveritare

      October 22, 2026

      Qeveritarët mbyllin komentet në rrjetet sociale: Kur pushteti zgjedh të mos dëgjojë qytetarët

      October 21, 2026

      Kur qytetarët të urrejnë në komente: Çfarë duhet të kuptojë një politikan nga zemërimi në rrjetet sociale?

      October 15, 2026
    • Apps

      Administrata Trump urdhëron ndalimin e DeepSeek në agjencitë federale amerikane

      October 22, 2026

      WhatsApp përgatit ndryshime të mëdha, kanalet mund të zhvendosen te bisedat

      October 8, 2026

      Ndryshim i rëndësishëm për e-Albania nga 1 tetori: Ja çfarë duhet të dinë të gjithë përdoruesit

      September 24, 2026

      Snapchat mund të vendosë kufi për kohën e adoleshentëve: “Duam të jemi pjesë e zgjidhjes”

      September 22, 2026

      Nga sporteli te smartphone-i: Sa para i ka kursyer Shqipërisë kalimi te shërbimet digjitale?

      September 10, 2026
    Technews.alTechnews.al
    Home » Typography Elements » Shqipëria në epokën Gigabit, ligji që synon t’i japë fund kaosit kabllor
    Tech

    Shqipëria në epokën Gigabit, ligji që synon t’i japë fund kaosit kabllor

    Ligji vendos detyrimin e ri dhe të rëndësishëm: çdo ndërtim i ri, dhe çdo ndërtim që i nënshtrohet rinovimeve të mëdha pas datës 1 korrik 2028, duhet të jetë i pajisur me infrastrukturë të gatshme për fibra optike deri tek përdoruesi fundor.
    Tech ExpertBy Tech ExpertApril 24, 2026Updated:April 24, 20261 Comment7 Mins Read
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Kur flet për infrastrukturën digjitale, shpesh rrezikon të humbasësh lexuesin pas rreshtit të parë. Terma si “VHCN”, “fiber optike” dhe “pikë aksesi në godinë” duken teknike, të largëta, të rezervuara për inxhinierë. Por projektligji që Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka hedhur për konsultim publik pak ditë më parë “Për masat për zvogëlimin e kostove të ndërtimit të rrjeteve të komunikimeve elektronike me kapacitete shumë të larta . Akti i Infrastrukturës Gigabit” nuk është thjesht një dokument teknik. Është ndoshta një nga vendimet me impakt më të gjerë ekonomik që Shqipëria do të marrë në këtë dekadë.

    Projektligji synon të transpozojë Rregulloren (BE) 2024/1309, të njohur si Akti i Infrastrukturës Gigabit, dhe të zëvendësojë ligjin ekzistues nr. 120/2016. Në thelb, ai nuk flet vetëm për kabllo. Ai flet për mënyrën si ndërtohet, aksesohet dhe ndahet infrastruktura fizike midis operatorëve dhe sektorit publik, me qëllim të vetëm: uljen e kostove dhe rritjen e shpejtësisë së rrjeteve të kapaciteteve të larta deri tek çdo qytetar, çdo biznes, çdo cep të Shqipërisë.

    Lexo edhe: Europa kërkon që të gjithë smartfonët e shitur në BE të kenë bateri të zëvendësueshme nga viti 2027

    Çfarë ndryshon konkretisht?

    Ndryshimet janë strukturore dhe shumëdimensionale. Së pari, çdo operator rrjeti, qoftë telekomunikacion, energji, ujësjellës apo transport detyrohet të hapë infrastrukturën e tij fizike (tuba, kanale, shtyllа) për operatorët e komunikimeve elektronike, me kushte të drejta dhe transparente. Ky bashkëpërdorim eliminon dublicitetin e gërmimeve dhe punimeve civile, i cili sipas ekspertëve të sektorit, përbën deri në 70-80% të kostos totale të shtrirjes së rrjeteve me fibër optike.

    Së dyti, ligji vendos detyrimin e ri dhe të rëndësishëm: çdo ndërtim i ri, dhe çdo ndërtim që i nënshtrohet rinovimeve të mëdha pas datës 1 korrik 2028, duhet të jetë i pajisur me infrastrukturë të gatshme për fibra optike deri tek përdoruesi fundor. Kjo do të thotë se, shumë shpejt, çdo apartament i ri i shitur në Tiranë, Vlorë , Shkodër apo kudo në Shqipëri  do të ketë  si standard ligjor infrastrukturën e brendshme të nevojshme për lidhje gigabit. Nuk do të jetë më privilegj; do të jetë normë.

    Lexo edhe: A është gati Shqipëria për standardet europiane të ushqimit?

    Së treti, projektligji krijon një “Sistem të Përqendruar të Informacionit”, një portal GIS i administruar nga AKEP  që do të publikojë të dhëna për të gjithë infrastrukturën e komunikimeve elektronike të vendit. Kjo transparencë eliminon asimetrinë e informacionit, mundëson planifikim më të mirë të punimeve publike dhe private, dhe ul kostot administrative.

    Më shumë sesa kabllo, rëndësia e impaktit ekonomik

    Nuk duhet gabuar perspektiva: ky projektligj është para së gjithash një reformë ekonomike. Akti Europian i Infrastrukturës Gigabit synon rritjen e konkurrencës së bizneseve europiane duke u ofruar atyre infrastrukturën e nevojshme për të inovuar dhe zgjeruar veprimtarinë, si dhe duke tërhequr investime në sektorët digjitalë. Të njëjtat efekte priten edhe në Shqipëri.

    Rrjetet gigabit janë infrastruktura mbi të cilën ndërtohet ekonomia moderne: tele-shërbimi, tregtia elektronike, prodhimi inteligjent, shëndetësia digjitale, arsimi online. Rrjetet me kapacitet shumë të lartë mundësojnë shfrytëzimin e Internetit të Gjërave, teknologjive makinë-makinë, kompjuterizimit në re dhe big data. Për Shqipërinë, një vend me popullsi të re dhe me rritje të sektorit të shërbimeve, kjo infrastrukturë është kusht bazë i konkurrueshmërisë, parë kjo edhe në perspektivën evropiane.

    Për sipërmarrjet shqiptare, e sidomos për ato të mesme dhe të vogla jashtë Tiranës, qasja në internet me kapacitet të lartë mund të jetë dallimi midis stagnimit dhe rritjes. Detyrimi i koordinimit të punimeve civile pra, gërmimi një herë dhe vendosja e infrastrukturës njëkohësisht është mënyra më pragmatike për të ulur koston dhe kohën e shpërndarjes kombëtare.

    Për tregun e pasurive të paluajtshme, detyrimet e reja për ndërtimet e reja sjellin një shtresë shtesë vlere. Ndërtesat e pajisura me pikë aksesi gigabit dhe me etiketën “Gati për fibra” do të jenë produkte më konkurruese në treg,  një faktor vlerësimi real për blerësit dhe investitorët.

    Rajoni dhe Europa, a jemi në ritmin e tyre

    Projektligji nuk po ”lind”  në vakuum. Ai është pjesë e një gare rajonale dhe kontinentale ku ritmi i transformimit digjital ka ndarë vendet në dy kategori: ato që po ndërtojnë të ardhmen dhe ato që po humbasin trenin.

    Ballkani Perëndimor ka bërë investime të konsiderueshme për të mbyllur hendekun me BE-në në infrastrukturën digjitale, duke arritur konvergjencë në penetrimin e telefonisë celulare. Por hendeku mbetet i dukshëm në zhvillimin e rrjeteve me shpejtësi të lartë teksa shpejtësia mesatare e brezit të gjerë në rajon është nën 50% të mesatares së BE-së.

    Penetrimi i internetit fiks në rajon zbulon pabarazi të theksuara rurale-urbane, me hendek prej 25 pikësh përqindjeje mes zonave urbane dhe rurale të Shqipërisë, një nga diferencat më të mëdha në rajon. Ky hendek nuk është thjesht teknik; ai pasqyron pabarazi ekonomike dhe sociale me pasoja të matshme.

    Ndërkohë, BE-ja ka kaluar tashmë në hapin tjetër. Akti Europian i Infrastrukturës Gigabit ka hyrë plotësisht në fuqi që nga 12 nëntori 2025. Shtetet anëtare e zbatojnë tashmë, me planin e punës 2026-2027 të Rrjetit të Zyrave Europiane të Kompetencës për Brezin e Gjerë duke u fokusuar në tema kyçe nga Akti i Rrjeteve Digjitale dhe Akti i Infrastrukturës Gigabit deri tek 5G, siguria dhe rezilienca.

    Shqipëria ka pranuar haptas se transpozimi i rregullores europiane është detyrim i Planit Kombëtar të Integrimit Europian 2025-2027, dhe se miratimi i këtij ligji është piketa përmbyllëse e Kapitullit 10 “Shoqëria e Informacionit dhe Media”,  një kapitull kyç në rrugën drejt anëtarësimit.

    Ndërkaq, rajoni po lëviz. Në Forumin e Investimeve BE-Ballkani Perëndimor, Komisioni Europian, GÉANT dhe grupi 4iG nënshkruan një deklaratë të përbashkët për mbështetjen e kabllos nënujore EAGLE (Egypt-Albania Gateway Link to Europe) që lidh Shqipërinë me Egjiptin, si dhe zhvillimin e një korridori dixhital rajonal tokësor. Investimet e kombinuara do të krijojnë një korridor digjital të ri që lidh Ballkanin Perëndimor me qendrat kryesore të të dhënave europiane.

    Shqipëria, falë pozicionit të saj gjeografik dhe angazhimeve të fundit europiane, ka potencialin të bëhet nyje lidhëse digjitale e rajonit,  por vetëm nëse korniza ligjore brendshme është gati për ta mbështetur këtë rol.

    Pyetja e vërtetë: Vullneti pas ligjit?

    Projektligji është i domosdoshëm. Pyetja e vërtetë nuk është nëse duhet miratuar, por si dhe sa shpejt do të zbatohet në mënyrë efektive.

    Sfida e parë është institucionale. Ligji i ngarkon AKEP-it detyra të konsiderueshme, nga administrimi i sistemit GIS, tek zgjidhja e mosmarrëveshjeve midis operatorëve dhe organeve publike, tek inspektimi teknik i ndërtesave. AKEP ka treguar kapacitet rregullator, por ngarkesa e re kërkon burime njerëzore, teknike dhe financiare shtesë.

    Sfida e dytë është bashkëpunimi ndërinstitucional. Ligji prek njëkohësisht bashkitë, ministritë e linjës, operatorët e ujësjellësve, të energjisë, të rrugëve. Koordinimi i tyre nuk është gjithmonë i lehtë në praktikë. Kufijtë e kompetencave janë shpesh burim ngecjesh burokratike.

    Sfida e tretë lidhet me zbatimin rural. Detyrimet ligjore funksionojnë mirë ku tregu ka stimuj. Për zonat rurale të Shqipërisë, ku 83% e popullsisë tashmë përdor internet, por ku boshllëku infrastrukturor vazhdon, ligji i vetëm nuk mjafton pa mbështetje financiare publike dhe skema të ndihmës shtetërore.

    Pavarësisht, drejtimi është i qartë dhe i pashmangshëm. Çdo vit vonesë ka kosto ekonomike reale, e bizneseve që s’investojnë, shërbimeve publike që nuk digjitalizohen, talenteve që emigrojnë drejt vendeve me lidhje më të mirë. Ky projektligj, nëse zbatohet me seriozitet, mund të jetë hapi ligjor me impaktin afatgjatë më të madh për ekonominë digjitale shqiptare të kësaj dekade. Nuk është vetëm infrastrukturë. Është arkitektura mbi të cilën ndërtohet i gjithë vendi digjital.

    Shënim: Projektligji është aktualisht në fazën e konsultimit publik. Qytetarët, ekspertët dhe bizneset mund të paraqesin komentet e tyre pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. 

    Businessmag

    featured
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Tech Expert

    Related Posts

    Qindra protestues rrethojnë zyrat e Meta-s në Brazil, portretizojnë Mark Zuckerberg si djallin

    October 23, 2026

    Si funksionon “Dollapi Inteligjent”, shpikja e gjimnazistëve të “Petro Nini Luarasit”?

    October 23, 2026

    CUDY Switch Review: 3 pajisje për rrjete të vogla, shpejtësi 2.5 Gbps dhe sisteme profesionale PoE

    October 23, 2026

    Si të mbrohemi nga censura dhe përgjimi në internet? Erion Demiri jep këshilla për përdoruesit

    October 22, 2026
    View 1 Comment

    1 Comment

    1. Pingback: Kërkon një fotograf “të keq” dhe bëhet virale: strategjia e pazakontë e Icelandair në Instagram - Technews.al

    Leave A Reply Cancel Reply

    Editors Picks

    Qindra protestues rrethojnë zyrat e Meta-s në Brazil, portretizojnë Mark Zuckerberg si djallin

    October 23, 2026

    Si funksionon “Dollapi Inteligjent”, shpikja e gjimnazistëve të “Petro Nini Luarasit”?

    October 23, 2026

    CUDY Switch Review: 3 pajisje për rrjete të vogla, shpejtësi 2.5 Gbps dhe sisteme profesionale PoE

    October 23, 2026

    Si të mbrohemi nga censura dhe përgjimi në internet? Erion Demiri jep këshilla për përdoruesit

    October 22, 2026
    Top Reviews
    9.1

    9 mënyra për të rregulluar gabimin e pritjes për aktivizim në iMessage dhe FaceTime

    By Tech Expert
    8.9

    Apple Pencil është lapsi më i mirë për përdoruesit e iPad – ja çfarë të merrni dhe si ta përdorni

    By Tech Expert
    8.9

    Apple po kalon plotësisht në USB-C, pasi teknologjia e karikimit është vendosur të vijë në iPhone. Ja çfarë do të thotë për përdoruesit.

    By Tech Expert
    Technews.al
    Facebook X (Twitter) Instagram YouTube LinkedIn
    • Home
    • Tech
    • Kategori
    • Kontakt
    © 2026 Designed by Technews.al

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.