Bashkohuni në Newsletter
Lexoni lajmet e fundit të teknologjisë në e-mailin tuaj
Author: Tech Expert
Future2Tech, panairi i shumëpritur i inovacionit dhe sipërmarrjes, po rikthehet këtë vit, në datat 9-10 tetor tek Pallati i Kongreseve, me më shumë energji dhe mundësi se kurrë më parë. Ky panair,i organizuar nga Iceberg Exhibitions dhe Albaniatech , është bërë një pikë referimi për të gjithë ata që janë të interesuar në teknologji dhe inovacion, premton të jetë një event që do të sjellë së bashku liderë të industrisë, startupe premtuese dhe investitorë të “etur” për të zbuluar idetë e reja që do të ndryshojnë të ardhmen. Pas suksesit të madh të panairit të vitit të kaluar, rikthimi i Future2Tech këtë vit është pritur…
Samsung Electronics Co Ltd po rrit konkurrencën e saj me Apple Inc. në tregun e pajisjeve të veshshme duke lançuar një unazë inteligjente dhe një pajisje të re të nivelit të lartë të ngjashëm me Apple Watch Ultra. Në ngjarjen e saj Unpacked në Paris, Samsung prezantoi Unazën e shumëpritur Galaxy, me çmim 400 dollarë, e cila gjurmon palestrën, gjumin dhe ciklet menstruale të grave dhe zgjat deri në një javë me një karikim të vetëm. Përveç Unazës Galaxy, Samsung zbuloi Galaxy Watch Ultra, një pajisje titani prej 650 dollarësh që mund të vishet me veçori si zbulimi i apnesë…
Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) ka lajmëruar nëpërmjet Kryetares së tij, Znj. Armela Krasniqi për nismën e ngritjen së një prej instrumenteve më të rëndësishëm për tregun audioviziv në Shqipëri: Matja e Audiencës. Kjo nismë, e cila ka marrë më shumë se gjashtë muaj për të realizuar, ka përfshirë negociata intensive dhe një proces nxitës për të gjitha palët e interesuara. Dje, AMA zyrtarizoi Komitetin e Përbashkët të Industrisë (KPI), një organ që do të vazhdojë punën për fillimin e procesit të Matjes së Audiencës. Ky komitet është formuar pas përzgjedhjes së tre televizioneve bartës të licencave rajonale, dhe tani…
Të dhënat vijnë nga një pajisje e Winnow që përfshin një peshore dhe një ekran me një kamerë me sensor lëvizjeje. Sistemi lejon mbledhjen e saktë të të dhënave mbi shpërdorimet në kuzhinë. Kjo është bërë e ditur nga bashkëthemeluesi i Winnow, Marc Zornes, i cili tha se mbledhja e të dhënave të sakta ishte një problem i madh për kompanitë në trajtimin e mbetjeve ushqimore. “Është e rëndësishme që procesi të jetë i lehtë, sepse kuzhinat janë vende shumë të ngarkuara,” tha ai. Winnow përdor këto të dhëna për të këshilluar kuzhinierët mbi sasinë e duhur të përbërësve dhe…
Meta Platforms tha të martën se do të fillojë të heqë më shumë postime që synojnë “zionistët” kur termi përdoret për t’iu referuar popullit hebre dhe izraelitëve në vend që të përfaqësojë mbështetësit e lëvizjes politike. Kompania mëmë e Facebook dhe Instagram tha në një postim në blog se do të hiqte përmbajtjen “që sulmon ‘zionistët’ kur nuk ka të bëjë në mënyrë eksplicite për lëvizjen politike” dhe përdor stereotipe antisemitike ose kërcënon dëmin nëpërmjet frikësimit ose dhunës së drejtuar kundër hebrenjve ose izraelitëve. Lexo edhe: Instagram dhe Facebook do të trajnojnë Inteligjencën Artificiale me fotot dhe postimet tuaja, ja…
Shumë rrethe shkollore kanë vendosur ndalime të smartfonëve për nxënësit gjatë ditës së shkollës, por një shkollë britanike e ka bërë një hap më tej. Në fakt, ajo nuk ka bërë një hap para, por një hap prapa. Kolegji Eton, shkolla historike dhe elitare britanike me konvikt me studentë të famshëm si Princi William dhe Harry, ka krijuar një politikë të re të telefonisë celulare për studentët e vitit të parë duke filluar nga shtatori. Këta studentë do të duhet të lënë telefonat inteligjentë në shtëpi, por të sjellin kartën e tyre SIM në shkollë dhe ta vendosin në një…
Mark Zuckerberg, për të festuar Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e cila ishte më 4 korrik, ka shpërndarë një video interesante. Në klip ai shihet teksa bën sërf teksa në njërën dorë mban flamurin amerikan dhe në tjetrën një kanaçe birre. Themeluesi, kryetari dhe CEO i Metës shihet gjithashtu i veshur me një zinxhir të artë dhe një palë Meta Ray-Bans. Videoja e tij ndezi debat mes njerëzve, me shumë që ndanë pikëpamjet e tyre pro ose kundër saj. Mes tyre është edhe Elon Musk. Miliarderi i teknologjisë u tall me videon e sërfit të Zuckerberg…
Policia e Tiranës ka arrestuar 11 persona, të cilët akuzohen se vendosnin lloto sporti përmes telefonit. Po ashtu, në kuadër të operacionit “Big Match”, blutë kanë proceduar në gjendje të lirë dy të tjerë dhe një e kanë shpallur në kërkim. Kontrollet janë ushtruar në ambiente të ndryshme në kryeqytet dhe gjatë operacionit janë sekuestruar 13 celularë që shërbenin për ushtrimin e lojërave të fatit, 224 000 lekë të rinj dhe 2720 euro, të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme. “Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive të paligjshme të lojërave…
Qeveria pakistaneze tha se platforma sociale X është “kërcënim për sigurinë kombëtare” dhe nuk mund të rikthehet duke justifikuar kështu një ndalim prej muajsh. Ministria e Brendshme e Pakistanit, në një përgjigje me shkrim drejtuar Gjykatës së Lartë të Sindhit muajin e kaluar, e cila po pranon peticione të shumta kundër ndalimit të vendosur në fund të majit, mbrojti veprimin e saj duke thënë se nuk ka plane për të rivendosur aplikacionin. Ministria pretendon se të gjitha procedurat ligjore janë ndjekur përpara mbylljes së aplikacionit, duke siguruar përputhjen rregullatore. Duke pretenduar se publikimi i përmbajtjeve në X, “duke shënjestruar veçanërisht…
Shkencëtarja gjermane e kompiuterave, Cordelia Schmid u nderua dje me Çmimin Evropian të Shpikësit në një ceremoni në Maltë. Schmid, e cila u nderua në kategorinë Kërkime, mori çmimin për punën e saj për të ndihmuar kompjuterët të kuptojnë dhe interpretojnë të dhënat nga imazhet. Organizata që qëndron pas çmimeve, Zyra Evropiane e Patentave, tha se puna e Schmid kontribuon që makineritë të jenë në gjendje të shohin imazhe në detaje të tilla sa të jenë shumë afër njerëzve.Kjo hap një gamë më të gjerë aplikacionesh për inteligjencën artificiale (IA), për shembull me robotë që mund të mbështesin të moshuarit,…

