Bashkohuni në Newsletter

    Lexoni lajmet e fundit të teknologjisë në e-mailin tuaj

    What's Hot

    Nga “Rubi” te “Sulejmani” e serialet indiane: Si ndryshuan historitë e huaja që mbajtën shqiptarët para televizorit

    September 22, 2026

    iOS 27 e bën iPhone-in më të shpejtë: mbi 30 përmirësime të performancës

    September 22, 2026

    Snapchat mund të vendosë kufi për kohën e adoleshentëve: “Duam të jemi pjesë e zgjidhjes”

    September 22, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Tech
    • Gadgets
    Facebook X (Twitter) Instagram YouTube LinkedIn
    Technews.alTechnews.al
    • Home
    • Tech

      Nga “Rubi” te “Sulejmani” e serialet indiane: Si ndryshuan historitë e huaja që mbajtën shqiptarët para televizorit

      September 22, 2026

      Makina parkohet dhe karikohet vetë, Electreon sjell karikimin wireless për automjetet elektrike

      September 21, 2026

      Një retrospektivë gjigante e Yayoi Kusama hapet në Amsterdam, ja pse ka rëndësi

      September 21, 2026

      Rasti i Serbisë: Si u zbulua dhe u godit një rrjet me mbi 5,000 llogari që manipulonin opinionin online

      September 18, 2026

      Fermat e boteve: “ushtritë” e padukshme që manipulojnë atë që shohim online

      September 18, 2026
    • Mobiles

      iOS 27 e bën iPhone-in më të shpejtë: mbi 30 përmirësime të performancës

      September 22, 2026

      Ja elementet e Nokia 3310 që e bënë celularin më të dashur të një brezi

      September 21, 2026

      Google Pixel 11 Pro mbërrin në Amazon, ja sa kushton

      September 16, 2026

      Apple hyn në epokën e telefonave të palosshëm, prezanton iPhone Duo

      September 14, 2026

      TCL P80 Ultra dhe P80 Pro: Smartphone që shndërrohen në e-reader me një buton

      September 11, 2026
    • Gadgets

      Insta360 Luna Pro, kamera e re me optikë Leica e krijuar për vlog dhe Reels

      September 16, 2026

      Televizorët LG “spiunojnë” edhe kur janë offline apo në standby? Ja hetimi

      September 15, 2026

      HONOR prezanton Pad 20 dhe Pad 20 Pro: ekran 3K, bateri 10,100 mAh dhe Snapdragon i gjeneratës së fundit

      September 14, 2026

      HUAWEI WATCH GT 7 Pro: Smartwatch premium me fokus te sporti, çiklizmi dhe autonomia

      September 10, 2026

      TCL në IFA 2026: Televizorë Mini LED më të ndritshëm dhe soundbar me 22 altoparlantë

      September 9, 2026
    • Gaming

      “Trump Arcade”: Shtëpia e Bardhë kthen politikat e Trump në video-lojëra

      September 4, 2026

      Gjithçka që dihet për GTA 6 – pamjet e reja, grafikat dhe detajet që po çmendin fansat

      September 1, 2026

      A rrezikon GTA 6 të ndalohet në disa shtete? Ja çfarë dihet deri më tani

      August 7, 2026

      GTA 6 mund të kushtojë rreth 2 miliardë dollarë – loja më e shtrenjtë në historinë e argëtimit?

      June 24, 2026

      Kujdes nga i shkarkoni video-lojërat – mbi 400 mijë kompjuterë të infektuar

      June 16, 2026
    • AI

      Skocia “frenon” boom-in e AI: pezullohen përkohësisht qendrat gjigante të të dhënave

      September 21, 2026

      Trendi viral që të kthen në vitet ’80 ka një kosto që shumë nuk e shohin: ujin

      September 16, 2026

      Adoleshenti bisedoi me ChatGPT për një sulm në shkollë, përfundon në polici

      September 15, 2026

      Trump vs Obama për Inteligjencën Artificiale: Kush fiton AI-në, apo kush arrin ta kontrollojë?

      September 14, 2026

      Inteligjenca Artificiale ndez një debat të ri: Kush do ta paguajë koston e qendrave të të dhënave?

      September 11, 2026
    • Social Media

      Rasti i Serbisë: Si u zbulua dhe u godit një rrjet me mbi 5,000 llogari që manipulonin opinionin online

      September 18, 2026

      Instagram sjell funksionin e ri: Postimet ku ju bëjnë tag tani mund të shfaqen në profilin tuaj

      September 15, 2026

      Mbyllen rreth 200 llogari Instagrami të aktivistëve shqiptarë, Meta pranon gabimin: Ja çfarë po ndodh

      September 9, 2026

      Instagram heq enkriptimin “end-to-end” nga mesazhet: Çfarë do të thotë për privatësinë tuaj?

      September 7, 2026

      Twitter rikthehet? Ish-punonjësi sfidon Elon Musk dhe ringjall “zogun blu”

      August 31, 2026
    • Apps

      Snapchat mund të vendosë kufi për kohën e adoleshentëve: “Duam të jemi pjesë e zgjidhjes”

      September 22, 2026

      Nga sporteli te smartphone-i: Sa para i ka kursyer Shqipërisë kalimi te shërbimet digjitale?

      September 10, 2026

      Bilibili del jashtë Kinës, sfidon YouTube dhe TikTok në tregun global

      September 3, 2026

      I lodhur nga zhurma e avionëve, portugezi krijon platformën që ka gjurmuar 39 mijë fluturime mbi Lisbonë

      September 2, 2026

      CivilGrid, startup-i që synon të jetë një “Google Maps për botën nëntokësore”

      August 31, 2026
    Technews.alTechnews.al
    Home » Typography Elements » Shqipëria, Diella dhe teatri i inteligjencës artificiale
    Artificial Intelligence

    Shqipëria, Diella dhe teatri i inteligjencës artificiale

    Kur spektakli teknologjik ecën më shpejt se transparenca, ekspertiza dhe kapaciteti real
    Tech ExpertBy Tech ExpertAugust 5, 2026Updated:August 5, 2026No Comments12 Mins Read
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Nga Emiliano Mankolli

    Në tetor të vitit 2025 pata mundësinë të merrja pjesë në TEDAI në San Francisko, së bashku me një koleg që e konsideroj një prej mendjeve më të spikatura shqiptare në fushën e inteligjencës artificiale.

    Mes shumë diskutimeve mbi të ardhmen e teknologjisë, më mbeti në mendje prezantimi i Prem Akkaraju, drejtorit ekzekutiv të Stability AI. Ai foli për hendekun që ekziston mes një historie që imagjinojmë dhe aftësisë për ta kthyer atë në një produkt të realizuar. Sipas vizionit të tij, inteligjenca artificiale mund ta zvogëlojë këtë hendek, duke u dhënë më shumë njerëzve mundësinë të krijojnë historitë, figurat dhe botët e tyre.

    Në realitetin shqiptar, fatkeqësisht, duket se po ndodh e kundërta. Inteligjenca artificiale nuk po përdoret për të krijuar histori. Ajo vetë është kthyer në teatër.

    Dhe në qendër të skenës qëndron Diella.

    Diella: një mjet i dobishëm apo provë e lidershipit shqiptar në AI?

    Diella u prezantua fillimisht në janar të vitit 2025 si asistentja virtuale e platformës e-Albania. Funksioni i saj ishte të ndihmonte qytetarët të orientoheshin mes shërbimeve publike, duke kuptuar pyetjen e përdoruesit dhe duke e drejtuar atë te shërbimi më i përshtatshëm.

    Sipas të dhënave të publikuara nga qeveria, deri në shtator 2025 Diella kishte regjistruar 972 mijë ndërveprime dhe 36 mijë dokumente të lëshuara nga platforma mbanin vulën e saj digjitale. Më pas ajo u prezantua si Ministre e Shtetit për Inteligjencën Artificiale, me një mision shumë më të gjerë: digjitalizimin e proceseve shtetërore, integrimin e AI në sektorë kritikë dhe, mbi të gjitha, tenderë publikë tërësisht të pastër nga korrupsioni. Nga shtatori 2025, mediat botërore, nga Euronews te Al Jazeera, raportuan historinë e vendit të vogël ballkanik që po udhëhiqte epokën e AI me ministren e parë virtuale në botë.

    Të jemi të qartë: nuk ka asgjë të gabuar në krijimin e një asistenti virtual për e-Albania. Një sistem i tillë mund të jetë i dobishëm. Ai mund të ulë kohën e kërkimit, të thjeshtojë gjuhën administrative dhe të ndihmojë qytetarët të gjejnë shërbimin e duhur.

    Por një asistent virtual nuk është një agjent autonom vendimmarrës. Një ndërfaqe komunikimi nuk është një ministër. Dhe një sistem që orienton qytetarin drejt një shërbimi nuk është provë se një shtet është bërë lider në inteligjencën artificiale.

    Këtu fillon problemi. Teknologjia që është demonstruar publikisht dhe historia që është ndërtuar rreth saj nuk janë të së njëjtës përmasë. Një pretendim kaq i madh kërkon prova, jo avatar, tituj, fjalime dhe numër ndërveprimesh.

    Ndërveprimet nuk janë matje e inteligjencës

    Numri i ndërveprimeve nuk tregon cilësinë e një sistemi AI. Një qytetar mund të ndërveprojë disa herë për të gjetur një shërbim. Mund të marrë një përgjigje të pasaktë. Mund të braktisë kërkimin. Ose mund të drejtohet në një faqe që do ta kishte gjetur edhe me një motor kërkimi tradicional.

    Për të vlerësuar aftësinë reale të Diellës do të duheshin tregues shumë më domethënës: sa pyetje kupton saktë, sa herë identifikon shërbimin e gabuar, sa për qind e kërkesave zgjidhen pa ndërhyrje njerëzore, sa kohë administrative është kursyer realisht, si trajtohen përgjigjet e pasakta dhe halucinacionet e modeleve gjuhësore. Këta tregues janë standardi minimal me të cilin vlerësohet çdo sistem i tillë kudo në botë, në industri dhe në kërkimin shkencor.

    Pa këto të dhëna, 972 mijë ndërveprime janë një numër komunikimi publik. Nuk janë një vlerësim teknik i performancës.

    Transparenca që mungon

    Problemi kryesor nuk është se qeveria nuk ka publikuar kodin burimor. Një shtet nuk është i detyruar të ekspozojë çdo komponent teknik të një sistemi kritik.

    Problemi është se mungojnë informacionet bazë që duhet të shoqërojnë çdo sistem publik të AI me pretendime kaq të mëdha. Nuk ka një dokument teknik publik që shpjegon arkitekturën e Diellës. Nuk dihet cilat modele përdoren në secilin funksion, cilat janë burimet e të dhënave, si verifikohen përgjigjet dhe kur ndërhyn një operator njerëzor. Nuk ka rezultate të një vlerësimi të pavarur mbi saktësinë, sigurinë, privatësinë dhe paragjykimet e sistemit. Nuk ka raport të qartë mbi kostot e zhvillimit dhe operimit.

    Askund nuk paraqitet as ekipi profesional që ka projektuar dhe zhvilluar sistemin. Nuk identifikohet arkitekti i zgjidhjes, eksperti kryesor i AI, pronari teknik i produktit, specialistët e sigurisë dhe personat përgjegjës për vlerësimin e sistemit.

    Për një sistem të paraqitur si ministër, pyetja është elementare:

    Kush e ka projektuar Diellën dhe kush mban përgjegjësi teknike për vendimet e saj?

    Sepse përgjegjësia nuk mund t’i delegohet një avatari. Kur një sistem AI gabon, nuk mjafton të thuhet se gaboi algoritmi. Dikush ka zgjedhur modelin. Dikush ka përcaktuar të dhënat. Dikush ka ndërtuar udhëzimet. Dikush ka miratuar kalimin në përdorim. Në një projekt serioz, këta persona dhe këto role janë të identifikueshme.

    Çfarë po fshihet pas perdes?

    Mungesa e transparencës mund të interpretohet në dy mënyra. Mund të besojmë se pas Diellës fshihet një mekanizëm shumë i sofistikuar, të cilin qeveria nuk dëshiron ta ekspozojë. Por ekziston edhe një shpjegim tjetër, më pak i favorshëm, dhe ky është dyshimi im:

    Problemi nuk është se ka shumë për të fshehur. Problemi është se nuk ka mjaftueshëm për të treguar.

    Disa detaje, të lexuara me syrin e një inxhinieri, e mbështesin këtë dyshim.

    E para: elementi më i famshëm i Diellës, fytyra dhe zëri i saj, nuk është aspak inteligjencë artificiale. I përket një aktoreje reale, e cila sot ka paditur shtetin për përdorimin e imazhit të saj. Produkti flamurtar i inteligjencës artificiale shqiptare ka, si tiparin e tij më të dukshëm, një qenie njerëzore. Vështirë të gjendet një metaforë më e saktë për gjithë këtë histori.

    E dyta: kur u njoftua se Diella ishte, sipas shprehjes zyrtare, shtatzënë me 83 asistentë për deputetët, kushdo që ndërton sisteme të tilla e kuptoi menjëherë se çfarë do të thoshte kjo teknikisht. Të vendosësh në punë 83 instanca të të njëjtit chatbot është një çështje konfigurimi, jo një arritje inxhinierike. Është një cikël i thjeshtë programimi, i prezantuar si lindje. Edhe zgjedhja e metaforës është domethënëse: biologji në vend të treguesve të performancës. Kjo tregon qartë se për kë ishte menduar njoftimi.

    E treta: Diella raportohet se funksionon mbi infrastrukturën cloud të Microsoft Azure, pra mbi modele të huaja dhe infrastrukturë të huaj. Shteti zotëron avatarin; inteligjenca merret me qira. Ku përpunohen fizikisht pyetjet e qytetarëve shqiptarë? Nën cilin juridiksion? Me çfarë garancish për të dhënat personale? Askush nuk i ka dhënë përgjigje këtyre pyetjeve. Pak vetë i kanë bërë fare.

    Nëse Diella është kryesisht një shtresë komunikimi mbi shërbimet ekzistuese të e-Albania, kjo duhet thënë qartë. Një zgjidhje nuk bëhet më pak e dobishme sepse është më e thjeshtë. Por humbet besueshmërinë kur ambalazhohet si diçka shumë më e fuqishme nga sa mund të demonstrohet. Nëse gabohem, ftesa është e hapur: publikoni arkitekturën, treguesit dhe auditimet, dhe komuniteti teknik shqiptar do të jetë i pari që do ta vlerësojë.

    Por sa më shumë rritet spektakli rreth një sistemi, aq më i madh bëhet rreziku kur publiku kërkon të shohë prapaskenën. Dhe kur të hapet perdja, mund të zbulojmë se mbreti nuk ka rroba.

    Nga asistente virtuale në mekanizëm kundër korrupsionit

    Pretendimi më i madh për Diellën ishte se ajo do t’i bënte tenderët publikë tërësisht të pastër nga korrupsioni.

    Në parim, AI mund të ndihmojë vërtet në këtë fushë. Mund të analizojë oferta, të identifikojë anomali, të evidentojë konflikte interesi dhe të zbulojë modele të dyshimta në të dhënat e prokurimeve. Por këtu duhet thënë diçka që rrallë dëgjohet në debatin publik: një sistem i tillë është i fortë vetëm aq sa të dhënat mbi të cilat ndërtohet. Për të vlerësuar tenderë me AI nevojiten vite të tëra të dhënash prokurimi të pastra, të strukturuara dhe të lexueshme nga makina. Kushdo që ka punuar me të dhënat publike shqiptare e di se sa larg jemi nga ky standard. Dhe ka një problem edhe më delikat, të njohur mirë në literaturën shkencore: një model i trajnuar mbi të dhëna historike tenderësh të manipuluar i mëson skemat e manipulimit si model normal sjelljeje. Pa një pastrim dhe auditim rigoroz të të dhënave, AI nuk lufton korrupsionin e djeshëm; e përjetëson atë.

    Kjo çështje kaloi nga teoria në aktualitet në dhjetor 2025, kur SPAK bëri publik një nga hetimet më të mëdha të dekadave të fundit: dyshimet për manipulim sistematik të tenderëve brenda vetë AKSHI-t, institucionit që administron platformën e-Albania dhe vetë Diellën. Ndaj drejtuesve kryesorë të agjencisë u vendosën masa sigurie. Sipas dëshmive të raportuara nga hetimi, dokumentet e procedurave të prokurimit përgatiteshin paraprakisht dhe u dërgoheshin grupeve të punës nga një adresë e brendshme e krijuar enkas, me kompanitë fituese praktikisht të paracaktuara. Këto janë akuza në proces dhe personat gëzojnë prezumimin e pafajësisë. Por nëse dëshmitë konfirmohen, kuptimi teknik është i qartë dhe i hidhur:

    Infrastruktura digjitale e shtetit u përdor për të automatizuar vetë korrupsionin. AKSHI e digjitalizoi korrupsionin përpara se të digjitalizonte transparencën.

    Dhe ndërsa vëmendja publike qëndron te avatari, vendimet e vërteta merren në prapaskenë. Në shkurt 2026, me ndryshime ligjore, AKSHI-t iu hoqën kompetencat e prokurimit dhe iu dha mundësia të krijojë shoqëri të përbashkëta me partnerë privatë, të cilët do të kenë qasje në pjesën dërrmuese të sistemeve shtetërore, përfshirë të dhënat financiare dhe personale të qytetarëve. Mënyra se si do të përzgjidhen këta partnerë mbetet e paqartë. Ky është një vendim me pasoja shumë më të mëdha për të ardhmen digjitale të vendit sesa çdo avatar, dhe ka kaluar pothuajse pa debat teknik publik.

    Besimi nuk rikthehet me një personazh virtual. Rikthehet me auditim, dokumentim, ekspertizë të verifikueshme dhe përgjegjësi njerëzore.

    Kush po e drejton vizionin shqiptar të AI?

    AKSHI ka udhëhequr edhe procesin e hartimit të Strategjisë Kombëtare të Inteligjencës Artificiale 2025-2030. Dokumenti u publikua për konsultim publik në gusht 2025. Faqja regjistroi disa mijëra shikime dhe asnjë koment të paraqitur në platformë. Pjesëmarrja teknike e dukshme në procesin formal ishte praktikisht inekzistente. Për një dokument që pretendon të përcaktojë të ardhmen teknologjike të vendit, kjo heshtje është vetë një e dhënë.

    Këtu lindin pyetje që nuk janë politike, por profesionale. Cilët ekspertë e kanë hartuar vizionin shqiptar të AI? Çfarë kanë ndërtuar në karrierën e tyre? Cilat sisteme kanë vendosur në prodhim? Cilat kërkime kanë publikuar? Cilat universitete dhe cilat kompani teknologjike shqiptare janë përfshirë?

    Dhe këtu qëndron një nga paradokset më të mëdha të këtij teatri. Njerëzit që drejtojnë këto nisma na paraqiten si ekipi elitar që po e pozicionon Shqipërinë në majat e teknologjisë. Por komuniteti teknologjik shqiptar është i vogël dhe njihemi të gjithë me njëri-tjetrin. E vërteta është e thjeshtë: askush në këtë komunitet nuk i njeh këta lojtarë të nivelit botëror. Askush nuk di çfarë kanë ndërtuar, ku e kanë provuar veten dhe cilat janë arritjet e tyre të verifikueshme në karrierë.

    Në fushën e AI, kredibiliteti nuk jepet me emërim. Fitohet me sisteme të vendosura në prodhim, me kërkime të publikuara, me produkte që përdoren nga njerëz realë. Këto gjëra janë publike dhe të verifikueshme, dhe pikërisht këtu heshtja është shurdhuese.

    Ndërkohë, Shqipëria ka profesionistë të talentuar që drejtojnë projekte për kompani globale, ndërtojnë produkte të përdorura nga miliona njerëz dhe publikojnë në konferencat më prestigjioze të fushës. Është domethënëse që pothuajse asnjë prej tyre nuk është pjesë e nismave që synojnë të përfaqësojnë të ardhmen teknologjike të vendit.

    Në një garë ku çdo shtet po aktivizon ekipin e tij më të mirë, Shqipëria po prezanton në skenë një formacion që propagandohet si elitar, por që askush nuk e ka parë ndonjëherë duke luajtur.

    Dhe siç e kanë treguar rastet e shumta të korrupsionit, rreziku nuk është vetëm se po luajmë me ekipin rezervë. Rreziku është se disa lojtarë mund të jenë të gatshëm ta shesin ndeshjen për interesa personale.

    Nga teatri te kapaciteti real

    Gara globale e AI po zhvillohet me investime kolosale në kapital, infrastrukturë llogaritëse dhe, mbi të gjitha, në njerëz. Shqipëria nuk mund të konkurrojë në vëllim dhe as nuk duhet të pretendojë se mundet. Por mund të konkurrojë në seriozitetin e zgjedhjeve të saj. Dhe zgjedhja e parë serioze nuk kushton asnjë euro: të ndalojmë së trajtuari spektaklin si strategji.

    Konkretisht, tre hapa do të mjaftonin për të treguar seriozitet. Së pari, një raport teknik dhe qeverisës publik për Diellën: funksionet reale, arkitektura, kostot, treguesit e performancës, kufizimet, mekanizmat e kontrollit njerëzor dhe rezultatet e auditimeve, së bashku me ekipin profesional përgjegjës, me emra, role dhe eksperiencë të verifikueshme. Së dyti, një vlerësim i pavarur teknik, sigurie dhe privatësie, i kryer nga ekspertë pa konflikt interesi. Së treti, një këshill kombëtar i AI ku të ulen administrata, universitetet, industria dhe diaspora teknologjike, i përzgjedhur mbi bazë merite të verifikueshme dhe jo besnikërie.

    Suksesi duhet matur jo me avatarë, fjalime apo tituj virtualë, por me tregues që nuk gënjejnë: shërbime më të mira, kohë të kursyer, kosto të ulura, kërkime të publikuara, specialistë të formuar dhe sisteme që punojnë realisht.

    Shqipëria nuk ka nevojë të shpallet lidere

    Të konkurrosh sot në tregun global të teknologjisë dhe inteligjencës artificiale është një nga gjërat më të vështira që ekzistojnë. Gara është e ashpër dhe diferenca zmadhohet çdo muaj.

    Por Shqipëria ka ende një shans të pozicionohet më mirë. Jo duke pretenduar se është aty ku nuk është. Jo duke zëvendësuar kapacitetin me spektakël. Jo duke e shitur një asistent virtual si revolucion institucional.

    Duhet të fillojmë duke qenë të sinqertë për pikën ku ndodhemi. Duhet të përdorim të gjitha kapacitetet që kemi, të angazhojmë profesionistët më të mirë, ata të vërtetët, me rezultate të verifikueshme, dhe të ndërtojmë një vizion realist që matet me rezultate.

    Shqipëria nuk ka nevojë të shpallet lidere e inteligjencës artificiale. Ka nevojë të fillojë punën serioze për t’u bërë një vend i aftë në përdorimin e saj.

    Në San Francisko, AI u paraqit si një instrument që i ndihmon njerëzit të krijojnë historitë e tyre. Në Shqipëri nuk duhet ta përdorim për t’i treguar vetes një histori të bukur që nuk mbështetet nga realiteti.

    Perdja e teatrit duhet të bjerë. Puna e vërtetë duhet të fillojë.

    trending
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Tech Expert

    Related Posts

    Një retrospektivë gjigante e Yayoi Kusama hapet në Amsterdam, ja pse ka rëndësi

    September 21, 2026

    Skocia “frenon” boom-in e AI: pezullohen përkohësisht qendrat gjigante të të dhënave

    September 21, 2026

    Ja si renditet pasaporta shqiptare në botë dhe sa vende vizitohen pa vizë

    September 17, 2026

    Trendi viral që të kthen në vitet ’80 ka një kosto që shumë nuk e shohin: ujin

    September 16, 2026
    Add A Comment

    Comments are closed.

    Editors Picks

    Nga “Rubi” te “Sulejmani” e serialet indiane: Si ndryshuan historitë e huaja që mbajtën shqiptarët para televizorit

    September 22, 2026

    iOS 27 e bën iPhone-in më të shpejtë: mbi 30 përmirësime të performancës

    September 22, 2026

    Snapchat mund të vendosë kufi për kohën e adoleshentëve: “Duam të jemi pjesë e zgjidhjes”

    September 22, 2026

    Makina parkohet dhe karikohet vetë, Electreon sjell karikimin wireless për automjetet elektrike

    September 21, 2026
    Top Reviews
    9.1

    9 mënyra për të rregulluar gabimin e pritjes për aktivizim në iMessage dhe FaceTime

    By Tech Expert
    8.9

    Apple Pencil është lapsi më i mirë për përdoruesit e iPad – ja çfarë të merrni dhe si ta përdorni

    By Tech Expert
    8.9

    Apple po kalon plotësisht në USB-C, pasi teknologjia e karikimit është vendosur të vijë në iPhone. Ja çfarë do të thotë për përdoruesit.

    By Tech Expert
    Technews.al
    Facebook X (Twitter) Instagram YouTube LinkedIn
    • Home
    • Tech
    • Kategori
    • Kontakt
    © 2026 Designed by Technews.al

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.