Samsung Electronics pret që fitimet e kompanisë në tre muajt e parë të vitit 2024 të tejkalojnë për 10 herë ato të vitit të kaluar.
Kompania është optimiste për rritjen e të ardhurave pasi çmimet e çipave janë rikuperuar nga rënia pas pandemisë dhe kërkesa për produkte me Al është rritur.
Ndryshe, Samsung me bazë në Korenë e Jugut është prodhuesi më i madh në botë i çipave, telefonave dhe televizorëve, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.
Cilin model Samsung Galaxy S24 duhet të blini?
Gjiganti teknologjik vlerëson se fitimi i tij operativ vetëm gjatë tre mujorit të parë të këtij viti është rritur në 4.9 miliardë dollarë, 931 për qind më i lartë se vitin e kaluar.
Që këto fitime të jenë aq të larta thuhet të ketë ndikuar rikthimi i çipave në tregun global, pasi kërkesa për furnizim me ta mbetet e madhe




