Bashkohuni në Newsletter
Lexoni lajmet e fundit të teknologjisë në e-mailin tuaj
Author: Tech Expert
Në një kohë kur inteligjenca artificiale, rrjetet sociale dhe teknologjia po bëhen gjithnjë e më të avancuara, po shfaqet një prirje interesante: Gen Z po rikthehet te gjërat “old school”. Kamerat me film, libraritë, disqet vinil, lojërat e tavolinës, letrat e shkruara me dorë dhe albumet me fotografi po fitojnë sërish popullaritet mes të rinjve. Paradoksi është i qartë. Sa më “smart” bëhet teknologjia, aq më shumë njerëzit ndiejnë nevojën për eksperienca reale dhe të prekshme. Të presësh që filmi fotografik të zhvillohet, të lexosh një libër pa njoftime që të ndërpresin, të dëgjosh një album nga fillimi në fund ose…
Thuhet se Samsung po punon në një palë kufje Galaxy Buds me një faktor të ri forme me kapëse (e re për Samsung – kjo është bërë shumë nga shumica e konkurrentëve të saj kohët e fundit). Dikur dëgjuam se do të quheshin Galaxy Buds Able, por ndërkohë ka qarkulluar edhe emri Galaxy Buds On, me “Able” që supozohet të jetë emri i tyre i koduar. Do t’i quajmë Galaxy Buds On për momentin, dhe sot një rrjedhje e re na tregon se si duken, falë disa ilustrimeve që thuhet se vijnë nga një aplikacion i paidentifikuar i Samsung. Siç…
Instagram po zgjeron funksionin Instant, një mënyrë e re për të dërguar foto ose video që mund të shihen vetëm një herë nga marrësi. Pas hapjes, përmbajtja zhduket përgjithmonë dhe nuk mund të rihapet. Nëse marrësi nuk e hap mesazhin, ai skadon automatikisht pas 24 orësh dhe hiqet nga biseda. Kjo e bën funksionin të ngjashëm me mesazhet që vetëshkatërrohen, duke ofruar më shumë privatësi për përdoruesit. Vetëm ‘Close Friends’ ose ata që ju ndiqni dhe ju ndjekin mund t’i shohin Instant-et që ndani në Instagram. Lexo edhe: Instagram lançon Instants për ndarjen e fotove të përkohshme me njerëz specifikë Megjithatë, Instagram ruan një…
Parlamenti Europian dhe Banka Qendrore Europiane (ECB) u kanë bërë thirrje qytetarëve të Bashkimit Europian të marrin pjesë në përzgjedhjen e pamjes së re të kartëmonedhave euro. Përmes një sondazhi publik online, qytetarët mund të votojnë për dizajnin e preferuar deri më 21 shtator 2026. Në garë janë 10 dizajne finaliste (A–J), të ndara në dy tema kryesore. Tema e parë, “Kultura Europiane”, paraqet figura të njohura që kanë lënë gjurmë në historinë, artin dhe shkencën e Evropës. Tema e dytë, “Lumenjtë dhe Zogjtë”, simbolizon lirinë, unitetin dhe lidhjen e kontinentit me natyrën. Përzgjedhja ka ardhur pas një konkursi mbarëeuropian ku u dorëzuan mbi 1.200 aplikime nga dizajnerë.…
Mashtrimet online po bëhen gjithnjë e më të sofistikuara dhe ekspertët paralajmërojnë se askush nuk është plotësisht i imunizuar ndaj tyre. Çdo vit, miliona persona humbasin para ose bien pre e vjedhjes së të dhënave personale, ndërsa mashtruesit po shfrytëzojnë teknologjinë dhe psikologjinë për të fituar besimin e viktimave. Sipas të dhënave më të fundit, vetëm gjatë vitit të kaluar janë raportuar rreth katër milionë raste mashtrimi financiar, megjithëse ekspertët besojnë se numri real është shumë më i lartë, pasi një pjesë e madhe e viktimave nuk i denoncojnë rastet. Rreziku u rikthye në qendër të vëmendjes pasi Sam Little,…
“Zbulo”, qendra e parë e specializuar në Itali për të trajtuar rreziqet që lidhen me keqpërdorimin e teknologjive digjitale, do të hapet në Firence. Të martën në Firence, u nënshkrua një marrëveshje për lançimin e projektit “Zbulo – Jashtë guackës”, qendra e parë e specializuar në Itali kushtuar varësisë nga mediat sociale dhe përdorimit të vetëdijshëm të teknologjisë digjitale. Iniciativa, e promovuar nga ASL Toscana centro, Qyteti i Firences dhe kooperativa Retesviluppo, është përpjekja e parë e Italisë për të trajtuar fenomenin e varësisë nga bota digjitale, e cila prek kryesisht të rinjtë dhe ka pasoja sociale dhe kulturore. “Teknologjitë digjitale…
Syzet inteligjente të Meta, të zhvilluara në bashkëpunim me Ray-Ban dhe Oakley, po përballen me kritika të forta për mënyrën se si po përdoren nga disa persona për të filmuar fshehurazi gra në vende publike dhe për t’i publikuar më pas videot në rrjetet sociale pa pëlqimin e tyre. Sipas një raporti të Wired, një numër gjithnjë e më i madh krijuesish përmbajtjeje dhe influencerësh po përdorin këto syze për të regjistruar afrimet e tyre ndaj grave në rrugë, qendra tregtare apo lokale nate. Videot, të cilat zakonisht përfshijnë komplimente, tentativa për njohje apo kërkesa për numër telefoni, publikohen më pas në TikTok dhe Instagram…
Danimarka po përgatitet të miratojë një ligj të ri që do t’u japë qytetarëve kontroll ligjor mbi kopjet dixhitale realiste të fytyrës, zërit, lëvizjeve dhe tipareve të tjera identifikuese, në përpjekje për të luftuar përhapjen e videove dhe imazheve deepfake. Sipas propozimit, çdo person – jo vetëm figurat publike – do të ketë të drejtën të kërkojë heqjen e përmbajtjeve deepfake të publikuara pa pëlqimin e tij. Mbrojtja do të vazhdojë edhe 50 vjet pas vdekjes, duke mbuluar edhe përdorimin e identitetit dixhital të personave të ndjerë. Projektligji parashikon përjashtime për parodinë, satirën, kritikën dhe forma të tjera të shprehjes artistike, por këto…
Një postim që po qarkullon gjerësisht në rrjetet sociale ka hapur një debat mbi drejtimin që ka marrë industria e teknologjisë. Mesazhi është i thjeshtë: dikur kompjuterët ofronin më shumë porta dhe më shumë funksione, ndërsa sot përdoruesit paguajnë më shumë për pajisje më minimalistike që shpesh kërkojnë adaptorë shtesë edhe për veprimet më të zakonshme. Sipas autorit të postimit, ndryshimi nuk lidhet vetëm me zhdukjen e hyrjeve për kufje, Ethernet apo USB tradicionale, por me një kulturë të re ku konsumatorët janë mësuar të pranojnë “më pak” në emër të dizajnit dhe thjeshtësisë. View this post on Instagram A post…
Franca ka miratuar ndalimin e përdorimit të rrjeteve sociale për fëmijët nën moshën 15 vjeç, duke u bërë vendi i parë në Bashkimin Evropian që zbaton një masë të tillë në shkallë kombëtare. Rregullat e reja do të hyjnë në fuqi më 1 shtator 2026. Sipas ligjit, fëmijët nën 15 vjeç nuk do të mund të hapin llogari të reja në rrjetet sociale, ndërsa llogaritë ekzistuese do të duhet të mbyllen deri më 1 janar 2027. Platformat do të jenë të detyruara të zbatojnë sisteme verifikimi të moshës për të garantuar respektimin e rregullave. Lexo edhe: Kanadaja me ligj ndalon rrjetet sociale për…

