Rama ndodhet në Itali, me ftesë të kryeministres Meloni, në ditët e politikës, kulturës, debatit, në Atreju 2023. Në një moment është takuar me njeriun më të pasur të botës, Elon Musk. Videon e ka postuar në rrjete sociale, duke shkruar: Me Mister X, në Romë. I është referuar Mister X, duke qenë se Musk zotëron ish-Tëitter, që tashmë quhet X.
Megjithatë nga video, në të cilën Rama flet për 1 minute e gjysmë me të, me duar e këmbë, nuk dëgjohet asgjë.
Me Mister X në Romë”, ka shkruar Rama krahas pamjeve nga takimi
Mësohet se Musk i shprehu kryeministrit dëshirën për vizituar Shqipërinë.
“Do më pëlqente të vija në Shqipëri!”, i tha Musk.
“Eja, ka shumë për të parë dhe bërë në Shqipëri, po mbi të gjitha e sigurtë që s’do pendohesh”, ftoi Kryeministri Rama.





1 Comment
Pingback: Po, telefoni yt të dëgjon! Studimi tregon se reklamuesit na përgjojnë në kohë reale – Technews.al