Apple njoftoi këtë javë serinë e çipave M3, por e bëri si asnjëherë më parë. Në vitet e kaluara, kompania filloi me konfigurimin bazë të serisë së çipave, qoftë ky M1 apo M2. Publikimet fillestare ndërtuan themelin e asaj që këto çipa mund të bënin në pajisjet e nivelit fillestar si MacBook Air ose Mac mini.
Intel prezanton çipat e tij në një mënyrë të ngjashme, duke filluar nxjerrë në treg pajisjet e nivelit fillestar së pari. Por në ngjarjen e lançimit që u quajt “Scary Fast”, Apple shkoi në një drejtim tjetër. Duke shpallur M3, M3 Pro dhe M3 Max njëherësh, Apple luajti të gjitha kartat nën mëngë në një moment të vetëm. Përveç M3 Ultra, i cili me sa duket po ruhet për vitin 2024, tashmë dihet gama e performancës së linjës së re të çipave të Apple.

Nga pamja e tij, gjenerata M3 e Mac-ve nuk do të ofrojë shumë dizajne të reja. Kjo do të thotë se performanca do të duhet të jetë shtytësi kryesor i shitjeve për Apple në 2023 dhe 2024. M3 bazohet në një procesor 3nm, duke ofruar një rritje të konsiderueshme në efikasitet dhe performancë për vat krahasuar me paraardhësin e tij. Edhe më parë se Apple të publikonte pajisjet, përdoruesit prisnin një kalim më mbresëlënës brezash sesa ai i M2 mbi M1.
Dhe ku është më mirë të tregosh atë performancë shtesë sesa në MacBook Pro 14-inç dhe 16-inç? Këta laptopë ishin tashmë jashtëzakonisht të fuqishëm dhe të specifikuar, por me çipat M3, blerësit e këtyre Mac-ve do ta njohin vërtet eksperiencën e fuqishme të këtyre laptop-ëve.




