Instagram ka prezantuar një funksion të ri që zgjidh një nga problemet më të zakonshme të përdoruesve: gabimet në Story-t e publikuara.
Lajmin e ka bërë të ditur Adam Mosseri, drejtuesi i Instagram, i cili njoftoi se tashmë përdoruesit mund të modifikojnë një Story deri në 15 minuta pas publikimit.
Funksioni i ri lejon ndryshimin e tekstit, muzikës, stickers dhe vizatimeve, pa qenë nevoja të fshihet Story dhe të publikohet nga e para.
Avantazhi më i madh është se nuk humbasin shikimet, pëlqimet apo përgjigjet që Story ka marrë deri në momentin e modifikimit.
“Nëse ju ka ndodhur të vini re një gabim drejtshkrimor menjëherë pasi keni publikuar një Story, ky funksion është për ju”, u shpreh Mosseri.
Lexo edhe: Instagram sfidon YouTube: Së shpejti video deri në 90 minuta dhe mundësi për t’i parë në televizor
Sipas tij, kjo ishte një nga kërkesat më të shpeshta të komunitetit të Instagramit.
Me këtë ndryshim, platforma synon ta bëjë publikimin e përmbajtjeve më fleksibël, veçanërisht për krijuesit e përmbajtjes, bizneset dhe përdoruesit që publikojnë shpesh.
Pra, herën tjetër që bëni një gabim në Story, nuk keni pse ta fshini. Keni 15 minuta kohë për ta korrigjuar!


