Bashkohuni në Newsletter
Lexoni lajmet e fundit të teknologjisë në e-mailin tuaj
Author: Tech Expert
Instagram ka ndryshuar për herë të parë pas një dekade wordmark-un, pra mënyrën se si shfaqet emri “Instagram” në identitetin vizual të platformës. Shkrimi i njohur me stilin e tij të lakuar është zëvendësuar me një dizajn më të pastër dhe modern. Versioni i ri ruan disa elemente të personalitetit origjinal të markës, por përdor forma më të thjeshta të shkronjave dhe një gjeometri më të theksuar. Për momentin, ndryshimi është i fokusuar kryesisht te emri Instagram që shfaqet në pjesën e sipërme të aplikacionit në telefon, dhe nuk përfaqëson një ndryshim të plotë të identitetit vizual të platformës. Lexo edhe: A…
Shkencëtarët në Institutin e Teknologjisë së Pekinit kanë zhvilluar një prototip syzesh që mund t’u mundësojë njerëzve të shohin dritën infra të kuqe, një aftësi që syri i njeriut nuk e ka natyrshëm. Teknologjia përdor grimca të cilat kapin dritën infra të kuqe dhe e shndërrojnë atë në ngjyra të dukshme. Këto më pas kombinohen me dritën normale, duke krijuar një pamje që përfshin si spektrin e dukshëm, ashtu edhe atë infra të kuq. Në praktikë, kjo mund të nënkuptojë shikim më të mirë në errësirë. Teknologjia mund të jetë e dobishme për zjarrfikësit, elektricistët dhe profesionistë të tjerë që…
Toyota ka tërhequr nga tregu rreth 508 mijë automjete Camry të viteve 2025–2026, pasi është zbuluar një problem që mund të bëjë që paneli digjital i instrumenteve të mbetet plotësisht i fikur. Problemi prek modelet Camry LE, SE dhe Nightshade. Në rast të defektit, drejtuesi mund të mos shohë shpejtësinë, sinjalizimin e kthesave, dritat paralajmëruese apo të marrë disa sinjale zanore. Modelet XLE dhe XSE nuk përfshihen në tërheqje, pasi përdorin një ekran më të madh. Lexo edhe: Dy shoferë padisin Mercedesin, pretendojnë se logoja AMG u shkaktoi djegie Toyota ka konfirmuar se problemi lidhet me softuerin e panelit të…
Pushimet, ditët e gjata buzë detit dhe udhëtimet në natyrë kërkojnë përgatitjen e duhur. Për ta bërë përvojën tuaj sa më komode, praktike dhe argëtuese, teknologjia ofron disa zgjidhje mjaft inteligjente. 1. Power bank me kapacitet të lartë Telefoni harxhon më shpejt baterinë gjatë përdorimit të GPS, fotografive dhe videove. Një power bank ju siguron energji edhe kur nuk keni prizë pranë. 2. Karikues solar Ideal për plazh, kamping apo udhëtime të gjata. Panelet diellore mund të përdoren për të furnizuar pajisjet tuaja me energji. 3. Çantë ose kuti waterproof për telefonin Mbron telefonin nga uji, rëra dhe lagështia. Disa…
BE-ja i afrohet lançimit të “Starlink-ut evropian”, programi satelitor IRIS² hyn në fazën e zbatimit
Bashkimi Evropian ka bërë një tjetër hap drejt krijimit të rrjetit të tij satelitor, një projekt strategjik që synon t’i japë Evropës kapacitete të pavarura dhe të sigurta komunikimi, në një kohë kur tensionet gjeopolitike dhe konfliktet po rrisin nevojën për sovranitet teknologjik. Konsorciumi SpaceRISE dhe Komisioni Europian kanë nënshkruar marrëveshjen e zbatimit për IRIS², programin kryesor satelitor të BE-së për komunikime të sigurta. IRIS² do të ofrojë shërbime të koduara komunikimi për institucionet evropiane, infrastrukturën kritike dhe shërbimet e emergjencës. Programi do të përfshijë gjithashtu shtresa sigurie të mbrojtura nga teknologjitë kuantike dhe sisteme të besueshme të drejtimit të…
Dy drejtues të automjeteve Mercedes-AMG kanë ngritur një padi kolektive kundër kompanisë, duke pretenduar se kanë pësuar djegie nga logoja metalike AMG e vendosur në ulëset e shoferit. Gabriel Lahijani dhe Karendeep “Karina” Bath pretendojnë se logoja nxehet së tepërmi kur ekspozohet ndaj diellit dhe mund të shkaktojë djegie, sipas dokumenteve të depozituara në një gjykatë në Kaliforni. Paditësit pretendojnë se ulëset e përparme të disa modeleve Mercedes-AMG kanë një defekt në dizajn. Sipas tyre, logoja metalike e ngritur AMG mund të bjerë në kontakt të drejtpërdrejtë me pjesën e sipërme të shpinës, qafën ose shpatullat e shoferit. Lahijani, banor…
Imagjinoni të shkëmbeni mbi 700,000 fjalë me “personin e zemrës” për dy vite rresht dhe një ditë të bukur… zhduket! Pa asnjë përshëndetje, pa asnjë shpjegim. Kjo është drama me të cilën po përballen mijëra të rinj në Kinë, pasi qeveria vendosi t’u japë “ndarje” të detyruar nga të dashurit e tyre AI. Rregullat e reja shtetërore detyruan gjigantët teknologjikë si ByteDance (krijuesit e TikTok), Alibaba dhe Tencent të fshijnë tërësisht aplikacionet e tyre të shoqërisë virtuale. “Isha si ato situatat ku prindërit të ndajnë me forcë nga i dashuri, por mua ende më mungon,” shprehet Li, 24 vjeç, e cila…
Rrjeti Qendror i Kërkimit për Fenomenet e Jashtëzakonshme Qiellore (CENAP) është një pikë kontakti për njerëzit në Gjermani që kërkojnë një shpjegim shkencor për atë që vëzhgojnë në qiell. Drejtori i CENAP, Hansjürgen Köhler, thotë se nuk kanë marrë kurrë aq shumë raporte sa sot: “Marrim nga tre deri në gjashtë raporte në ditë. Pa dyshim, jemi qendra më e ngarkuar e raportimit në botën gjermanofolëse.” Deri në gusht të vitit 2026, ai dhe ekipi i tij kishin sqaruar rreth 14,000 raste. Köhler është një astronom amator; e gjitha filloi “nga një pakujdesi rinore.” “Po punonim në observator dhe po…
Apple po përballet me rritje të kostove të memories DRAM, pasi prodhuesit po i japin përparësi qendrave të të dhënave për AI. Pas rritjes së çmimeve të Mac, iPad dhe Vision Pro, edhe iPhone mund të shtrenjtohet. iPhone 18 Pro madje mund të kushtojë deri në 300 dollarë më shumë. Lexo edhe: Mos e kariko telefonin gjatë natës: Mit apo rrezik real? Gjërat që nuk t’i thotë askush Sipas The Wall Street Journal, Apple ka nisur të testojë çipat e memories të kompanisë kineze CXMT për iPhone dhe MacBook, kryesisht për modelet e destinuara për tregun kinez. Megjithatë, përdorimi i…
Startup-et e Evropës Qendrore dhe Lindore kanë tërhequr 3.812 miliardë euro në 114 raunde të mëdha financimi gjatë gjysmës së parë të vitit 2026, sipas një analize të publikuar nga The Recursive. Shifra nuk përfaqëson totalin e plotë të investimeve në ekosistem, pasi analiza nuk përfshin shumicën e raundeve nën 500 mijë euro, me disa përjashtime për ekosistemet në zhvillim. Megjithatë, të dhënat ofrojnë një panoramë të qartë të drejtimit ku po lëviz kapitali në rajon. Dhe tabloja është e dyfishtë: nga njëra anë, Evropa Qendrore dhe Lindore vazhdon të jetë kryesisht një treg i kompanive në fazat e hershme; nga…

