Policia e Tiranës njofton se ka finalizuar operacionin e koduar “Intimiduesi”, gjatë të cilit është parandaluar në kohë rekord një ngjarje e mundshme kriminale që mund të sillte pasoja të rënda ndaj një shtetaseje të mitur të moshës 15 vjeç.
Mësohet se shtetasi Bernard Çullhai 27 vjeç dyshohet se shantazhonte vajzat e mitura, iu kërkonte foto e video intime që të kryente më pas marrëdhënie me to.
Policia e Tiranës njofton gjithashtu se ka arrestuar 45-vjeçarin Genti Gega, pasi dyshohet se ka përndjekur një 23-vjeçare për një kohë të gjatë. Gjithashtu, ai mësohet se ka shqetësuar edhe familjarët e saj.




