Bashkohuni në Newsletter

    Lexoni lajmet e fundit të teknologjisë në e-mailin tuaj

    What's Hot

    Kur qytetarët të urrejnë në komente: Çfarë duhet të kuptojë një politikan nga zemërimi në rrjetet sociale?

    October 15, 2026

    Dita e tretë e protestës studentore: Rama shmang përgjegjësinë politike dhe fajëson opozitën, tensionet përhapen në disa qytete

    October 15, 2026

    Bizneset në Tiranë ulin qepenat nga frika e protestave: “Jemi me ju, mos na dëmtoni!”

    October 15, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Tech
    • Gadgets
    Facebook X (Twitter) Instagram YouTube LinkedIn
    Technews.alTechnews.al
    • Home
    • Tech

      Dita e tretë e protestës studentore: Rama shmang përgjegjësinë politike dhe fajëson opozitën, tensionet përhapen në disa qytete

      October 15, 2026

      Bizneset në Tiranë ulin qepenat nga frika e protestave: “Jemi me ju, mos na dëmtoni!”

      October 15, 2026

      Kush është Klevi Metaj? I riu që u përball i vetëm me 6 efektivë policie gjatë protestës së studentëve

      October 14, 2026

      Video të rënda nga protesta e studentëve në Tiranë, shpërthen debati në rrjet për përdorimin e forcës nga policia

      October 14, 2026

      Sulm kibernetik në Francë: Hakerat rrisin temperaturat e frigoriferëve në 50°C, shkatërrohen ushqime me vlerë miliona euro

      October 13, 2026
    • Mobiles

      iPhone 17 apo iPhone 18? Ja avantazhet dhe disavantazhet para se të vendosni cilin të blini

      September 30, 2026

      Galaxy Z Fold8 Ultra, Fold8 apo Flip8? Samsung tregon si të zgjidhni telefonin e duhur të palosshëm

      September 29, 2026

      iOS 27 e bën iPhone-in më të shpejtë: mbi 30 përmirësime të performancës

      September 22, 2026

      Ja elementet e Nokia 3310 që e bënë celularin më të dashur të një brezi

      September 21, 2026

      Google Pixel 11 Pro mbërrin në Amazon, ja sa kushton

      September 16, 2026
    • Gadgets

      TrueWave Garden Speaker Review: Altoparlanti për ambiente të jashtme që kombinon cilësinë e zërit me dizajnin në formë guri

      October 13, 2026

      Xiaomi Wireless Mouse: Një maus praktik, minimalist dhe në 4 ngjyra për çdo stil!

      October 12, 2026

      Përfshihet nga flakët powerbank-u në kabinën e bagazheve, aeroplani në Indi bën ulje emergjente (VIDEO)

      October 12, 2026

      Erion Demiri: “Po, jemi të përgjuar” – Ja llojet e kamerave që na rrethojnë dhe si të mbrohemi

      October 7, 2026

      Do të instaloni kamera sigurie në shtëpi? Ja çfarë duhet të dini para se t’i blini

      October 5, 2026
    • Gaming

      Sony përballet me një sfidë të re: Lojërat e PlayStation 5 po bëhen të luajtshme edhe në kompjuter

      October 9, 2026

      “Trump Arcade”: Shtëpia e Bardhë kthen politikat e Trump në video-lojëra

      September 4, 2026

      Gjithçka që dihet për GTA 6 – pamjet e reja, grafikat dhe detajet që po çmendin fansat

      September 1, 2026

      A rrezikon GTA 6 të ndalohet në disa shtete? Ja çfarë dihet deri më tani

      August 7, 2026

      GTA 6 mund të kushtojë rreth 2 miliardë dollarë – loja më e shtrenjtë në historinë e argëtimit?

      June 24, 2026
    • AI

      Ana e errët e inteligjencës artificiale: Pedofilët po përdorin modelet AI për të krijuar materiale abuzimi seksual me fëmijë

      October 14, 2026

      Investigimi i Patrick Quirk: “Diella nuk ka sistem AI të dukshëm, ndërsa të dhënat e Parlamentit shqiptar shkarkohen pa autentikim”

      October 14, 2026

      Inteligjenca Artificiale në shkolla: Gogo.al sjell video edukative për mësuesit dhe drejtuesit e shkollave

      October 13, 2026

      Google prezanton kolegun virtual, Gemini nuk jep më vetëm përgjigje, por planifikon dhe kryen punën

      October 12, 2026

      “Pse t’u lexosh përralla fëmijëve kur mund ta bëjë AI?” Ideja e një babai ndez debat në internet

      October 9, 2026
    • Social Media

      Kur qytetarët të urrejnë në komente: Çfarë duhet të kuptojë një politikan nga zemërimi në rrjetet sociale?

      October 15, 2026

      Kush është Klevi Metaj? I riu që u përball i vetëm me 6 efektivë policie gjatë protestës së studentëve

      October 14, 2026

      TikTok heq 45 video pas ankesave, Armela Krasniqi: 9 të tjera pritet të jenë fshirë

      October 12, 2026

      Kush është Bjorn Shabanaga, 19-vjeçari shqiptar që mahniti jurinë e “The Voice of Germany”?

      October 5, 2026

      Rasti i Serbisë: Si u zbulua dhe u godit një rrjet me mbi 5,000 llogari që manipulonin opinionin online

      September 18, 2026
    • Apps

      WhatsApp përgatit ndryshime të mëdha, kanalet mund të zhvendosen te bisedat

      October 8, 2026

      Ndryshim i rëndësishëm për e-Albania nga 1 tetori: Ja çfarë duhet të dinë të gjithë përdoruesit

      September 24, 2026

      Snapchat mund të vendosë kufi për kohën e adoleshentëve: “Duam të jemi pjesë e zgjidhjes”

      September 22, 2026

      Nga sporteli te smartphone-i: Sa para i ka kursyer Shqipërisë kalimi te shërbimet digjitale?

      September 10, 2026

      Bilibili del jashtë Kinës, sfidon YouTube dhe TikTok në tregun global

      September 3, 2026
    Technews.alTechnews.al
    Home » Typography Elements » Makina juaj e re po iu spiunon, ky studim zbulon atë që nuk e thonë kompanitë e makinave
    Tech

    Makina juaj e re po iu spiunon, ky studim zbulon atë që nuk e thonë kompanitë e makinave

    Makinat ruajnë të dhënat e shoferit të paktën çdo dy minuta. Kjo u zbulua nga studimi i ADAC. Çfarë saktësisht memorizojnë ato?
    Tech ExpertBy Tech ExpertDecember 5, 2023Updated:December 5, 2023No Comments6 Mins Read
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    “Makinat moderne në thelb i dinë të gjitha për pronarët e tyre”, thotë Volker Ludemann, drejtor i Qendrës për Mbrojtje dhe Shkencë në Saksoni si dhe Shërbimet Postare në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Osnabrück, duke përmbledhur gjendjen e njohurive për automjetin tonë, në një deklaratë për tagesschau24.

    Deri në 150 sensorë janë instaluar në makinat moderne. Ata regjistrojnë sjelljen e drejtimit, numrin e personave në ulëset e makinës, nivelin e përshpejtimit të makinës; Ata njohin shijen muzikore të shoferit, njohin gabimet e drejtimit dhe përcaktojnë vendndodhjen e mjetit. Me këtë thesar të dhënash, prodhuesit kanë njohuri të shumta për shoferët dhe automjetet: Pra, makina është bërë një spiun për para?

    Çfarë ndodh me të dhënat?

    Disa të dhëna janë përdorur prej vitesh për të lexuar gabimet në ofiçinat mekanike. Në disa raste, mbledhja e këtyre të dhënave kërkohet me ligj – për shembull, për të monitoruar pajtueshmërinë me standardet e emetimeve të gazrave duke regjistruar sa karburant konsumon një automjet i caktuar. Prej verës së vitit 2022, makinat e reja të regjistruara duhet të pajisen edhe me pajisje për memorizimin e të dhënave për aksidentet.

    “Vëzhgimet individuale mund të jenë të padëmshme në vetvete, por nëse të dhënat grumbullohen, kombinohen dhe vlerësohen, mund të çojnë në shkelje serioze të privatësisë,” shpjegon Ludeman, duke përdorur shembullin kur të dhënat e personave në makinë kombinohen me destinacionet e drejtimit.

    “Nëse pesha në ulëse rritet vazhdimisht gjatë një periudhe nëntëmujore dhe bëhen vizita të shpeshta në dyqanin me mallra për fëmijë, atëherë kushdo që ka akses në këto të dhëna e di se “këta shoferë dhe familjet e tyre po përballen me ndryshime të mëdha në situatën e tyre të jetës.”

    Kush ka të dhënat, ka përparësi

    Drejtuesit e makinave zakonisht nuk e dinë se kush ka cilat nga të dhënat e tyre dhe çfarë ndodh me to. “Shumica e këtyre të dhënave ruhet në serverët e prodhuesit,” shpjegon Ludeman. “Ata vendosin se kush i merr të dhënat.” Për momentin, vetëm prodhuesit e makinave kanë qasje dhe mund të përdorin të dhënat. Dhe ata e bëjnë këtë. E kushdo që ka akses në të dhënat, bën biznes me to. Sipas Ludeman, nuk ka të bëjë kjo vetëm me të dhënat e pasagjerëve: thirrja e urgjencës në territorin e BE-së, e ashtuquajtura E-Call, bën automatikisht një thirrje urgjence kur hapet airbag-u. “Nëse automjetet janë të lidhura me sistemin E-Call, thirrja e urgjencës nuk shkon në numrin e urgjencës 110 apo 112, por në numrin e prodhuesit. Më pas ata vendosin se cili shërbim për ndihma do të angazhohet dhe cila punëtori e automekanikëve merr urdhrin e riparimit”.

    Miliarda në injorancën e klientëve

    Kjo gjithashtu sjell në lojë kompanitë e sigurimeve. Nëse kompania e sigurimeve njoftohet menjëherë në rast aksidenti, ajo mund të përcaktojë se cilat shërbime mund të ndihmojnë në menjanimin e makinës nga rruga, ku duhet të dërgohet etj. Dhe kështu kursejnë shumë para por mund të vendosin edhe për hapat e tjerë ndaj shoferëve.

    Mundësitë me mbledhjen e të dhënave janë aq të mëdha sa që hapin oreks për më shumë. Këtu ka një betejë midis prodhuesve të makinave, shërbimeve të urgjencës, kompanive të programeve kompjuterike, garazheve, spitaleve dhe kompanive të sigurimit. Ata e kanë kuptuar se mund të kenë përfitime edhe nga mosdija e klientëve.

    Sipas firmës konsulente McKinsey, rrjetëzimi i automjeteve dhe përdorimi i të dhënave nga makinat kanë potencial të madh ekonomik. Në përgjithësi, prodhuesit, furnitorët dhe ofruesit e shërbimeve mund të presin të fitojnë rreth 400 miliardë dollarë në vit deri në vitin 2030, kur 95 për qind e të gjitha automjeteve do të jetë i lidhur në rrjet. 250 miliardë dollarë mund të përfitohen nga shitjet, si dhe 150 miliardë dollarë shtesë në kursime të mundshme.

    Kush i mban këtë të dhëna?

    Jeta jonë e përditshme po rrjetëzohet gjithnjë e më shumë – lodrat, tosterët dhe frigoriferët janë “të zgjuar”. Por kush i zotëron të dhënat? Konsumatorët zakonisht supozojnë se kanë të drejta për të dhënat që gjenerojnë, duke përfshirë edhe të dhënat nga makinat. “Në realitet, të drejtat se kush zotëron të dhënat janë të paqarta”, thotë Ludeman.

    Të dhënat ende i përkasin prodhuesve. Por ligji i ri i lejon përdoruesit të përcaktojnë për herë të parë nëse dhe në çfarë mase palët e treta kanë akses në të dhënat e tyre – dhe për çfarë qëllimi. Akti i të dhënave të BE-së, që do të hyjë në fuqi në 2025, do të rregullojë se kur kompanitë dhe individët privatë mund të marrin dhe të ndajnë informacion nga pajisjet në rrjet. Në të njëjtën kohë, duhet të parandalohet transferimi i paligjshëm i të dhënave. “Në një farë kuptimi, kjo është një rregullore që ka kuptim,” shpjegon Ludeman.

    Por shumë kompani hezitojnë të rrisin mbrojtjen e të dhënave, thotë Mihael Hajze. “Ju mund të matni se sa vlen mbrojtja e të dhënave për dikë, gjë që është sigurisht shumë e rëndësishme.” Megjithatë, Hajze thekson se do të kishte edhe disavantazhe ekonomike, nëse rregullat do të ishin shumë strikte. “Për momentin ne jemi paksa shumë kufizues.”

    Kritika ndaj përfaqësuesve të konsumatorëve dhe ADAC

    Prodhuesit gjermanë të automjeteve si BMW tregojnë për pajtueshmërinë me rregulloret ligjore dhe se klientët mund të rregullojnë vetë gjërat e privatësisë. Por kjo nuk mjafton për ADAC. Shoqata kërkon që shoferët të dinë se çfarë të dhënash nga makina e tyre mblidhen, ruhen dhe vlerësohen, se duhet të jenë në gjendje të çaktivizojnë përpunimin dhe përcjelljen e të dhënave dhe të vendosin vetë se kush ka akses në të dhënat për automjetin e tyre.

    Ligji i planifikuar nuk shkon aq larg as për përfaqësuesit e konsumatorëve. Ata duan rregullim më të qartë në nivel të BE-së. Eksperti i digjitalizimit Roland Fige thotë se kompanitë përdorin të dhëna edhe për të përmirësuar shërbimet dhe produktet. Por për tagesschau24 ai gjithashtu thekson: “Duke hequr dorë vullnetarisht nga të dhënat dhe në thelb duke paguar me të dhëna, ne gradualisht po humbasim sovranitetin mbi të dhënat tona”.

    Përfundimi: Aktualisht, ka mungesë të zgjidhjeve praktike për ndikim më të madh në të dhënat që mbledh automjeti juaj. Dhe kështu makina është dhe mbetet jo vetëm “fëmija i preferuar i gjermanëve”, por edhe një thesar për mbledhësit e të dhënave.

    Autorë: Melanie Bef, Antje Erhard dhe Konstantin Roze, ekipi redaktues financiar i ARD-së/DW

    trending
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Tech Expert

    Related Posts

    Dita e tretë e protestës studentore: Rama shmang përgjegjësinë politike dhe fajëson opozitën, tensionet përhapen në disa qytete

    October 15, 2026

    Bizneset në Tiranë ulin qepenat nga frika e protestave: “Jemi me ju, mos na dëmtoni!”

    October 15, 2026

    Kush është Klevi Metaj? I riu që u përball i vetëm me 6 efektivë policie gjatë protestës së studentëve

    October 14, 2026

    Video të rënda nga protesta e studentëve në Tiranë, shpërthen debati në rrjet për përdorimin e forcës nga policia

    October 14, 2026
    Add A Comment

    Leave A Reply Cancel Reply

    Editors Picks

    Kur qytetarët të urrejnë në komente: Çfarë duhet të kuptojë një politikan nga zemërimi në rrjetet sociale?

    October 15, 2026

    Dita e tretë e protestës studentore: Rama shmang përgjegjësinë politike dhe fajëson opozitën, tensionet përhapen në disa qytete

    October 15, 2026

    Bizneset në Tiranë ulin qepenat nga frika e protestave: “Jemi me ju, mos na dëmtoni!”

    October 15, 2026

    Kush është Klevi Metaj? I riu që u përball i vetëm me 6 efektivë policie gjatë protestës së studentëve

    October 14, 2026
    Top Reviews
    9.1

    9 mënyra për të rregulluar gabimin e pritjes për aktivizim në iMessage dhe FaceTime

    By Tech Expert
    8.9

    Apple Pencil është lapsi më i mirë për përdoruesit e iPad – ja çfarë të merrni dhe si ta përdorni

    By Tech Expert
    8.9

    Apple po kalon plotësisht në USB-C, pasi teknologjia e karikimit është vendosur të vijë në iPhone. Ja çfarë do të thotë për përdoruesit.

    By Tech Expert
    Technews.al
    Facebook X (Twitter) Instagram YouTube LinkedIn
    • Home
    • Tech
    • Kategori
    • Kontakt
    © 2026 Designed by Technews.al

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.