Bashkohuni në Newsletter

    Lexoni lajmet e fundit të teknologjisë në e-mailin tuaj

    What's Hot

    Sony përballet me një sfidë të re: Lojërat e PlayStation 5 po bëhen të luajtshme edhe në kompjuter

    October 9, 2026

    “Pse t’u lexosh përralla fëmijëve kur mund ta bëjë AI?” Ideja e një babai ndez debat në internet

    October 9, 2026

    “Nuk ka miq”: Amazon mban të dhëna të detajuara për klientët, disa prej tyre edhe fyese

    October 9, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Tech
    • Gadgets
    Facebook X (Twitter) Instagram YouTube LinkedIn
    Technews.alTechnews.al
    • Home
    • Tech

      “Nuk ka miq”: Amazon mban të dhëna të detajuara për klientët, disa prej tyre edhe fyese

      October 9, 2026

      Suzuki prezantoi veturën e vogël dhe të lirë (VIDEO)

      October 9, 2026

      E ktheu akullin e Antarktidës në teleskop, fizikanti belg fiton Nobelin për Fizikë 2026

      October 8, 2026

      Jaguar prezanton Type 01EV, makinën e parë elektrike sportive pas ndryshimit radikal të identitetit

      October 8, 2026

      Ke lindur në fund të viteve ’90? Ndoshta nuk je as Millennial, as Gen Z: je “Zillennial”

      October 7, 2026
    • Mobiles

      iPhone 17 apo iPhone 18? Ja avantazhet dhe disavantazhet para se të vendosni cilin të blini

      September 30, 2026

      Galaxy Z Fold8 Ultra, Fold8 apo Flip8? Samsung tregon si të zgjidhni telefonin e duhur të palosshëm

      September 29, 2026

      iOS 27 e bën iPhone-in më të shpejtë: mbi 30 përmirësime të performancës

      September 22, 2026

      Ja elementet e Nokia 3310 që e bënë celularin më të dashur të një brezi

      September 21, 2026

      Google Pixel 11 Pro mbërrin në Amazon, ja sa kushton

      September 16, 2026
    • Gadgets

      Erion Demiri: “Po, jemi të përgjuar” – Ja llojet e kamerave që na rrethojnë dhe si të mbrohemi

      October 7, 2026

      Do të instaloni kamera sigurie në shtëpi? Ja çfarë duhet të dini para se t’i blini

      October 5, 2026

      Një përditësim nxjerr jashtë funksionit frigoriferët “AI” të Samsung, përdoruesit mbeten me ushqimet që po prishen

      October 1, 2026

      Meta Muse Charm, kur inteligjenca artificiale shndërrohet në një “Tamagotchi” që e mban në çelësa

      September 25, 2026

      Insta360 Luna Pro, kamera e re me optikë Leica e krijuar për vlog dhe Reels

      September 16, 2026
    • Gaming

      Sony përballet me një sfidë të re: Lojërat e PlayStation 5 po bëhen të luajtshme edhe në kompjuter

      October 9, 2026

      “Trump Arcade”: Shtëpia e Bardhë kthen politikat e Trump në video-lojëra

      September 4, 2026

      Gjithçka që dihet për GTA 6 – pamjet e reja, grafikat dhe detajet që po çmendin fansat

      September 1, 2026

      A rrezikon GTA 6 të ndalohet në disa shtete? Ja çfarë dihet deri më tani

      August 7, 2026

      GTA 6 mund të kushtojë rreth 2 miliardë dollarë – loja më e shtrenjtë në historinë e argëtimit?

      June 24, 2026
    • AI

      “Pse t’u lexosh përralla fëmijëve kur mund ta bëjë AI?” Ideja e një babai ndez debat në internet

      October 9, 2026

      Ai Weiwei paralajmëron për rreziqet e AI: “Po humbasim privatësinë dhe bashkë me të, individualitetin”

      October 8, 2026

      “Muji dhe Halili”, filmi i parë shqiptar me AI? Turjan Hysko sjell legjendën në një version epik

      October 6, 2026

      10 filma për inteligjencën artificiale që duhet t’i shikoni të paktën një herë

      October 1, 2026

      Vendet perëndimore kërkojnë frenimin e Inteligjencës Artificiale

      September 25, 2026
    • Social Media

      Kush është Bjorn Shabanaga, 19-vjeçari shqiptar që mahniti jurinë e “The Voice of Germany”?

      October 5, 2026

      Rasti i Serbisë: Si u zbulua dhe u godit një rrjet me mbi 5,000 llogari që manipulonin opinionin online

      September 18, 2026

      Instagram sjell funksionin e ri: Postimet ku ju bëjnë tag tani mund të shfaqen në profilin tuaj

      September 15, 2026

      Mbyllen rreth 200 llogari Instagrami të aktivistëve shqiptarë, Meta pranon gabimin: Ja çfarë po ndodh

      September 9, 2026

      Instagram heq enkriptimin “end-to-end” nga mesazhet: Çfarë do të thotë për privatësinë tuaj?

      September 7, 2026
    • Apps

      WhatsApp përgatit ndryshime të mëdha, kanalet mund të zhvendosen te bisedat

      October 8, 2026

      Ndryshim i rëndësishëm për e-Albania nga 1 tetori: Ja çfarë duhet të dinë të gjithë përdoruesit

      September 24, 2026

      Snapchat mund të vendosë kufi për kohën e adoleshentëve: “Duam të jemi pjesë e zgjidhjes”

      September 22, 2026

      Nga sporteli te smartphone-i: Sa para i ka kursyer Shqipërisë kalimi te shërbimet digjitale?

      September 10, 2026

      Bilibili del jashtë Kinës, sfidon YouTube dhe TikTok në tregun global

      September 3, 2026
    Technews.alTechnews.al
    Home » Typography Elements » Sa kushton një iPhone në Europë? Vendet ku do të paguani më shumë (dhe më pak)
    Mobiles

    Sa kushton një iPhone në Europë? Vendet ku do të paguani më shumë (dhe më pak)

    Nëse jeni duke planifikuar të blini një iPhone në Europë, ia vlen të dini se sa ndryshon çmimi nga një vend në tjetrin.
    Tech ExpertBy Tech ExpertJuly 11, 20254 Comments5 Mins Read
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Çmimet e iPhone ndryshojnë ndjeshëm, si globalisht, ashtu edhe brenda Europës dhe kjo lidhet drejtpërdrejt me ndryshimet në taksa, nivele pagash dhe fuqinë blerëse të monedhave vendase. Turqia shquhet si vendi më i shtrenjtë në botë për të blerë një iPhone, ndërsa vendet nordike kryesojnë listën brenda Bashkimit Europian.

    Nëse jeni duke planifikuar të blini një iPhone në Europë, ia vlen të dini se sa ndryshon çmimi nga një vend në tjetrin. Taksat mbi vlerën e shtuar (TVSH), tarifat doganore dhe forca e monedhave vendase ndikojnë në mënyrë të ndjeshme në çmimin përfundimtar të një iPhone.Megjithatë, nëse e përjashtojmë Turqinë si një rast ekstrem, dallimet e çmimeve brenda Europës nuk janë aq dramatike sa në pjesë të tjera të botës. Por nëse e masim përballueshmërinë përmes nivelit të pagave dhe orëve të punës që duhen për të blerë një iPhone, hendeku bëhet shumë më i dukshëm.

    Ku janë më të shtrenjta dhe më të lira iPhonët në Europë? Si krahasohen çmimet me SHBA-në dhe sa duhet të punojnë europianët për të përballuar një të tillë?

    Turqia në krye të listës globale – një përjashtim në Europë
    Sipas një raporti të Deutsche Bank Research Institute me titull “Mapping the World’s Prices”, çmimi i iPhone 16 Pro (128 GB) varion nga rreth 903 euro në Korenë e Jugut, deri në 1,854 euro në Turqi, çmimi më i lartë globalisht. Brenda BE-së, çmimet variojnë nga 1,107 euro në Greqi deri në 1,231 euro në Suedi.

    Pas Turqisë, në krye të listës globale të çmimeve më të larta renditen Brazili (1,559 €) dhe Egjipti (1,296 €). Raporti thekson:
    “Mos e humbni apo dëmtoni iPhone-in tuaj në Turqi, Brazil, Egjipt, Indi apo në vendet nordike. Zëvendësimi mund t’ju kushtojë 30–100% më shumë se në SHBA.”

    Lexo edhe: Revolucion i Apple? iPhone 20 do të ndërtohet me këtë material për herë të parë

    Vendet nordike kryesojnë BE-në për çmimet më të larta
    Në BE, Suedia ka çmimin më të lartë me 1,231 €, e ndjekur nga Danimarka (1,188 €) dhe Finlanda (1,175 €). Edhe Norvegjia, ndonëse jashtë BE-së, pozicionohet mes tyre me një çmim prej 1,182 €. Në këto vende, TVSH-ja arrin rreth 25%, krahasuar me 20% në shumicën e vendeve të tjera europiane.

    Shumica e vendeve të Europës Perëndimore qëndrojnë në intervalin 1,145–1,170 €, përfshirë Portugalinë (1,166 €), Italinë dhe Irlandën (1,157 €), si dhe Francën, Belgjikën dhe Holandën (të gjitha me 1,147 €).

    Zvicra dhe Mbretëria e Bashkuar me çmimet më të ulëta në Europë
    Ndër pesë ekonomitë më të mëdha të Europës, Britania e Madhe ofron iPhone-in më të lirë me 1,095 €, e ndjekur nga Gjermania (1,119 €) dhe Spanja (1,138 €). Zvicra, megjithëse jashtë BE-së, mban rekordin për çmimin më të ulët në kontinent, me 1,045 €.

    Lexo edhe: Çmim i kripur, ja sa mendohet të kushtojë iPhone-i i palosshëm që del vitin tjetër

    Koreja e Jugut: më lirë se SHBA
    Në të gjithë listën globale, vetëm Koreja e Jugut ofron një çmim më të ulët se SHBA për iPhone 16 Pro, me 903 €, krahasuar me 917 € (1,079 USD) në SHBA. Disa vende të Azisë dhe Lindjes së Mesme gjithashtu ofrojnë çmime më të favorshme se ato perëndimore. Për shembull, në Arabinë Saudite çmimi është 1,226 €, ndërsa në Emiratet e Bashkuara Arabe, 1,170 €. Japonia, Kina dhe Tailanda shfaqin çmime edhe më të ulëta se ato në vendet e Gjirit.

    Indeksi i Çmimit të iPhone: sa kushton krahasuar me SHBA
    Indeksi krahasues e vendos çmimin e iPhone 16 Pro në SHBA si bazë 100. Turqia del jashtë çdo norme me indeksin 202 – dyfish më shumë se SHBA. Në Suedi, çmimi është 34% më i lartë, ndërsa në Britani, 19% më i lartë. Në shumicën e vendeve të BE-së, çmimet janë rreth 25% mbi mesataren amerikane.

    Pse Turqia është rast ekstrem në çmimet e iPhone?
    Turqia aplikon një Taksa Speciale Konsumi (ÖTV) prej 50% për smartphone-t, përveç TVSH-së dhe një sërë tarifash të tjera. Këto taksa të shumëfishta e rrisin ndjeshëm çmimin përfundimtar të një iPhone.

    Sipas një postimi në rrjetet sociale nga eksperti i taksave Ozan Bingöl, struktura e taksave është shumë shtresore:

    1% tarifë për Ministrinë e Kulturës,

    12% taksë “banderole” për transmetuesin publik TRT,

    50% taksë speciale konsumi (ÖTV),

    dhe më pas, 20% TVSH mbi të gjithë shumën e mësipërme, jo vetëm mbi vlerën e telefonit.

    Në një shembull konkret nga marsi i vitit 2024, çmimi bazë i një iPhone në Turqi ishte 53,040 lira, por çmimi final, pas të gjitha taksave, arriti 107,999 lira – më shumë se dyfish. Kjo përkon me normën efektive të taksës prej 103.4% dhe indeksin global të çmimit prej 202.

    Sa ditë duhet të punosh për të blerë një iPhone?
    Çmimi i shitjes së një iPhone nuk tregon gjithmonë sa i përballueshëm është për konsumatorët. Kjo varet nga niveli i të ardhurave, që ndryshon shumë nëpër Europë.

    Sipas indeksit të iPhone nga Picodi.com për vitin 2024:

    Në Zvicër mjaftojnë 4 ditë pune për të blerë një iPhone, ndërsa në Turqi nevojiten 72.9 ditë pune. Brenda BE-së, diapazoni shkon nga 6.1 ditë në Luksemburg deri në 26.6 ditë në Greqi.

    Sipas Eurostat, paga mesatare për orë në BE në vitin 2024 ishte 25.20 €, duke varjuar nga 9.20 € në Bullgari në 48.40 € në Luksemburg, me Danmarkën në vend të dytë me 43.60 €.

    featured
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Tech Expert

    Related Posts

    “Pse t’u lexosh përralla fëmijëve kur mund ta bëjë AI?” Ideja e një babai ndez debat në internet

    October 9, 2026

    “Nuk ka miq”: Amazon mban të dhëna të detajuara për klientët, disa prej tyre edhe fyese

    October 9, 2026

    Suzuki prezantoi veturën e vogël dhe të lirë (VIDEO)

    October 9, 2026

    Ai Weiwei paralajmëron për rreziqet e AI: “Po humbasim privatësinë dhe bashkë me të, individualitetin”

    October 8, 2026
    View 4 Comments

    4 Comments

    1. Pingback: Më shpejt se drita? Japonia thyen rekordin e shpejtësisë së internetit - Technews.al

    2. Pingback: Linja ajrore e Emirateve gati të pranojë pagesat me kriptovaluta - Technews.al

    3. Pingback: Fundi i një epoke – Nokia po ndërpet prodhimin e telefonave  - Technews.al

    4. Pingback: iPhone 17 Pro do të lançohet muajin e ardhshëm me këto 12 karakteristika të reja - Technews.al

    Leave A Reply Cancel Reply

    Editors Picks

    “Pse t’u lexosh përralla fëmijëve kur mund ta bëjë AI?” Ideja e një babai ndez debat në internet

    October 9, 2026

    “Nuk ka miq”: Amazon mban të dhëna të detajuara për klientët, disa prej tyre edhe fyese

    October 9, 2026

    Suzuki prezantoi veturën e vogël dhe të lirë (VIDEO)

    October 9, 2026

    Ai Weiwei paralajmëron për rreziqet e AI: “Po humbasim privatësinë dhe bashkë me të, individualitetin”

    October 8, 2026
    Top Reviews
    9.1

    9 mënyra për të rregulluar gabimin e pritjes për aktivizim në iMessage dhe FaceTime

    By Tech Expert
    8.9

    Apple Pencil është lapsi më i mirë për përdoruesit e iPad – ja çfarë të merrni dhe si ta përdorni

    By Tech Expert
    8.9

    Apple po kalon plotësisht në USB-C, pasi teknologjia e karikimit është vendosur të vijë në iPhone. Ja çfarë do të thotë për përdoruesit.

    By Tech Expert
    Technews.al
    Facebook X (Twitter) Instagram YouTube LinkedIn
    • Home
    • Tech
    • Kategori
    • Kontakt
    © 2026 Designed by Technews.al

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.