Përpara Lojërave Olimpike Verore dhe Paraolimpike, ekspertët e Kaspersky analizuan rreth 25 mijë hotspote Wi-Fi falas në Paris. Analiza zbuloi se gati 25% e këtyre rrjeteve kanë enkriptim të dobët ose aspak, duke i bërë të gjithë ata që lidhen me to të cenueshëm ndaj vjedhjes së informacionit personal dhe bankar. Vetëm 6% e këtyre rrjeteve përdorin protokollin më të fundit të sigurisë WPA3.
Studiuesit nga ekipi GreAT i Kaspersky hartuan dhe vlerësuan sigurinë e rrjeteve të hapura Wi-Fi për vizitorët në Paris. Ata analizuan 47,891 sinjale në vendet e njohura dhe objektet olimpike në qytet, duke identifikuar 24,766 pika unike qasje Wi-Fi.

Analiza tregoi se 25% e këtyre rrjeteve kanë dobësi serioze të sigurisë, si enkriptimi i dobët ose joekzistent, dhe gati 20% përdorin sistemin e vjetruar të mbrojtjes WPS. Vetëm 6% e rrjeteve të analizuara përdorin protokollin WPA3.
Përdorimi i një rrjeti privat virtual (VPN) ofron një nivel shtesë sigurie për ata që hyjnë në rrjetet e hapura Wi-Fi. VPN-ja kodon lidhjen e internetit, duke krijuar një tunel të sigurt dhe parandalon përgjimin e të dhënave.
Lexo edhe: Google feston fillimin e Lojërave Olimpike në Paris me një doodle unike
Rekomandimet e ekspertëve të sigurisë kibernetike për përdoruesit e Wi-Fi publik përfshijnë:
- Shmangia e transaksioneve të ndjeshme.
- Verifikimi i legjitimitetit të rrjetit.
- Aktivizimi i firewall-it të pajisjes.
- Përdorimi i fjalëkalimeve të forta dhe vërtetimit me dy faktorë.
- Përditësimi i rregullt i softuerit.
- Çaktivizimi i ndarjes së skedarëve dhe AirDrop.




