Threads, alternativa e shumëpritur e Twitter nga Meta, më në fund është publikuar. Platforma e re mund të aksesohet përmes faqes së saj desktop, Threads.net, ose përmes aplikacionit të dedikuar për iOS dhe Android. Dizajni i Threads është jashtëzakonisht i ngjashëm me Twitter, por me një lidhje domethënëse me Instagram: përdoruesit mund të identifikohen duke përdorur kredencialet e tyre në Instagram dhe të ndjekin pa probleme të njëjtat profile.
Threads i lejon përdoruesëve mundësinë për të krijuar postime deri në 500 karaktere, dhe të ndajnë foto dhe video deri në pesë minuta. Ajo ka një ndërfaqe minimaliste, duke mundësuar pëlqime, komente, ripostime dhe ndarjen e temave të diskutimit.
Drejtori i Përgjithshëm i Meta, Mark Zuckerberg, njoftoi se Threads arriti më shumë se 30 milionë abonentë që nga mëngjesi i së enjtes, vetëm disa orë pas publikimit të platformës. Për më tepër, sipas të dhënave të brendshme, aplikacioni ka arritur tashmë mbi 95 milionë postime dhe 190 milionë pëlqime brenda 24 orëve të para.
Artikull i ngjashëm:
Kundërlëvizja e Meta-s: Krijohet platforma për të zëvendësuar Twitter-in
Aplikacioni i ri, i publikuar të mërkurën në mbrëmje, ka tërhequr vëmendjen e publikut të gjerë, duke siguruar vendin e parë si aplikacioni falas më i shkarkuar në App Store. Ky sukses i shpejtë shënon një fillim të mbarë për sipërmarrjen e re të Meta-s në mediat sociale, e krijuar për të rivalizuar Twitter.
Pavarësisht suksesit fillestar, Threads-it ende i mungojnë disa veçori kryesore. Veçanërisht, fshirja e një llogarie Threads aktualisht kërkon heqjen e llogarisë së lidhur në Instagram. Për më tepër, aplikacioni nuk ofron ende veçori të tilla si mesazhe të drejtpërdrejta, shikimin e postimeve në rend kronologjik, ose një integrim të pritshëm me protokollin e decentralizuar ActivityPub.
Artikull i ngjashëm:
Threads: Platformë rekordesh, apo “mashtruese” për përdoruesit?
Ndërsa Threads nis udhëtimin e tij, testi i vërtetë do të jetë mbajtja e përdoruesëve. Edhe pse numrat e parë pas publikimit të tij janë mbresëlënës, mbetet për t’u parë nëse përdoruesit do të vazhdojnë të angazhohen me platformën.





4 Comments
Pingback: Emoji tregohen më të qarta se fytyrat e vërteta në shprehjen e emocioneve, sipas një studimi italian - Technews.al
Pingback: Threads: Rivali i Twitter sheh rënie të angazhimit të përdoruesve pas bumit fillestar - Technews.al
Pingback: Twitter raporton humbje nga reklamat, pas publikimit të Threads - Technews.al
Pingback: Threads po përballet me humbje të numrit të përdoruesëve - Technews.al