Amazon ka prezantuar robotët humanoidë të quajtur “Digit” në një provë në SHBA, duke synuar të optimizojë efikasitetin e punonjësve. Sipas BBC, këta robotë me dy këmbë janë krijuar për të ngritur kuti të mëdha dhe për t’i zhvendosur ato, duke i lejuar punonjësit të përqëndrohen në përmirësimin e shërbimit ndaj klientit.
Ndërsa kjo iniciativë mbetet eksperimentale, Amazon po vlerëson aftësinë e robotëve për të vepruar në mënyrë të sigurtë përkrah punëtorëve njerëzorë. Scott Dresser nga Amazon Robotics komentoi: “Ne po eksplorojmë se si robotët humanoidë mund të integrohen në mjedisin tonë të Amazon”.
Megjithatë, ky përditësim ka ngjallur shqetësime nga sindikatat e punëtorëve. Stuart Richards nga sindikata e Mbretërisë së Bashkuar GMB vërejti, “automatizimi i shpejtë i Amazon mund të çojë në humbje të konsiderueshme të vendeve të punës.” Në përgjigje, Dresser theksoi se përparime të tilla teknologjike kanë krijuar historikisht vende pune dhe kanë nxitur rritjen në Amazon.
Ndërsa Amazon ka përdorur robotë në bizneset e saj për vite me rradhë, prezantimi i robotëve humanoidë, që ngjasojnë me personazhe të trillimeve shkencore, shënon një përparim të rëndësishëm në automatizimin e magazinave.




