Bashkohuni në Newsletter

    Lexoni lajmet e fundit të teknologjisë në e-mailin tuaj

    What's Hot

    Si të mbrohemi nga censura dhe përgjimi në internet? Erion Demiri jep këshilla për përdoruesit

    October 22, 2026

    Franca kërkon më shumë akses në mesazhet e enkriptuara, por qytetarët kundërshtojnë mbikëqyrjen qeveritare

    October 22, 2026

    Administrata Trump urdhëron ndalimin e DeepSeek në agjencitë federale amerikane

    October 22, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Tech
    • Gadgets
    Facebook X (Twitter) Instagram YouTube LinkedIn
    Technews.alTechnews.al
    • Home
    • Tech

      Dita e tretë e protestës studentore: Rama shmang përgjegjësinë politike dhe fajëson opozitën, tensionet përhapen në disa qytete

      October 15, 2026

      Bizneset në Tiranë ulin qepenat nga frika e protestave: “Jemi me ju, mos na dëmtoni!”

      October 15, 2026

      Kush është Klevi Metaj? I riu që u përball i vetëm me 6 efektivë policie gjatë protestës së studentëve

      October 14, 2026

      Video të rënda nga protesta e studentëve në Tiranë, shpërthen debati në rrjet për përdorimin e forcës nga policia

      October 14, 2026

      Sulm kibernetik në Francë: Hakerat rrisin temperaturat e frigoriferëve në 50°C, shkatërrohen ushqime me vlerë miliona euro

      October 13, 2026
    • Mobiles

      iPhone 17 apo iPhone 18? Ja avantazhet dhe disavantazhet para se të vendosni cilin të blini

      September 30, 2026

      Galaxy Z Fold8 Ultra, Fold8 apo Flip8? Samsung tregon si të zgjidhni telefonin e duhur të palosshëm

      September 29, 2026

      iOS 27 e bën iPhone-in më të shpejtë: mbi 30 përmirësime të performancës

      September 22, 2026

      Ja elementet e Nokia 3310 që e bënë celularin më të dashur të një brezi

      September 21, 2026

      Google Pixel 11 Pro mbërrin në Amazon, ja sa kushton

      September 16, 2026
    • Gadgets

      Meta në telashe me privatësinë: Agjenti AI Muse ekspozon të dhënat personale dhe financiare të përdoruesve

      October 21, 2026

      TrueWave Garden Speaker Review: Altoparlanti për ambiente të jashtme që kombinon cilësinë e zërit me dizajnin në formë guri

      October 13, 2026

      Xiaomi Wireless Mouse: Një maus praktik, minimalist dhe në 4 ngjyra për çdo stil!

      October 12, 2026

      Përfshihet nga flakët powerbank-u në kabinën e bagazheve, aeroplani në Indi bën ulje emergjente (VIDEO)

      October 12, 2026

      Erion Demiri: “Po, jemi të përgjuar” – Ja llojet e kamerave që na rrethojnë dhe si të mbrohemi

      October 7, 2026
    • Gaming

      Sony përballet me një sfidë të re: Lojërat e PlayStation 5 po bëhen të luajtshme edhe në kompjuter

      October 9, 2026

      “Trump Arcade”: Shtëpia e Bardhë kthen politikat e Trump në video-lojëra

      September 4, 2026

      Gjithçka që dihet për GTA 6 – pamjet e reja, grafikat dhe detajet që po çmendin fansat

      September 1, 2026

      A rrezikon GTA 6 të ndalohet në disa shtete? Ja çfarë dihet deri më tani

      August 7, 2026

      GTA 6 mund të kushtojë rreth 2 miliardë dollarë – loja më e shtrenjtë në historinë e argëtimit?

      June 24, 2026
    • AI

      Administrata Trump urdhëron ndalimin e DeepSeek në agjencitë federale amerikane

      October 22, 2026

      Meta në telashe me privatësinë: Agjenti AI Muse ekspozon të dhënat personale dhe financiare të përdoruesve

      October 21, 2026

      Ana e errët e inteligjencës artificiale: Pedofilët po përdorin modelet AI për të krijuar materiale abuzimi seksual me fëmijë

      October 14, 2026

      Investigimi i Patrick Quirk: “Diella nuk ka sistem AI të dukshëm, ndërsa të dhënat e Parlamentit shqiptar shkarkohen pa autentikim”

      October 14, 2026

      Inteligjenca Artificiale në shkolla: Gogo.al sjell video edukative për mësuesit dhe drejtuesit e shkollave

      October 13, 2026
    • Social Media

      Si të mbrohemi nga censura dhe përgjimi në internet? Erion Demiri jep këshilla për përdoruesit

      October 22, 2026

      Franca kërkon më shumë akses në mesazhet e enkriptuara, por qytetarët kundërshtojnë mbikëqyrjen qeveritare

      October 22, 2026

      Qeveritarët mbyllin komentet në rrjetet sociale: Kur pushteti zgjedh të mos dëgjojë qytetarët

      October 21, 2026

      Kur qytetarët të urrejnë në komente: Çfarë duhet të kuptojë një politikan nga zemërimi në rrjetet sociale?

      October 15, 2026

      Kush është Klevi Metaj? I riu që u përball i vetëm me 6 efektivë policie gjatë protestës së studentëve

      October 14, 2026
    • Apps

      Administrata Trump urdhëron ndalimin e DeepSeek në agjencitë federale amerikane

      October 22, 2026

      WhatsApp përgatit ndryshime të mëdha, kanalet mund të zhvendosen te bisedat

      October 8, 2026

      Ndryshim i rëndësishëm për e-Albania nga 1 tetori: Ja çfarë duhet të dinë të gjithë përdoruesit

      September 24, 2026

      Snapchat mund të vendosë kufi për kohën e adoleshentëve: “Duam të jemi pjesë e zgjidhjes”

      September 22, 2026

      Nga sporteli te smartphone-i: Sa para i ka kursyer Shqipërisë kalimi te shërbimet digjitale?

      September 10, 2026
    Technews.alTechnews.al
    Home » Typography Elements » Njihuni me qenin robot që do të mbrojë Donald Trump 
    Tech

    Njihuni me qenin robot që do të mbrojë Donald Trump 

    Ky robot i veçantë tashmë është provuar të jetë një mjet i vlefshëm për misionet e sigurisë dhe shpëtimit, me aftësinë për të inkorporuar komponentë të tillë si kamerat termike, radarët dhe krahët robotikë.
    Tech ExpertBy Tech ExpertNovember 21, 2024Updated:November 21, 20241 Comment4 Mins Read
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Teknologjia po përparon me ritme të shpejta dhe po sjell ndryshime rrënjësore në fushat e sigurisë, shpëtimit dhe mbikëqyrjes. Një nga risitë teknologjike në fushën e mbrojtjes është Unitree Go2, një qen robot që mund të marrë edhe rolin e një truproje.

    Ky robot i veçantë tashmë është provuar të jetë një mjet i vlefshëm për misionet e sigurisë dhe shpëtimit, me aftësinë për të inkorporuar komponentë të tillë si kamerat termike, radarët dhe krahët robotikë. Ai peshon vetëm 15 kg, mund të mbajë ngarkesa deri në 10 kg, vrapon me një shpejtësi prej 13 kilometrash në orë dhe funksionon në mënyrë autonome deri në 4 orë, raporton A2.

    Ai është i pajisur me një aparat fotografik dhe sistem 4D Lidar, të cilat e lejojnë atë të shmangë pengesat, ndërsa mund të ngjitë shkallët dhe të hartojë zonat me saktësi absolute. Unitree Go2 është gjithashtu i aftë për menaxhim në distancë dhe vetë-karikim, duke e bërë atë ideal për misione me rrezik të lartë, shkruan A2.

    Unitree Go2 nuk kufizohet vetëm në misionet e sigurisë së profilit të lartë. Përdoret në fatkeqësi natyrore si tërmete, për shpëtim në gërmadha, në zona lufte për hartimin e zonave të rrezikshme, por edhe nga forcat ushtarake dhe zjarrfikëse për mbikëqyrjen e zonave të paarritshme.

    “Spot”, qeni robotik që mbron Donald Trump

    Në SHBA, teknologjia robotike e qenve tashmë është adoptuar nga shërbimet sekrete. “Spot”, një robot i ngjashëm me Unitree Go2, përdoret për të mbrojtur Donald Trump , duke patrulluar resortin Mar-a-Lago në Florida dhe funksionon ose në mënyrë autonome ose me telekomandë, duke ndihmuar në parandalimin e sulmeve, veçanërisht pas dy atentateve kundër Trump në 2023.

    “Spot” është prodhuar nga Boston Dynamics dhe është mjeti më i fundit në arsenalin e Shërbimit Sekret Amerikan. Pajisja është parë së fundmi duke patrulluar në perimetrin e resortit Mar-a-Lago, në Palm Beach, Florida.

    Qentë “Spot” të Trumpit nuk kanë armë dhe mund të kontrollohen nga distanca ose automatikisht për sa kohë që rruga e tyre është e programuar paraprakisht.

    Lexo edhe: Trump emëron Elon Musk për të udhëhequr projektin e efikasitetit të qeverisë

    Videoja e “Spot” që vërtitet rreth pronës së Trump është bërë virale në TikTok, ku reagimet variojnë nga disa që i quajnë ata të lezetshëm dhe të tjerë që e konsiderojnë rrëqethëse prezencën e tyre.

    Por misioni i tyre nuk është për të qeshur. “Mbrojtja e presidentit të zgjedhur është një përparësi kryesore”, tha Anthony Guglielmi, shefi i komunikimit të Shërbimit Sekret të SHBA, në një deklaratë për BBC.

    Në muajt para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, Trump ishte objektivi i dy tentativave të dukshme për vrasje. I pari u zhvillua në një miting të korrikut në Butler, Pensilvani dhe tjetri ndodhi në fushën e golfit Mar-a-Lago në shtator.

    “Nuk e di nëse dikush tundohet t’i përkëdhelë këta qen robotë. Ata nuk duken sikur mund të përkëdhelen”, tha Melissa Michelson, një shkencëtare politike në Menlo College.

    Boston Dynamics nuk pranoi t’u përgjigjej pyetjeve specifike megjithëse konfirmoi se Shërbimi Sekret po vendoste robotin e tij Spot në vilën e Trump për ta mbrojtur Presidentin e zgjedhur.

    Ron Williams, një ish-agjent i Shërbimit Sekret i cili tani është CEO i firmës së sigurisë dhe menaxhimit të rrezikut Talon Companies, dyshon se tentativat për vrasjen e Trumpit i shtuan urgjencën nismës së agjencisë “për të përmirësuar teknologjinë që mund të rrisë aftësinë për të zbuluar dhe parandaluar” të tilla ngjarje.

    Në Mar-a-Lago, ku kaq shumë nga pronat janë të ekspozuara, Williams tha se qentë robotikë duhet të ishin vendosur prej kohësh.

    “Ata mund të mbulojnë shumë më tepër zonë sesa vetë njerëzit”, tha Williams për qentë, të cilët ai pret që me kalimin e kohës të bëhen të zakonshëm edhe në rrugët e Amerikës.

    Dhe nuk është vetëm Shërbimi Sekret që po i përdor ata. Williams tha se qentë robotikë janë bërë gjithnjë e më shumë një mjet i përdorur nga ushtritë dhe agjencitë e zbatimit të ligjit në mbarë botën.

    Një skuadër bombash në Montgomery County të Pensilvanisë që bleu qentë “Spot” në pranverë, i përdor ata për të zbuluar eksplozivët e mundshëm.

    Vitin e kaluar, Departamenti i Policisë së Nju Jorkut vazhdoi me shtimin e qenve robotikë në forcën e tij, pavarësisht ankesave për “një tejkalim distopian të pushtetit policor”.

    Por në Kaliforni, përdorimi i qenve robotikë, si Unitree Go2, ka ngritur shqetësime, veçanërisht kur ata janë të pajisur me flakëhedhës. Shtimi i një flakëhedhësi te një qen robotik ngre pyetje serioze në lidhje me sigurinë dhe përdorimin etik të praktikave të tilla.

    Vlen të përmendet se një video virale po qarkullon në rrjetet sociale ku shihet YouTuber-i i njohur IShowSpeed duke u sulmuar nga një qen robot me flakëhedhës dhe duke u hedhur në një pishinë për të shpëtuar.

    featured
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Tech Expert

    Related Posts

    Si të mbrohemi nga censura dhe përgjimi në internet? Erion Demiri jep këshilla për përdoruesit

    October 22, 2026

    Franca kërkon më shumë akses në mesazhet e enkriptuara, por qytetarët kundërshtojnë mbikëqyrjen qeveritare

    October 22, 2026

    Administrata Trump urdhëron ndalimin e DeepSeek në agjencitë federale amerikane

    October 22, 2026

    Qeveritarët mbyllin komentet në rrjetet sociale: Kur pushteti zgjedh të mos dëgjojë qytetarët

    October 21, 2026
    View 1 Comment

    1 Comment

    1. Pingback: Pesë “pyetjet më të mëdha” se si do të duket industria e teknologjisë gjatë Presidencës së Trump - Technews.al

    Leave A Reply Cancel Reply

    Editors Picks

    Si të mbrohemi nga censura dhe përgjimi në internet? Erion Demiri jep këshilla për përdoruesit

    October 22, 2026

    Franca kërkon më shumë akses në mesazhet e enkriptuara, por qytetarët kundërshtojnë mbikëqyrjen qeveritare

    October 22, 2026

    Administrata Trump urdhëron ndalimin e DeepSeek në agjencitë federale amerikane

    October 22, 2026

    Qeveritarët mbyllin komentet në rrjetet sociale: Kur pushteti zgjedh të mos dëgjojë qytetarët

    October 21, 2026
    Top Reviews
    9.1

    9 mënyra për të rregulluar gabimin e pritjes për aktivizim në iMessage dhe FaceTime

    By Tech Expert
    8.9

    Apple po kalon plotësisht në USB-C, pasi teknologjia e karikimit është vendosur të vijë në iPhone. Ja çfarë do të thotë për përdoruesit.

    By Tech Expert
    8.9

    6 mënyra për të rregulluar AirPods tuaj nëse nuk po karikohen

    By Tech Expert
    Technews.al
    Facebook X (Twitter) Instagram YouTube LinkedIn
    • Home
    • Tech
    • Kategori
    • Kontakt
    © 2026 Designed by Technews.al

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.