Të vrasësh mendjen për të gjetur një fjalëkalim të fortë mund të zgjasë pak. Por nëse doni që emailet tuaja, online banking, kredencialet e rrjeteve sociale etj. të jenë të sigurta nga kthetrat e hakerëve, do të ishte e mençur të bëni një përpjekje.
NordPass, mjeti i menaxhimit të fjalëkalimeve nga ekipi pas NordVPN, bashkëpunoi me studiues të pavarur për të publikuar studimin e tij të 200 fjalëkalimeve më të zakonshme të përdorura në 2023.


Nga 20 fjalëkalimet më të zakonshme në botë, 17 mund të hapen në më pak se një sekondë, prandaj mendoni dy herë përpara se të vendosni të futni “123456” ose “password” dhe bëhuni më kreativ për të siguruar llogaritë tuaja në internet.
Fjalëkalimet më të njohura janë disa nga kombinimet më dembele, edhe pse kërcënimet për sigurinë kibernetike vazhdojnë të jenë në rritje me mbi 53 milionë qytetarë amerikanë të prekur në gjysmën e parë të 2022.





2 Comments
Pingback: Sot është Dita e Ndryshimit të Password-it! – Technews.al
Pingback: Fjalëkalimi i gjatë nuk do t’ju shpëtojë nga hakerët, ja cila është zgjidhja më e avancuar – Technews.al