Bashkohuni në Newsletter

    Lexoni lajmet e fundit të teknologjisë në e-mailin tuaj

    What's Hot

    Qeveritarët mbyllin komentet në rrjetet sociale: Kur pushteti zgjedh të mos dëgjojë qytetarët

    October 21, 2026

    Meta në telashe me privatësinë: Agjenti AI Muse ekspozon të dhënat personale dhe financiare të përdoruesve

    October 21, 2026

    Kina zëvendëson reklamat e markave dhe VIP-ave me portretet e shkencëtarëve që bënë histori

    October 21, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Tech
    • Gadgets
    Facebook X (Twitter) Instagram YouTube LinkedIn
    Technews.alTechnews.al
    • Home
    • Tech

      Dita e tretë e protestës studentore: Rama shmang përgjegjësinë politike dhe fajëson opozitën, tensionet përhapen në disa qytete

      October 15, 2026

      Bizneset në Tiranë ulin qepenat nga frika e protestave: “Jemi me ju, mos na dëmtoni!”

      October 15, 2026

      Kush është Klevi Metaj? I riu që u përball i vetëm me 6 efektivë policie gjatë protestës së studentëve

      October 14, 2026

      Video të rënda nga protesta e studentëve në Tiranë, shpërthen debati në rrjet për përdorimin e forcës nga policia

      October 14, 2026

      Sulm kibernetik në Francë: Hakerat rrisin temperaturat e frigoriferëve në 50°C, shkatërrohen ushqime me vlerë miliona euro

      October 13, 2026
    • Mobiles

      iPhone 17 apo iPhone 18? Ja avantazhet dhe disavantazhet para se të vendosni cilin të blini

      September 30, 2026

      Galaxy Z Fold8 Ultra, Fold8 apo Flip8? Samsung tregon si të zgjidhni telefonin e duhur të palosshëm

      September 29, 2026

      iOS 27 e bën iPhone-in më të shpejtë: mbi 30 përmirësime të performancës

      September 22, 2026

      Ja elementet e Nokia 3310 që e bënë celularin më të dashur të një brezi

      September 21, 2026

      Google Pixel 11 Pro mbërrin në Amazon, ja sa kushton

      September 16, 2026
    • Gadgets

      Meta në telashe me privatësinë: Agjenti AI Muse ekspozon të dhënat personale dhe financiare të përdoruesve

      October 21, 2026

      TrueWave Garden Speaker Review: Altoparlanti për ambiente të jashtme që kombinon cilësinë e zërit me dizajnin në formë guri

      October 13, 2026

      Xiaomi Wireless Mouse: Një maus praktik, minimalist dhe në 4 ngjyra për çdo stil!

      October 12, 2026

      Përfshihet nga flakët powerbank-u në kabinën e bagazheve, aeroplani në Indi bën ulje emergjente (VIDEO)

      October 12, 2026

      Erion Demiri: “Po, jemi të përgjuar” – Ja llojet e kamerave që na rrethojnë dhe si të mbrohemi

      October 7, 2026
    • Gaming

      Sony përballet me një sfidë të re: Lojërat e PlayStation 5 po bëhen të luajtshme edhe në kompjuter

      October 9, 2026

      “Trump Arcade”: Shtëpia e Bardhë kthen politikat e Trump në video-lojëra

      September 4, 2026

      Gjithçka që dihet për GTA 6 – pamjet e reja, grafikat dhe detajet që po çmendin fansat

      September 1, 2026

      A rrezikon GTA 6 të ndalohet në disa shtete? Ja çfarë dihet deri më tani

      August 7, 2026

      GTA 6 mund të kushtojë rreth 2 miliardë dollarë – loja më e shtrenjtë në historinë e argëtimit?

      June 24, 2026
    • AI

      Meta në telashe me privatësinë: Agjenti AI Muse ekspozon të dhënat personale dhe financiare të përdoruesve

      October 21, 2026

      Ana e errët e inteligjencës artificiale: Pedofilët po përdorin modelet AI për të krijuar materiale abuzimi seksual me fëmijë

      October 14, 2026

      Investigimi i Patrick Quirk: “Diella nuk ka sistem AI të dukshëm, ndërsa të dhënat e Parlamentit shqiptar shkarkohen pa autentikim”

      October 14, 2026

      Inteligjenca Artificiale në shkolla: Gogo.al sjell video edukative për mësuesit dhe drejtuesit e shkollave

      October 13, 2026

      Google prezanton kolegun virtual, Gemini nuk jep më vetëm përgjigje, por planifikon dhe kryen punën

      October 12, 2026
    • Social Media

      Qeveritarët mbyllin komentet në rrjetet sociale: Kur pushteti zgjedh të mos dëgjojë qytetarët

      October 21, 2026

      Kur qytetarët të urrejnë në komente: Çfarë duhet të kuptojë një politikan nga zemërimi në rrjetet sociale?

      October 15, 2026

      Kush është Klevi Metaj? I riu që u përball i vetëm me 6 efektivë policie gjatë protestës së studentëve

      October 14, 2026

      TikTok heq 45 video pas ankesave, Armela Krasniqi: 9 të tjera pritet të jenë fshirë

      October 12, 2026

      Kush është Bjorn Shabanaga, 19-vjeçari shqiptar që mahniti jurinë e “The Voice of Germany”?

      October 5, 2026
    • Apps

      WhatsApp përgatit ndryshime të mëdha, kanalet mund të zhvendosen te bisedat

      October 8, 2026

      Ndryshim i rëndësishëm për e-Albania nga 1 tetori: Ja çfarë duhet të dinë të gjithë përdoruesit

      September 24, 2026

      Snapchat mund të vendosë kufi për kohën e adoleshentëve: “Duam të jemi pjesë e zgjidhjes”

      September 22, 2026

      Nga sporteli te smartphone-i: Sa para i ka kursyer Shqipërisë kalimi te shërbimet digjitale?

      September 10, 2026

      Bilibili del jashtë Kinës, sfidon YouTube dhe TikTok në tregun global

      September 3, 2026
    Technews.alTechnews.al
    Home » Typography Elements » Titanët e teknologjisë kundër Kanadasë: Google dhe Meta përplasen me Kanadanë në betejën mbi lajmet online!
    Tech

    Titanët e teknologjisë kundër Kanadasë: Google dhe Meta përplasen me Kanadanë në betejën mbi lajmet online!

    Tech ExpertBy Tech ExpertJune 9, 20234 Comments3 Mins Read
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Në një betejë të vazhdueshme, Google dhe Meta po advokojnë fuqishëm kundër Aktit të Lajmeve Online të Kanadasë, një legjislacion që synon t’i detyrojë këta gjigandë të teknologjisë të paguajnë botuesit kanadezë të lajmeve. Kryeministri Justin Trudeau, së fundmi, i akuzoi ata për përdorimin e “taktikave të presionit” për t’iu shmangur detyrimeve të tyre financiare ndaj sektorit të medias.

    I prezantuar në prill 2022, Akti i Lajmeve Online është krijuar për të siguruar që kompanitë e mëdha të internetit, si Google apo Facebook, të paguajnë para për botuesit për përmbajtjen e tyre. Kjo është një përgjigje kanadeze e ligjit australian që hyri në fuqi në vitin 2021.

    Por, Google dhe Facebook nuk janë shumë të kënaqur me këtë propozim. Ata pretendojnë se propozimet e deritanishme janë shumë të ashpra, dhe po dëmtojnë qëndrueshmërinë e bizneseve të tyre. Në atë që mund të shihet si një lojë e fortë digjitale, të dyja kompanitë kanë kryer eksperimente për të kufizuar shpërndarjen dhe shikimin e përmbajtjes së lajmeve midis disa përdoruesve kanadezë, duke pilotuar se çfarë mund të ndodhë nëse ligji miratohet.


    Lexo më shumë:
    Çfarë do të ndodhë me lajmet në rrjetet sociale? Kalifornia ndjek Australinë në rritjen e taksave ndaj Facebook


    “Fakti që këta gjigandë të internetit preferojnë t’u ndërpresin aksesin kanadezëve në lajmet lokale, sesa t’i paguajnë faqeve të lajmeve një kompensim të drejtë, është një problem i vërtetë, dhe tani ata po përdorin taktika presioni për të provuar fuqinë e tyre. Kjo taktikë nuk do të funksionojë”, tha Trudeau në një konferencë shtypi në Otava.

    Google, në mbrojtjen e tij, argumenton se legjislacioni kanadez është shumë i ashpër, në krahasim me homologët e tij australianë dhe europianë. Kompania po kërkon ndryshime që përputhen me ato që konsiderohen normat ndërkombëtare. Zëdhënësi i Google, Shay Purdy, tha: “Ne kemi ardhur në tryezë me zgjidhje të arsyeshme dhe pragmatike, që do ta bënin projektligjin të funksiononte ashtu siç është planifikuar, dhe do të rrisnin investimet tona në ekosistemin e lajmeve kanadeze”. Megjithatë, Purdy përmendi gjithashtu se projektligji paraqet “probleme serioze” për shërbimet dhe produktet e Google. Javën e kaluar, Meta iu bashkua nismës së Google, duke e etiketuar projektligjin si thelbësisht të gabuar, dhe duke pretenduar se përmbajtja e lajmeve nuk sjell ndonjë vlerë ekonomike në platformat e saj.


    Lexo më shumë:
    Inteligjenca Artificiale fillon të sundojë në faqet e lajmeve


    Ndërkohë, industria mediatike e Kanadasë ka dalë kundër këtyre gjigandëve të teknologjisë, për të mbrojtur pjesën e tyre të tregut të reklamave në internet. Kryeministri Trudeau u tregua shumë i ashpër kur tha: “Kompanitë e ndryshme të internetit, si Meta, kanë çdo vit fitime rekord, ndërkohë që në të njëjtën kohë, agjensitë e pavarura të lajmeve lokale po luftojnë për të mbijetuar. Ne duam të sigurohemi që këto korporata shumë fitimprurëse të kontribuojnë në forcimin e demokracisë sonë”.

    Akti i Lajmeve Online është miratuar në Dhomën e Komunave të Kanadasë, dhe aktualisht është në pritje të miratimit nga dhoma e sipërme e parlamentit. Megjithëse dhoma e sipërme rrallëherë bllokon legjislacionin që është miratuar nga Dhoma e Komunaves, mbetet për t’u parë nëse titanët digjitalë mund të lëvizin peshoren në favor të tyre.


    Lexo më shumë:
    AI nuk ndalet, ChatGPT do të jetë i përditësuar me lajme në kohë reale


    Tani për tani, është një përballje e ashpër midis përpjekjeve të Kanadasë për të mbështetur botuesit e saj të lajmeve, dhe kompanive teknologjike që duken të vendosur të luftojnë për të mos e mbështetur këtë propozim.

    featured
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Tech Expert

    Related Posts

    Qeveritarët mbyllin komentet në rrjetet sociale: Kur pushteti zgjedh të mos dëgjojë qytetarët

    October 21, 2026

    Meta në telashe me privatësinë: Agjenti AI Muse ekspozon të dhënat personale dhe financiare të përdoruesve

    October 21, 2026

    Kina zëvendëson reklamat e markave dhe VIP-ave me portretet e shkencëtarëve që bënë histori

    October 21, 2026

    Kur qytetarët të urrejnë në komente: Çfarë duhet të kuptojë një politikan nga zemërimi në rrjetet sociale?

    October 15, 2026
    View 4 Comments

    4 Comments

    1. Pingback: Kompanitë e rrjeteve sociale duhet të paguajnë mediat: Facebook reagon me ndërprerjen e lajmeve - Technews.al

    2. Pingback: Lufta e Australisë kundër lajmeve të rreme: Gjigandët e teknologjisë mund të përballen me gjoba të majme - Technews.al

    3. Pingback: BE bën thirrje për etiketim të AI: Një qëndrim kundër dezinformimit - Technews.al

    4. Pingback: Meta bllokon lajmet në Kanada pas publikimit të legjislacionit të ri - Technews.al

    Leave A Reply Cancel Reply

    Editors Picks

    Qeveritarët mbyllin komentet në rrjetet sociale: Kur pushteti zgjedh të mos dëgjojë qytetarët

    October 21, 2026

    Meta në telashe me privatësinë: Agjenti AI Muse ekspozon të dhënat personale dhe financiare të përdoruesve

    October 21, 2026

    Kina zëvendëson reklamat e markave dhe VIP-ave me portretet e shkencëtarëve që bënë histori

    October 21, 2026

    Kur qytetarët të urrejnë në komente: Çfarë duhet të kuptojë një politikan nga zemërimi në rrjetet sociale?

    October 15, 2026
    Top Reviews
    9.1

    9 mënyra për të rregulluar gabimin e pritjes për aktivizim në iMessage dhe FaceTime

    By Tech Expert
    8.9

    Apple Pencil është lapsi më i mirë për përdoruesit e iPad – ja çfarë të merrni dhe si ta përdorni

    By Tech Expert
    8.9

    Apple po kalon plotësisht në USB-C, pasi teknologjia e karikimit është vendosur të vijë në iPhone. Ja çfarë do të thotë për përdoruesit.

    By Tech Expert
    Technews.al
    Facebook X (Twitter) Instagram YouTube LinkedIn
    • Home
    • Tech
    • Kategori
    • Kontakt
    © 2026 Designed by Technews.al

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.