Inteligjenca Artificiale (AI) është gati të dërgojë luftën kundër hedhjes së mbeturinave në autostrada në një nivel të ri. Kamerat e fuqizuara nga AI, të dizajnuara për të ndaluar shoferët që të hedhin mbeturinat nga automjetet e tyre, do të vendosen në rrugët kryesore të Mbretërisë së Bashkuar në javët e ardhshme.
National Highways, organi përgjegjës për mirëmbajtjen dhe përmirësimin e rrugëve në Mbretërinë e Bashkuar, po drejton projektin pilot, në bashkëpunim me një filial të këshillit të qarkut East Hampshire. Përpjekja synon të ndihmojë në rritjen e pastërtisë së autostradave të vendit.
Kamerat e fundit janë zhvilluar për të kapur dhe pëcjellë automatikisht pamjet e shkelësve tek autoritetet përkatëse. Kjo do të eleminojë nevojën që oficerët të analizojnë pamjet e kamerave, duke thjeshtuar ndjeshëm procesin e identifikimit dhe gjobitjes së shkelësëve të ligjit.
Shkelësit e identifikuar nga sistemi i AI mund të përballen me gjoba deri në 100 £, një masë e krijuar për të ndaluar shoferët për hedhjen mbeturinave.
Fillimisht, prova do të fokusohet në juglindjen e Anglisë, me potencial për një shtrirje më të gjerë bazuar në suksesin e projektit.
Kjo qasje e re vjen mes shqetësimeve në rritje për përshkallëzimin e mbeturinave përgjatë autostradave të vendit. Clean Up Britain, një grupim kundër mbeturinave, kishte kërcënuar me veprime ligjore kundër Autostradave Kombëtare nëse situata e mbeturinave nuk përmirësohej. Megjithatë, themeluesi i grupimit, John Read, shprehu skepticizëm rreth projektit të AI, duke e etiketuar atë një “partneritet të pakuptimtë” me pak potencial për ndikim real.
Teknologjia e AI po bëhet gjithnjë e më e përhapur në monitorimin e sjelljeve të shoferëve, me Amazon që përdor kamerat AI për të vëzhguar drejtuesit e saj të shërbimit postar gjatë ndërrimeve të turneve. Sisteme të tilla mund të zbulojnë një sërë veprimesh, nga mungesa e rripave të sigurimit, deri tek pirja e kafesë gjatë drejtimit të makinës, duke ndihmuar në zbatimin e standardeve të sigurisë dhe pastërtisë në rrugë.




