Së fundmi është lansuar modeli GPT-4o mini, i platformës ChatGPT, duke iu mundësuar përdoruesve të shfrytëzojnë rezultate më të sakta dhe me cilësi më të lartë.
Ky model mund të shfrytëzohet nga krijuesit e uebfaqeve duke përdorur dhe krijuar chatbote sipas kërkesës private.
Lexo edhe: Si do dukeshin liderët botërorë në një sfilatë mode? Elon Musk na e tregon me këtë video të AI (VIDEO)
Pra, modelin e ChatGPT mund ta integroni në platformën tuaj online, duke e shfrytëzuar për biseda me robotin virtual dhe marrjen e përgjigjeve në kohë rekorde.
Ky ndryshim është bërë i ditur nga shqiptarja Mira Murati që është drejtoreshë e Teknologjisë se OpenAI.




