A e dini se çdo 1 shkurt është caktuar si Dita e Ndryshimit të Fjalëkalimit?
Është një kujtesë për të rritur sigurinë tuaj në internet duke përditësuar rregullisht fjalëkalimet tuaja. Kërcënimet kibernetike po evoluojnë vazhdimisht dhe ndyshimi i fjalëkalimeve tuaja shpesh herë është një mënyrë e thjeshtë por efektive për të mbrojtur llogaritë tuaja.
Merrni një moment sot për të rishikuar dhe ndryshuar fjalëkalimet tuaja. Është një hap proaktiv në sigurimin e identitetit tuaj digjital dhe informacionit personal.
Lexo edhe: Këto janë 20 paswordet më të përdorura në botë. A është i yti në listë?
Hulumtimet vërtetojnë se përdoruesit e zakonshëm janë përgjegjës për sulmet kibernetike me të cilat përballen, pasi shumë hakerë thonë se shumë përdorues në internet kanë siguri të dobët dhe janë lehtësisht të hakerueshëm. Kjo është për shkak se ne formojmë fjalëkalime të thjeshta, të lehta për t’u mbajtur mend dhe i përdorim ato për të gjitha llogaritë tona të internetit. Këto fjalëkalime janë të lehta për t’u hamendësuar, duke na bërë të ndjeshëm ndaj sulmeve të hakerëve.
Hakerimi në një shkallë personale mund të mos na ndikojë shumë. Por është një goditje vdekjeprurëse për kompanitë pasi ato përjetojnë humbje të mëdha dhe mund të shkërmoqen nën të. Çmimet e aksioneve të kompanive të tilla do të bien nëse hakerohen.




