Bashkohuni në Newsletter
Lexoni lajmet e fundit të teknologjisë në e-mailin tuaj
Author: Tech Expert
CEO i Tesla, Elon Musk postoi në X se kompania do të zbulojë robotaksinë e saj të parë më 8 gusht. Megjithatë, data e zbulimit nuk do të thotë se atëherë do të fillojnë dërgesat, pasi dërgesat e para të një produkti tjetër të Tesla, Cybertruck, mbërritën vite pas zbulimit të tij. Taksia e parë autonome e Tesla-s do t’i bashkohet një tregu që tashmë ofron oferta nga konkurrentët si Waymo, një kompani e pavarur që filloi si projekti i makinave vetë-drejtuese të Google dhe Cruise, kompania e General Motors. Musk, i cili zotëron X dhe është personi më i ndjekur në platformë, ndau lajmin me 180 milionë ndjekës të tij. Reuters ka raportuar të premten…
Bëhet e ditur se aplikacioni quhet Notes dhe u mundëson përdoruesve të ndajnë fotografi si në Instagram. Sic raportojnë mediat e huaja, TikTok tashmë ka konfirmuar se Notes është në zhvillim por ende nuk ka ofruar asnjë afat kohor për prezantimin zyrtar të tij. Pra, postimet e fotografive tuaja publike në TikTok do të shfaqen edhe në Notes. Fatmirësisht, kompania do të ofrojë edhe opsionin për të hequr dorë nga aplikacioni nëse preferoni të mos shfaqni postimet tuaja publike. Ndryshe, Notes nuk është projekti i vetëm në të cilin po punon aktualisht TikTok.
Organizata jofitimprurëse Artist Rights Alliance ka publikuar një letër të hapur për rritjen e përdorimit të Inteligjencës Artificiale (AI) në muzikë, të nënshkruar nga më shumë se 200 emra të shquar në industrinë e muzikës, duke përfshirë grupet R.E.M., Pearl Jam, Greta. Van Fleet dhe këngëtarët Stevie Wonder, Elvis Costello, Katy Perry, Camila Cabello, Billie Eilish, John Baptiste, Nicki Minaj. Duke bërë thirrje për të “ndaluar zhvlerësimin e muzikës”, letra thotë: “Disa nga kompanitë më të mëdha dhe më të fuqishme po përdorin punën tonë pa leje për të trajnuar modele të AI. Këto përpjekje synojnë drejtpërsëdrejti të zëvendësojnë punën…
Shumë shpejt Google mund të prezantojë një filtër të ri për “Short Videos”. Filtri do të lejojë përdoruesit që të ndajnë videot në bazë të kohëzgjatjes në mënyrë që të gjejnë videot e shkurtra më shpejt. Aktualisht, nëse përdoruesit duan të gjejnë videot e shkurtra nga rrjetet sociale si TikTok apo Instagram, duhet ta specifikojnë në motorin e kërkimit. Me gjasë, filtri i ri do të shfaqë një kolazh videosh të shkurtra nga rrjetet sociale. Një nga arsyet pse motori i kërkimit mund ta prezantojë këtë veçori të re është për të lejuar përdoruesit që të shohin video të shkurtra…
Sipas mediave britanike, një “tregues privatësie” i gjelbër, siç është quajtur, që shfaqet në këndin e sipërm të djathtë të ekranit, mund të nënkuptojë se mikrofonat ose kamera e telefonit janë aktive. Megjithëse kjo nuk është domosdoshmërisht e rrezikshme, por mund të tregojë se një aplikacion po përpiqet të hyjë në pajisjet tuaja pa lejen tuaj. Pse ndodh kjo? Disa aplikacione kërkojnë qasje në mikrofonat, kamerën apo edhe vendndodhjen tuaj për të funksionuar siç duhet. Megjithatë, disa aplikacione të tjera mund t’i shfrytëzojnë këto aksese për qëllime keqdashëse. Sigurisht, ndryshimi i të drejtave të aksesit në aplikacione është gjithashtu i…
Vitin e kaluar, Apple prezantoi iPhone 15, 15 Plus, 15 Pro dhe 15 Pro Max. Ndër risitë e këtyre telefonave inteligjentë ishte edhe karikuesi i ri USB-C, që besohet të jetë rezultat i rregulloreve të reja të Bashkimit Evropian (BE). Ndërsa ka dhjetëra gjëra që mund të bëni me portën e re USB-C të iPhone 15, ekziston një truk që përdoruesit e smartfonit e kanë zbuluar së fundmi dhe janë çuditur që nuk e kanë ditur ekzistencën e tij. Apple nuk e ka prezantuar ende karikimin me wireless USB-C, por përdoruesit mund të karikojnë një pajisje Apple duke përdorur një…
Samsung Electronics pret që fitimet e kompanisë në tre muajt e parë të vitit 2024 të tejkalojnë për 10 herë ato të vitit të kaluar. Kompania është optimiste për rritjen e të ardhurave pasi çmimet e çipave janë rikuperuar nga rënia pas pandemisë dhe kërkesa për produkte me Al është rritur. Ndryshe, Samsung me bazë në Korenë e Jugut është prodhuesi më i madh në botë i çipave, telefonave dhe televizorëve, shkruan BBC, përcjell Telegrafi. Cilin model Samsung Galaxy S24 duhet të blini? Gjiganti teknologjik vlerëson se fitimi i tij operativ vetëm gjatë tre mujorit të parë të këtij viti është…
Platforma e mediave sociale po zhvillon një veçori për të shpallur aplikacione të reja për desktop. Kjo veçori duhet të jetë e disponueshme për të gjithë përdoruesit në një përditësim së shpejti. WABetaInfo raportoi se WhatsApp në dukje është i përkushtuar për të përmirësuar përvojën e përdoruesit të saj, veçanërisht në pajisjet e lidhura. Platforma në pronësi të Meta po eksploron mundësinë e prezantimit të një baneri brenda ekraneve të pajisjeve të lidhura. Ky baner do të shfaq disponueshmërinë e aplikacioneve të reja të desktopit dhe aftësinë e tyre për të kryer telefonata në grup. “Ky njoftim është veçanërisht i…
Sipas Business Insider, gjigandi i teknologjisë Apple po e zhvendos fokusin e tij drejt një zone të re zhvillimi. Kjo vjen pas një periudhe të vështirë për Apple, me kompaninë që anuloi planet e saj për të zhvilluar një makinë vetë-drejtuese, për të cilën kishte punuar për vite me radhë. Apple është goditur gjithashtu nga një padi ‘antitrust’ nga Departamenti i Drejtësisë. Padia përfshin pretendime se kompania mori masa që do të kufizonin funksionalitetin e përdoruesit jashtë platformave të saj, duke i detyruar në mënyrë efektive përdoruesit të blinin produktet e Apple. Kjo nuk është e gjitha, kompania gjithashtu është…
Kompania ‘Meta’ do të fillojë etiketimin e përmbajtjeve të krijuara nga Inteligjenca Artificiale në Facebook dhe Instagram nga maji e tutje, ka njoftuar gjiganti i teknologjisë. Deri më tani, kompania kishte një politikë të fshirjes së përmbajtjeve të tilla. Kompania do të aplikojë etiketat “Made with AI” për përmbajtjen e fotografive, audio ose video të krijuara me inteligjencë artificiale, shpjegoi në një postim në blog të premten. Këto etiketa ose do të aplikohen automatikisht kur Meta zbulon sinjalet e përmbajtjes së AI, ose kur përdoruesit zbulojnë vullnetarisht se diçka që ata postojnë është krijuar me AI. Aktualisht, politika e Metës…

