Bashkohuni në Newsletter
Lexoni lajmet e fundit të teknologjisë në e-mailin tuaj
Author: Tech Expert
A jeni në gjendje të dalloni njerëzit e vërtetë nga ata që i ka krijuar një program i Inteligjencës Artificiale? Ky test mund t’ju ndihmojë të përmirësoni aftësinë tuaj për të dalluar realitetin nga falsiteti. Shihni me rradhë 8 imazhet më poshtë, në të cilat një foto është reale dhe tjetra e gjeneruar nga AI. Gjeni cila është fytyra e vërtetë dhe më pas shkoni në fund të artikullit për të verifikuar përgjigjet tuaja. Imazh 1 Imazh 2 Imazh 3 Imazh 4 Imazh 5 Imazh 6 Imazh 7 Imazh 8 Imazhi 1 – Fytyra reale është në foton e dytë…
“Projekti Dhjetor”, (Project December) është një mjet i IA-së që mund të simulojë biseda me këdo, përfshirë të vdekurit. Por rezultatet mund të jenë rrëqethëse, duke ngritur pyetje mbi shëndetin mendor dhe privatësinë, sipas “Financial Times”. Jason Rohrer iu desh një muaj për të ‘mashtruar’ ndërfaqen GPT2 të OpenAl në mënyrë që përdoruesit të mund të bisedonin me IA-në. Ai ndërtoi disa personazhe që njerëzit të flisnin. Rohrer gjithashtu lejoi përdoruesit të krijonin personazhin e tyre. Por, ndërsa ai përmbysi planet e OpenAl, të njejtën gjë bënë edhe përdoruesit. Ata filluan të përdorin platformën e tij për të krijuar versione…
Kufjet e para të realitetit ‘të përzier’ të Apple, Vision Pro, u lansuan disa ditë më parë në Shtetet e Bashkuara. Pas valës së parë të zhurmës së shkaktuar nga disponueshmëria, ekspertët vlerësojnë se çfarë mund të bëhet në të vërtetë duke veshur pajisjet inovative. Mark Gurman, gazetar i Bloomberg dhe i informuar mbi faktet në lidhje me Apple, thotë se është i bindur se brenda katër viteve Vision Pro do të zëvendësojë iPad-in në preferencat e konsumatorëve. View this post on Instagram A post shared by Apple Vision Pro (@apple_vision.pro) “Ipad është pozicionuar si një zëvendësim për Mac-in, i…
CEO i Apple, Tim Cook na kujton se teknologjia është një mjet, jo një lidhje. Dhe kjo është krijuar për të përmirësuar jetën, jo për të zëvendësuar marrëdhëniet reale. “Ne nuk e krijuam telefonin për t’u përdorur gjatë gjithë kohës, por për të përmirësuar jetën tuaj. Për mua, rregulli i thjeshtë është se nëse po shikoj pajisjen më shumë sesa sytë e një personi tjetër, po bëj gjënë e gabuar!” ai thote. https://www.tiktok.com/@memesandcomics0/video/7326501356200545542
Ky dysheme përbëhet nga një tufë pllakash ku të gjitha funksionojnë për të mbajtur njerëzit në qendër të tyre. Disney ka ndarë një nga projektet e tij më të reja të quajtur dyshemeja HoloTile, e cila thjesht mund të jetë një ndryshim i lojës për VR dhe mund të na afrojë gjithnjë e më shumë të përjetojmë Holodeck nga Star Trek. View this post on Instagram A post shared by Disney (@disney) Dyshemeja HoloTile, përshkruhet nga Disney si “dyshemeja e parë në botë me shumë persona, omni-drejtuese, modulare, e zgjerueshme”. Duhet ta mendoni si një dysheme të bërë nga shumë…
Përdoruesve të WhatsApp po u plotësohet dëshira që kanë ëndërruar, mundësia për t’u dërguar mesazh miqve në platforma të tjera. WhatsApp ka konfirmuar zyrtarisht se po punon mbi ndërveprimin mes palëve të treta. Morën fund kërkimet nëpër të gjitha aplikacionet tuaja për mesazhin e fundit që ju dërguan javë më parë. Ata do të jenë të gjithë aty në WhatsApp për sa kohë që janë dërguar në Facebook Messenger apo Instagram dhe ndoshta një ditë mund t’i kontrolloni edhe mesazhet që ju vijnë nga Telegram ose Signal. Mesazhet e zakonshme dhe iMessage nuk janë ende pjesë e ndërveprimit. Lëvizja e…
Modeli i quajtur Tong Tong (Vajza e vogël),u krijua nga Instituti i Pekinit për Inteligjencën e Përgjithshme Artificiale. Edhe pse tani Tong Tong ka aftësitë e një fëmije, është duke u përmirësuar. Shkencëtarët thonë se me anë të ndërveprimit të mëtejshëm me njeriun, Tong Tong mund të zhvillojë aftësitë, vlerat dhe njohuritë e saj.Ekipi tha se Tong Tong është e aftë të mësojë vetë dhe mund të ketë një përfshirje emocionale që nuk është parë ende në modelet e tjera të Inteligjencës Artificiale. Aftësia e saj për të interpretuar emocionet njerëzore shkon deri në identifikimin dhe shprehjen e ndjenjave si…
Duket se Apple tani është gati për të luajtur me megapiksel. iPhone 16 i shumëpritur është gati të kalojë paraardhësin e tij, iPhone 15, me një mori përmirësimesh të dukshme. Një përmirësim i madh është madhësia e ekranit të iPhone 16, e cila thuhet se është më e madhe dhe më dinamike se kurrë. Ndërsa këto detaje vijnë vetëm si rrjedhje informacioni dhe spekulime, ato ofrojnë një vështrim tërheqës për aftësitë e iPhone 16, i cili do të emocionojë entuziastët e teknologjisë kur pritet të dalë në treg në 2024. Dëshmia më e fundit për këtë vjen nga një raport…
Në një njoftim, kompania detajoi se si do t’i qaset rekomandimit të përmbajtjes politike si në Instagram ashtu edhe në aplikacionin e saj tjetër, Threads, një konkurrent i X. Me pak fjalë, ajo nuk do të shtyjë më politikën te përdoruesit. Ngjashëm me politikat ekzistuese të Metës në Facebook, Instagram dhe motorët e rekomandimeve të Threads tani nuk do t’u sugjerojnë në mënyrë proaktive përdoruesve postime politike si parazgjedhje, tha kompania. Në Facebook, Meta ka reduktuar sasinë e përmbajtjes politike që shfaqet në Feed , Reels, Facebook Watch (video), Grupet ku duhet të bashkoheni dhe Faqet që mund t’ju pëlqejnë. Tani,…
Artisti amerikan Kanye West njihet për çmendurinë e tij në fushën e modës. Ish-bashkëshorti i Kim Kardashian, shpesh herë stilisti i saj i veshjeve, këtë herë ka nxjerrë në treg të ashtuquajturat ‘Yeezy Pods’, për të cilat fansat janë pak konfuzë nëse janë çorape apo këpucë. Ky produkt po shitet nën markën Vultures, të cilën West e ka prezantuar më herët. Ajo që ka habitur më shumë fansat, përveç dukjes së tyre, është edhe çmimi prej 200 dollarësh. Megjithatë, vetëm disa orë më parë, West shpalli në rrjetet sociale një ulje drastike të çmimit dhe ky produkt mund të blihet…

