Qeveria Shqiptare, në kuadër të zhvillimeve më fushën e sigurisë kibernetike, ka hartuar Strategjinë e Sigurisë Kibernetike. Kjo strategji bazohet në disa boshte kryesore, duke përfshirë monitorimin e vazhdueshëm të sigurisë kibernetike në nivel kombëtar, dhe bashkëpunimin me institucionet.
Në Strategjinë e re të Sigurisë Kibernetike vëmë re përfshirjen edhe të institucioneve private, kryesisht ato qe ofrojnë shërbime sensitive për komunitetin, si energjitika, transporti, apo ekonomisë dhe financës. Në këtë Strategji përfshihen edhe masa administrative penalizuese për institucionet që nuk përditësojnë sistemet, apo nuk raportojnë sulmet potenciale kibernetike.
Erion Demiri, nga Technews.al, diskutoi mbi Strategjinë e re të Sigurisë Kibernetike, duke theksuar se ndër mënyrat më të mira për të parandaluar sulme kibernetike, si ato të vitit të kaluar, është të rritet bashkëpunimi i vazhdueshëm midis institucioneve.
Gjithashtu, z. Demiri diskutoi se një mënyrë e mirë për të garantuar sigurinë kibernetike është ndërgjegjësimi i grupeve të interesit. Sulmet e vitit të kaluar mund të shërbejnë që vetë institucionet të ndërgjegjësohen, duke kontraktuar staf të kualifikuar dhe platforma të mira mbrojtjeje ndaj sulmeve kibernetike.





2 Comments
Pingback: Kërcënimi digjital ndaj Shqipërisë: Një terren i favorshëm për sulmet kibernetike? - Technews.al
Pingback: Shkencëtarët e Universitetit të Waterloo-s thyejnë mbrojtjen e vërtetimit të zërit me një shkallë suksesi 99% - Technews.al