Që nga momenti kur Netflix-i korri sukses me serialin korean “Squid Game”, është e arsyeshme që tashmë po kërkonte ide rreth asaj se si mund të risillte popullaritetin e dramës distopike në një lloj spektakli që simulon përvojën e të qenit në këtë lloj gare. Është paksa e çudtishme të imagjinosh njerëzit duke parë serialin origjinal dhe duke menduar, “Unë dua ta bëj këtë”, por siç duket ka ndodhur dhe pikërisht ata janë sot konkurrentët e Squid Game: The Challenge.
Me 4.65 milionë dollarë në këmbim të fitores, nuk është sekret se përse pjesëmarrësit e “The Challenge” u regjistruan dhe shfaqja hapet duke nënvizuar se si fitimi i këtyre parave do të ndryshojë rrënjësisht jetën e të gjithëve për mirë. Por, sado të ndryshëm janë lojtarët dhe ëndrrat e tyre për paratë, është e qartë se ata janë të gjithë tifozë të zjarrtë të Squid Game, dhe kanë shpenzuar orë të panumërta jo vetëm duke e shikuar, por edhe duke e imagjinuar veten në të.
Meqënëse kasti fillestar i The Challenge përfshin 456 persona, çdo lojtar është në përpjekje për të krijuar personazhin e tij fitues, për të shpërfaqur potencialin e vërtetë prej “ylli”, aq sa e bën këtë reality show gati po aq kompetitiv sa personazhet e seriali që luftonin për jetën e tyre.




