Sulmet kibernetike të vitit të shkuar dhe kalimi i thuajse të gjitha shërbimeve publike në E-Albania ka nxitur si kurrë më parë nevojën për siguri kibernetike.
Duke bashkuar profesionistë të sigurisë kibernetike nga sektori publik dhe privat, agjenda e Balkan Cybersecurity Days, në edicionin e saj të dytë, përfshin personalitete të nivelit të lartë, një panel për promovimin e talenteve të sigurisë kibernetike dhe sesione plenare në përgjigje të thirrjes së FIRST për pjesëmarrës në panel. Dita e dytë dhe e tretë do të përmbajnë sesione mbi trajnimin teknik.

Ky event organizohet në kuadër të projektit rajonal të DCAF, “Qeverisje e mirë në sigurinë kibernetike në Ballkanin Perëndimor”, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme, Komonuelthit dhe Zvillimit e Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar (FCDO).




