Bashkohuni në Newsletter
Lexoni lajmet e fundit të teknologjisë në e-mailin tuaj
Author: Tech Expert
Për vite me radhë, lojërat e konsolave PlayStation kanë qenë të kufizuara në pajisjet e Sony, përveç titujve që kompania ka vendosur t’i publikojë edhe për kompjuter. Por zhvillimet e fundit në teknologjinë e emulimit mund ta ndryshojnë këtë situatë. Sipas Ars Technica, një projekt i ri me emrin AnyPS5 ka bërë përparime të rëndësishme në ekzekutimin e lojërave të PlayStation 5 në PC. Ndryshe nga emulatorët tradicionalë, AnyPS5 përdor një metodë që përkthen udhëzimet e lojërave në komanda të kuptueshme për procesorët e kompjuterëve. Kjo qasje synon të shmangë një pjesë të ngarkesës së emulimit klasik, duke ofruar potencialisht performancë më të…
Inteligjenca artificiale po përdoret për të automatizuar gjithçka, nga puna dhe komunikimi te organizimi i jetës së përditshme. Por a duhet të përdoret edhe për të zëvendësuar momentet mes prindërve dhe fëmijëve? Kjo pyetje ka ndezur një debat në rrjetet sociale pas një postimi të Alvin Sng, inxhinier softuerësh në startup-in Factory AI, i cili tregoi një bisedë me bashkëshorten e tij. Sipas postimit, tashmë të fshirë nga platforma X, bashkëshortja i kishte kërkuar t’i lexonte një libër foshnjës së tyre. Ai kishte propozuar të vendoste një audiobook nga telefoni. Kur ajo i kujtoi se fëmija duhej të dëgjonte zërin e…
Sa shumë di Amazon për jetën tuaj? Një përdoruese e rrjetit social Threads ka zbuluar rastësisht një seksion pak të njohur të platformës, ku kompania ruan supozime për klientët bazuar në blerjet dhe aktivitetin e tyre. Zbulimi i saj u bë viral, duke grumbulluar mbi një milion shikime dhe duke nxitur përdorues të tjerë të kontrollonin informacionet që Amazon kishte për ta. Ajo që shkaktoi habi nuk ishte vetëm sasia e të dhënave, por edhe mënyra se si platforma i përshkruante përdoruesit. Një gruaje Amazon i atribuonte karakteristikën “ka të pasme të sheshta”, ndërsa për një tjetër shkruhej “nuk ka miq” dhe, gabimisht, se…
Suzuki ka prezantuar zyrtarisht në Japoni modelin e SKY, veturën e parë elektrike të pasagjerëve të kategorisë kei. Modeli i ri, me gjatësi rreth 3.4 metra, është i pajisur me një bateri të vogël LFP prej 26 kWh dhe ofron autonomi deri në 310 kilometra. Dorëzimet e para janë planifikuar të nisin më 16 nëntor. Çelësi i këtij modeli është kombinimi i një baterie relativisht të vogël me efikasitet të lartë dhe përmasat kompakte të automjetit. Kjo i mundëson Suzuki-t të reduktojë numrin e qelizave të nevojshme të baterisë, një prej komponentëve më të shtrenjtë të një automjeti elektrik. Në…
Artisti i njohur kinez Ai Weiwei, 69 vjeç, ka ngritur shqetësimin për ndikimin e inteligjencës artificiale në privatësinë dhe lirinë e njeriut. Gjatë një diskutimi në qendrën kulturore Bozar në Bruksel, përpara më shumë se 2,000 pjesëmarrësve, ai paralajmëroi se teknologjia mund të përdoret për të kontrolluar shoqërinë dhe për të kufizuar mendimin e lirë. “Ndoshta është tepër vonë për t’i shmangur rreziqet. Nuk kemi më privatësi dhe kur individët nuk kanë privatësi, ata pushojnë së qeni individë dhe shndërrohen në produktin e përsosur”, u shpreh Ai Weiwei, gjatë prezantimit të librit të tij të ri Ai Weiwei on Censorship. Sipas artistit,…
Fizikanti belg Francis Halzen është shpallur fitues i Çmimit Nobel për Fizikë 2026, për kontributin e tij në zhvillimin e observatorit IceCube, detektorit më të madh të neutrinove në botë. I vendosur thellë nën akullin e Antarktidës, ai shfrytëzon një kilometër kub akull të pajisur me sensorë drite për të zbuluar grimca jashtëzakonisht të vështira për t’u kapur. Neutrinot, të njohura edhe si “grimcat fantazmë”, udhëtojnë nëpër univers pothuajse pa ndryshuar drejtim dhe pa humbur energji. Kjo u mundëson shkencëtarëve të marrin informacione për fenomene shumë energjike që ndodhin miliarda kilometra larg Tokës, të cilat teleskopët tradicionalë nuk mund t’i studiojnë në të njëjtën…
Prodhuesi britanik i makinave luksoze Jaguar ka prezantuar në Nju Jork modelin e tij të ri elektrik, Type 01EV, makinën e parë të prezantuar pas ndryshimit të shumëdiskutuar të identitetit të markës në vitin 2024. Në eventin e lançimit mori pjesë edhe aktorja Florence Pugh, e prezantuar si ambasadore e re e kompanisë. Modeli i ri shënon një kthesë të madhe për Jaguar, si në teknologji, ashtu edhe në dizajn. Kompania synon të tërheqë një klientelë më të re, më të pasur dhe kryesisht amerikane, duke u larguar nga eleganca tradicionale britanike drejt një stili futurist, minimalist dhe me linja të theksuara gjeometrike.…
Kompania po teston mundësinë që kanalet të zhvendosen drejtpërdrejt në skedën “Chats”, pra të shfaqen së bashku me bisedat. I njëjti ndryshim po zhvillohet si për pajisjet Android, ashtu edhe për iPhone. Në versionin beta të WhatsApp për Android, 2.26.39.1, kompania po teston tri mënyra të ndryshme për shfaqjen e kanaleve në skedën e bisedave. Përdoruesve që tashmë ndjekin kanale do t’u ofrohet mundësia që ato t’i shohin drejtpërdrejt në listën e bisedave ose që aplikacioni t’i arkivojë automatikisht. Për momentin nuk dihet se cilin prej këtyre opsioneve WhatsApp do ta zgjedhë për versionin përfundimtar. Vendimi pritet të merret bazuar…
“Po, jemi të përgjuar.” Kështu e përmbledh Erion Demiri realitetin e një bote ku kamerat janë pothuajse kudo: në banesa, biznese, zyra, rrugë dhe hapësira publike. Por sipas ekspertit të sigurisë kibernetike dhe sistemeve të monitorimit, problemi nuk është domosdoshmërisht ekzistenca e teknologjisë. Problematika kryesore është mënyra se si ajo përdoret – dhe sidomos si mund të keqpërdoret. Demiri ishte i ftuar në “Tech Talk”, format televiziv, radiofonik dhe digjital me autorë dhe moderatorë Kristi Gongo dhe Kushtrim Shala, që synon ta sjellë teknologjinë më pranë publikut: nga inteligjenca artificiale dhe startup-et te siguria online, puna, familja, argëtimi dhe mënyra se si teknologjia po…
Nëse ke lindur nga mesi deri në fund të viteve ’90 dhe shpesh të duket sikur nuk i përket plotësisht as Millennials dhe as Gen Z, nuk je vetëm. Vitet e fundit është përhapur gjithnjë e më shumë termi “Zillennial”, një kombinim i fjalëve Millennial dhe Gen Z, për të përshkruar pikërisht njerëzit që ndodhen në kufirin mes këtyre dy brezave. Nuk ekziston një interval universal për Zillennials. Burime të ndryshme përdorin kufij paksa të ndryshëm, por termi zakonisht lidhet me personat e lindur afërsisht mes viteve 1993–1998. Pew Research Center, për shembull, vendos Millennials në vitet 1981–1996 dhe fillimin e Gen Z në 1997,…

