Microsoft ka njoftuar se duke filluar nga nëntori, përdoruesit mund të luajnë dhe blejnë lojëra Xbox direkt nga aplikacioni Xbox në Android.
Ky njoftim vjen nga presidentja e Xbox, Sarah Bond, e cila, në një postim në X, tha: “Vendimi i gjykatës për të hapur dyqanin celular të Google në SHBA do të lejojë më shumë zgjedhje dhe fleksibilitet”.
Lexo edhe: Gjykatësi amerikan urdhëron Google të hapë dyqanin e aplikacioneve për rivalët e kompanisë
“Misioni ynë është të lejojmë më shumë lojtarë të luajnë në më shumë pajisje, kështu që ne jemi të kënaqur të ndajmë se duke filluar nga nëntori, lojtarët do të jenë në gjendje të luajnë dhe të blejnë lojëra Xbox direkt nga aplikacioni Xbox në Android”.
Pavarësisht disa paqartësive, vendimi i Microsoft për të shitur lojëra Xbox direkt nga aplikacioni i tij Xbox në Android është i mirëpritur.





1 Comment
Pingback: Sulmohet Pokemon, prodhuesi i lojës konfirmon se ishte viktimë e hakimit - Technews.al