Tingulli i alarmit që bie në mëngjes është diçka që shumica prej nesh nuk e durojmë dot. Por për një grua, drama e alarmit të përditshëm të iPhone është veçanërisht torturuese.
Angele Sofia, një TikTokere britanike, pretendon se ajo po ‘përndiqet’ nga një alarm që bie në orën 09:25 çdo mëngjes – pavarësisht se ajo nuk e ka planifikuar në mekanizmin e Iphone.

Sofia ka postuar një seri videosh në TikTok-un e saj, duke u lutur për ndihmë me problemin e pazakontë. “Jam e bindur se do të vdes në orën 9:25 të mëngjesit. Sikur të ishte një parashikim i vdekjes sime”, tha ajo.





