Author: Tech Expert

Më shumë se 100 organizata ndërkombëtare, mes tyre Amnesty International dhe Save the Children, u kanë bërë thirrje qeverive në mbarë botën që të vendosin rregulla më të forta për inteligjencën artificiale, me fokus mbrojtjen e fëmijëve. Apeli vjen vetëm një ditë përpara samitit të parë global të Kombeve të Bashkuara mbi qeverisjen e AI, ku pritet të diskutohen sfidat dhe rreziqet që sjell kjo teknologji. Koalicioni, i udhëhequr nga organizata 5Rights Foundation, argumenton se inteligjenca artificiale tashmë po shkakton dëme tek fëmijët dhe se mënyra aktuale e rregullimit ndërhyn vetëm pasi dëmi ka ndodhur. Sipas tyre, përgjegjësia nuk duhet t’u lihet prindërve, por…

Read More

Agjencia Kombëtare e Krimit e Mbretërisë së Bashkuar (NCA) u ka bërë thirrje prindërve dhe kujdestarëve të shmangin publikimin e fotografive të fëmijëve në internet, duke paralajmëruar për përdorimin në rritje të Al për krijimin e materialeve me abuzim seksual ndaj fëmijëve. Sipas një raporti të gazetës The Guardian, në udhëzimet e përbashkëta me Fondacionin Internet Watch (IWF), agjencia rekomandoi që familjet t’i bëjnë llogaritë e tyre në rrjetet sociale private ose të kufizojnë shpërndarjen e përmbajtjes vetëm te grupet e “miqve të ngushtë”. Zyrtarët thanë se nuk synojnë t’u tregojnë prindërve se si duhet t’i përdorin rrjetet sociale, por…

Read More

Google po përgatit një tjetër funksionalitet të bazuar në Inteligjencën Artificiale për Google Maps, i cili mund ta shndërrojë aplikacionin nga një mjet orientimi në një asistent personal që kujdeset edhe për porositë e ushqimit. Aktualisht, funksioni Ask Maps, i fuqizuar nga modeli Gemini, është në gjendje t’u rekomandojë përdoruesve restorante dhe vende për të vizituar bazuar në preferencat e tyre. Megjithatë, të dhënat e zbuluara në versionin më të fundit të aplikacionit për Android sugjerojnë se Google po punon për një hap tjetër: lejimin e Maps që të kryejë vetë porosinë e ushqimit. Referencat e gjetura në kodin e versionit 26.27.00.941319029 të Google Maps tregojnë…

Read More

Vera nuk është sfiduese vetëm për njerëzit, por edhe për pajisjet elektronike. Temperaturat e larta mund të ndikojnë drejtpërdrejt në performancën e smartfonit, duke dëmtuar baterinë, ekranin dhe komponentët e brendshëm. Në disa raste, dëmet mund të jenë të pakthyeshme. Ja 10 gabime që duhet të shmangni gjatë ditëve më të nxehta. 1. Lënia e telefonit në makinë Brenda një automjeti të parkuar, temperatura mund të kalojë lehtësisht 60°C. Kjo është një nga mënyrat më të shpejta për të dëmtuar baterinë dhe ekranin e telefonit. 2. Ekspozimi direkt në diell Shumë njerëz e lënë telefonin mbi tavolinën e plazhit ose…

Read More

Bashkimi Evropian ka hequr përjashtimin doganor që lejonte që dërgesat e vogla nga vendet e treta të hynin në bllok pa paguar doganë. Kjo do të thotë se konsumatorët evropianë nuk do të mund të blejnë më mallra përmes platformave të njohura kineze si Shein, Temu dhe AliExpress me kushtet e deritanishme, për shkak të të cilave, produktet e tyre shpesh ishin dukshëm më të lira se mallrat e prodhuara në Bashkimin Evropian. Nga 1 korriku, blerjet online jashtë BE-së me vlerë deri në 150 euro nuk janë më të përjashtuara nga dogana, ka njoftuar Komisioni Evropian (KE). Bëhet fjalë…

Read More

Kompania e njohur Ferrero ka tërhequr nga tregu gjerman një seri të kufizuar të kekëve me Nutella, pas dyshimeve se produktet mund të përmbajnë fragmente metali. Sipas njoftimit zyrtar, masa prek vetëm kekët e shitur në furrat e bukës brenda supermarketeve dhe hipermarketeve në Gjermani gjatë periudhës 16–25 qershor 2026. Produktet e tjera të Nutella-s dhe seritë e tjera të ëmbëlsirave nuk janë të përfshira në këtë tërheqje. Ferrero ka bërë të ditur se konsumatorët nuk mund ta identifikojnë lehtësisht serinë e prekur, pasi produktet shiten pa paketim origjinal, ndaj rekomandohet që të mos konsumohen kekët e blerë në këtë…

Read More

WhatsApp po prezanton një përditësim të rëndësishëm, duke zëvendësuar numrat e telefonit me emra përdoruesi unikë për të rritur privatësinë e përdoruesit dhe për të thjeshtuar lidhjet. Përdoruesit tani mund të rezervojnë emrat e tyre të preferuar të përdoruesit, me funksionin e plotë që do të lançohet më vonë këtë vit. Ky ndryshim adreson hezitimin për të ndarë numrat personalë të telefonit, duke e bërë më të lehtë lidhjen pa zbuluar informacione të ndjeshme. Sistemi i ri synon gjithashtu të luftojë mashtrimet me mesazhe, duke ofruar siguri më të madhe. Lexo edhe: Elon Musk prezanton ‘XChat’ si rival i WhatsApp.…

Read More

Një nga postimet më të komentuara të ditëve të fundit në rrjetet sociale nuk vjen nga një kompani teknologjie apo një influencer, por nga Lidl Danimarkë. Supermarketi ka arritur të tërheqë vëmendjen e miliona përdoruesve me një fushatë marketingu që luan me emrin e platformës së njohur OnlyFans, duke krijuar kuriozitet dhe humor në të njëjtën kohë. Në pamje të parë, shumë përdorues menduan se Lidl kishte hapur një llogari në OnlyFans. Në fakt, e gjithë fushata ishte një lojë fjalësh. Rrjeti i supermarketeve promovonte ventilatorët (fans) që shiste gjatë valës së të nxehtit dhe i ftonte ndjekësit të vizitonin “OnlyFans”, duke iu referuar…

Read More

Çdo verë qarkullojnë lajme dhe video që pretendojnë se telefonat mund të shpërthejnë nga temperaturat e larta. Edhe pse raste të tilla janë shumë të rralla, ekspertët thonë se nxehtësia mund të dëmtojë seriozisht baterinë dhe të rrisë rrezikun e defekteve. Bateritë moderne me litium nuk janë projektuar për temperatura ekstreme. Kur ekspozohen për një kohë të gjatë në diell ose brenda një makine të nxehtë, ato mund të fryhen, të humbasin kapacitetin ose, në raste të rralla, të shkaktojnë mbinxehje të rrezikshme. Lexo edhe: Mos e lini laptopin në makinë! Pajisjet teknologjike që dëmtohen më shpejt nga temperaturat e…

Read More

Paga mesatare mujore bruto në vend ishte 84 mijë lekë në vitin 2025, nga 77.4 mijë lekë një vit më parë. Diferencat e pagave janë shumë të larta dhe ato varen nga vendi i punës ku punoni. A e dini cilat janë ato punë ku pagat janë më të lartat. “Monitor” ka bërë një renditje, bazuar në të dhënat e publikuara nga INSTAT. Në vend të parë renditen institucionet ndërkombëtare, që u japin të punësuarve më shumë se dyfishin e pagës mesatare në vend. Paga mesatare mujore bruto për vitin 2025 ishte 189 mijë lekë, ose gati 2 mijë euro me…

Read More