Author: Tech Expert

Björn Ulvaeus, anëtar i grupit legjendar ABBA, shprehu shqetësimin e tij në Parlamentin Europian për ndikimin e inteligjencës artificiale (AI) mbi të drejtat e autorit. Ai paralajmëroi se kompanitë e mëdha teknologjike po përpiqen të dobësojnë këto të drejta përmes Kodit të Praktikës për AI që po përgatitet në Bashkimin Europian. Ulvaeus, që është president i CISAC (një organizatë globale e autorëve dhe kompozitorëve), tha se mbështet teknologjinë, por jo nëse ajo dëmton krijuesit. Ai theksoi se AI nuk duhet të ndërtohet mbi “vjedhje”, por me respekt për krijimtarinë. Kodi i ri synon të udhëzojë kompanitë se si të zbatojnë…

Read More

Google po i paralajmëron gati dy miliardë përdoruesit e saj të Gmail që të fshijnë menjëherë një email shqetësues, që përpiqet të duket sikur vjen nga vetë Google. Mashtrimi i ri quhet sulm me email ‘pa përgjigje’ sepse viktimat marrin një mesazh gjoja zyrtar nga no-reply@accounts.google.com. Brenda emailit, marrësit do të gjejnë një njoftim që pretendon se Google është thirrur në gjyq nga forcat e rendit për të publikuar gjithçka në llogarinë e përdoruesit. Emaili madje përmban një lidhje për një faqe mbështetjeje të Google, që duket se ka të gjitha detajet rreth asaj që po ndodh në lidhje me…

Read More

Një studim i ri ka zbuluar fjalëkalimet më të rrezikshme (domethënë: të hakueshme) të kulturës pop që mund të keni, dhe superherojtë e librave komikë renditen lart.Studimi, i cili u krye nga Mailsuite, analizoi 300 milionë llogari të hakuara dhe identifikoi fjalëkalimet me referenca ndaj kulturës pop që duhet të shmangni. Pra, cili është më i rrezikshmi?Rezulton vetë Njeriu i Çeliktë, pasi ‘Superman’ është fjalëkalimi më i hakueshëm. Superheroi i DC u shfaq në 584,697 shkelje të të dhënave. Vendi i dytë shkoi për grupin rock Blink-182, duke u shfaqur në 482,244 shkelje, ndërsa vendi i bronztë i shkon fqinjit…

Read More

Hulumtuesit në Qendrën Riken për Shkencën e Materieve Emergjente (CEMS) në Japoni kanë krijuar një material plastik biodegradues të zbatueshëm për paketim që zbërthehet natyrshëm në ujin e detit. Studimi synon të prezantojë një alternativë ndaj plastikës konvencionale që ruan forcën dhe shkathtësinë e tretësirave standarde, duke eliminuar gjurmën e tyre afatgjatë mjedisore. Plastikat ekzistuese biodegraduese si acidi polilaktik (PLA) nuk degradohen në ujin e detit sepse janë të patretshme në ujë. Këto fragmente të vogla plastike, që maten më pak se 5 mm, hyjnë në zinxhirin ushqimor, duke rrezikuar jetën ujore dhe shëndetin e njeriut. Lexo edhe: Japonia e…

Read More

Një nga temat më të diskutuara pas publikimit të trailerit të parë të GTA 6 është padyshim përmirësimi grafik krahasuar me paraardhësin e tij, GTA 5. Nga detajet në lëvizjen e ujit në pishinë, deri te drita që përthyhet në dritaret e makinave apo hijet që krijohen nga dielli mbi rrugët e Vice City – GTA 6 duket se po e çon përvojën vizuale në një nivel të ri. Në rrjete sociale, një krahasim viral mes një skene në pishinë nga GTA 5 dhe një të ngjashme me protagonistën Lucia në GTA 6 ka ndezur diskutime. Në pamje të parë, dallimi duket dramatik: teksturat janë më të detajuara, lëvizja…

Read More

Kompania amerikane Coinbase, një nga platformat më të mëdha për shkëmbimin e kriptomonedhave, ka njoftuar se është përballur me një sulm kibernetik. Kriminelët kanë arritur të vjedhin të dhëna personale të disa klientëve dhe kanë kërkuar 20 milionë dollarë për të mos i publikuar ato. Sipas CEO-së së kompanisë, Brian Armstrong, disa punonjës të shërbimit të klientit jashtë SHBA-së janë korruptuarnga kriminelët dhe u kanë dhënë atyre të dhëna si emrat, datëlindjet dhe pjesë nga numrat e identitetit të klientëve. Këto të dhëna më pas janë përdorur për mashtrime, ku kriminelët janë shtirur si përfaqësues të Coinbase dhe kanë tentuar të bindin klientët të dërgojnë kriptomonedhat e tyre.…

Read More

Chatboti i krijuar nga Elon Musk, i quajtur Grok, ka ngjallur shumë diskutime këtë javë pasi nisi të përgjigjej shpesh me pretendime për një të ashtuquajtur “gjenocid ndaj të bardhëve” në Afrikën e Jugut – edhe kur pyetjet nuk kishin asnjë lidhje me politikën apo vendin. Grok është krijuar nga kompania xAI, në pronësi të Elon Musk, dhe është i lidhur me rrjetin social X (ish-Twitter). Në vend që të përgjigjej në mënyrë neutrale, Grok filloi të japë deklarata të ndjeshme politike, shpesh të bazuara në teori konspirative rreth dhunës ndaj fermerëve të bardhë në Afrikën e Jugut. Një shkencëtare kompjuterike nga SHBA, Jen…

Read More

Një grua në Greqi vendosi të kërkonte divorc pasi ChatGPT, një program i inteligjencës artificiale, i “lexoi” filxhanin e kafesë së burrit dhe i tha se ai po e tradhtonte. Ajo kishte fotografuar fundin e filxhanit dhe e kishte ngarkuar në ChatGPT, duke kërkuar një parashikim – një praktikë që zakonisht bëhet nga fallxhorët, jo nga robotët digjitalë. Sipas medias lokale, AI-ja i “tha” se burri i saj po mendonte të krijonte një lidhje jashtëmartesore me një grua që emri i fillonte me shkronjën “E”, dhe madje se e kishte tashmë një lidhje dhe gruaja tjetër donte të shkatërronte martesën…

Read More

Në Samitin Politik Evropian të mbajtur në Tiranë Vodafone Albania ishte partneri i besuar i rrjetit 5G në eventin prestigjioz, duke siguruar lidhje të pandërprerë për mbi 500 gazetarë dhe media ndërkombëtare, që mbuluan këtë ngjarje të nivelit të lartë. Ndërsa udhëheqësit e Evropës u mblodhën për të adresuar sfidat kritike rajonale, infrastruktura e përparuar 5G e Vodafone siguroi komunikim në kohë reale e me shpejtësi të lartë, duke vënë edhe njëherë në dukje rolin e Vodafone si lider në transformimin digjital të Shqipërisë. Një Samit me Rëndësi Strategjike i organizuar në kryeqytetin plot jetë të Shqipërisë, Tiranë, bëri së…

Read More

Elton John të dielën akuzoi qeverinë britanike për “vjedhje” duke propozuar që firmat e teknologjisë të mund të trajnojnë modele të inteligjencës artificiale mbi muzikën dhe prodhimin krijues të Mbretërisë së Bashkuar pa garantuar shpërblimin e duhur. Industritë krijuese në nivel global po përballen me implikimet ligjore dhe etike të modeleve të AI-së që mund të prodhojnë punën e tyre pasi të jenë trajnuar mbi materialet ekzistuese.Britania, të cilën Kryeministri Keir Starmer dëshiron ta bëjë një superfuqi të AI-së, ka propozuar zbutjen e ligjeve të të drejtave të autorit për t’u lejuar zhvilluesve të AI-së të trajnojnë modelet e tyre…

Read More