“Microsoft”, kompania amerikane e teknologjisë me qender në Redmond, Washington, ka planifikuar të investojë rreth 3,3 miliardë euro (3,5 miliardë dollarë) në Gjermani gjatë dy viteve të ardhshme për të zgjeruar masivisht kapacitetet e qendrave gjermane të të dhënave për inteligjencën artificiale (IA) dhe aplikacionet e kompjuterit Cloud, njoftoi sot ekzekutivi i “Microsoft”, Brad Smith.
“Investimi më i madh dhe i vetëm në historinë 40-vjeçare të Microsoft në Gjermani përfshin gjithashtu një program trajnimi të IA-së me pjesëmarrjen e 1,2 milionë personave”, tha Smith gjatë bisedimeve me kancelarin gjerman, Olaf Scholz në Berlin.
“Microsoft” nuk do të marrë fonde publike nga Gjermania për projektin.
“Ne nuk do të marrim asnjë subvencione dhe nuk kemi kërkuar asgjë në kembim”, tha Smith në Berlin.
“Fondet do të kanalizohen kryesisht në rajonin e Rhineland në Gjermaninë perëndimore, ku “Microsoft” planifikon të krijojë një zonë të re Cloud, sipas udhëheqëses së “Microsoft” në Gjermani, Marianne Janik.




