Bashkohuni në Newsletter
Lexoni lajmet e fundit të teknologjisë në e-mailin tuaj
Author: Tech Expert
Më 2 dhe 3 tetor, Pallati i Kongreseve në Tiranë do të mirëpresë edicionin e tretë të Future2Tech 2025, panairi ndërkombëtar i teknologjisë që pritet të mbledhë mbi 100 ekspozues dhe mijëra vizitorë nga Shqipëria, rajoni dhe më gjerë. Për dy ditë me radhë, kryeqyteti do të kthehet në skenën kryesore të inovacionit, ku liderë të industrisë, startup-e, investitorë dhe institucione arsimore do të prezantojnë risitë që po formësojnë të ardhmen digjitale. Lexo edhe: Tirana në qendër të inovacionit: Future2Tech 2025 mbledh liderët e teknologjisë Panairi do të ofrojë panele, demonstrime, prezantime dhe zona interaktive ku vizitorët mund të provojnë nga afër teknologjitë…
Duke nisur prej ditës së djeshme qytetarët mund të bëjnë pagesën e taksës vjetore përmes e-Albania. Shërbimi elektronik mundëson publikimin dhe pagesën online të Taksës Vjetore të Mjeteve të Përdorura (TVMP) dhe të mjeteve të luksit në zotërim të qytetarëve dhe bizneseve.Procedura është e thjeshtë ku pasi do të identifikohen në e-Albania, qytetarët janë të lutur të zgjedhin shërbimin “Pagesa e taksës vjetore të mjeteve të përdoruara/ mjeteve të luksit”. Pagesa do të kryhet në aplikacion bankar të shkarkuar në telefon. Për të shkarkuar pullën e taksës do të klikohet në butonin “Shkarko Pullën e Taksës”. Më pas pulla do të…
OpenAI po përgatitet për publikimin e një aplikacioni të pavarur social, i cili do të funksionojë me modelin e tyre të ardhshëm të videos, Sora 2, raporton Wired. Aplikacioni thuhet se është shumë i ngjashëm me TikTok, me një rrjedhë vertikale videosh dhe navigim me “swipe-to-scroll”. Megjithatë, kjo aplikacion do të krijojë vetëm përmbajtje të gjeneruar nga inteligjenca artificiale, që do të thotë se përdoruesit nuk do të kenë mundësi të ngarkojnë foto apo video nga telefoni i tyre. OpenAI do të kufizojë Sora 2 që të gjenerojë videot deri në 10 sekonda ose më pak për përdorim brenda aplikacionit.…
Adoleshentët që ëndërrojnë një karrierë fitimprurëse në teknologji duhet të shfrytëzojnë mundësinë për të zhvilluar aftësitë e tyre në inteligjencën artificiale, duke u zhytur në përdorimin e mjeteve të reja të gjenerimit të kodit me AI, thotë miliarderi Alexandr Wang, bashkëthemelues i Scale AI. “Duhet vetëm të kuptoni si t’i përdorni këto mjete në maksimum,” tha Wang gjatë një episodi të podcastit “TBPN”. Kur u pyet për këshillën më të mirë për të rinjtë, Wang u shpreh: “Është e pamundur të nënvlerësohet se sa shumë jam ‘radikalizuar’ nga programimi me AI.” Çfarë është “AI Coding” apo “Vibe Coding”? AI coding,…
Projekti i parë i autobusit elektrik pa shofer në transportin publik në Spanjë ka filluar në kryeqytetin Madrid. Si pjesë e një projekti të nisur nga qeveria autonome e Madridit për të mbështetur masa të reja miqësore me mjedisin dhe të qëndrueshme të transportit publik me rastin e “Javës Evropiane të Lëvizshmërisë” që zhvillohet midis 16-22 shtatorit, u krye testimi i parë i autobusit elektrik pa shofer në zonën e parkimit Casa de Campo të qytetit. Autobusi elektrik pa shofer, i cili operon në një zonë të vogël me vetëm gjashtë ndalesa, ka një kapacitet prej 12 personash. Autobusi i…
Kohët kur dukej se kishte një Starbucks në çdo cep po marrin fund. Për vite me radhë, kompania u mbështet te zgjerimi i pandalshëm në qytete dhe periferi. Madje, në vitin 2001, komediani Lewis Black tha me shaka se “fundi i universit” ishte në Houston, Teksas, ku ai gjeti një Starbucks përballë një tjetri. Por që atëherë, si universi, edhe Starbucks ka ndryshuar. Më shumë konkurrencë, inflacioni dhe ndryshimet në zakonet e konsumatorëve kanë ndikuar negativisht te bilanci i kompanisë. Starbucks njoftoi të enjten se do të mbyllë 1% të dyqaneve të saj në Amerikën e Veriut këtë muaj. Mbylljet, …
Presidenti amerikan Donald Trump ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv që i hap rrugë një marrëveshjeje për vendosjen e TikTok nën pronësi amerikane, duke shmangur kështu ndalimin e platformës në Shtetet e Bashkuara. Vendimi vjen pas muajsh debatesh mbi sigurinë kombëtare dhe përdorimin e të dhënave të qytetarëve amerikanë. Sipas planit, një konsorcium investitorësh amerikanë, ku përfshihen Oracle dhe Silver Lake Partners, do të blejnë shumicën e aksioneve të TikTok, duke e shndërruar aplikacionin në një kompani të re me rreth 80% pronësi amerikane. ByteDance, kompania kineze që zotëron aktualisht platformën, do të mbajë më pak se 20% të aksioneve, ndërsa përfaqësuesi i saj në bord nuk…
Në një lëvizje që askush nuk e priste, Meta prezantoi “Vibes,” një feed të ri në aplikacionin Meta AI dhe në meta.ai për ndarjen dhe krijimin e videove të shkurtra të gjeneruara nga inteligjenca artificiale. Mendoni për TikTok apo Instagram Reels, por çdo video që shihni është në thelb “AI slop.” CEO i Metës, Mark Zuckerberg, njoftoi lançimin e Vibes në një postim në Instagram që përfshinte disa video të gjeneruara nga AI. Në një video, disa krijesa të mjegullta hidhen nga një kub i turbullt tek një tjetër. Në një tjetër, një mace ngjesh brumin. Një video e tretë…
Ndërsa në njërën anë, Inteligjenca Artificiale po u shkakton frikë shumë njerëzve për “zëvendësimet e vendeve të punës ose zhdukjen e njerëzimit”, në anën tjetër, ajo në fakt mund të shpëtojë jetë në një mënyrë të jashtëzakonshme. Në këtë drejtim, emra të teknologjisë, përfshirë Bill Gates të Microsoft dhe CEO të Zoom, Eric Yuan, kanë rënë dakord që përparimet në Inteligjencën Artificiale do të çojnë në një javë pune më të shkurtër, duke arritur potencialisht në vetëm tre ditë. Por shkenca po bashkëpunon me Inteligjencën Artificiale gjithnjë e më shumë, me një laborator të mbështetur nga Google që përdor Inteligjencën…
Qasja në Wi-Fi është e kudondodhur. Për mirë a për keq, është e mundur të qëndrosh i lidhur edhe në disa nga zonat më të largëta të Tokës. Kjo e bën të vështirë shkëputjen nga energjitë, pavarësisht se sa shumë dëshiron një udhëtim që të largon nga gjithçka. Ekspertët theksojnë se një pushim pa sinjal është dhurata më e mirë që mund t’i bësh vetes, për të rifituar fokusin, kreativitetin dhe qetësinë mendore. Destinacionet ku interneti nuk ekziston! Serian Camps, Kenia dhe TanzaniaNë këto kampe safari nuk do të gjeni Wi-Fi. Për pronarët, përvoja e safarit duhet të mbetet personale,…

