Bashkohuni në Newsletter

    Lexoni lajmet e fundit të teknologjisë në e-mailin tuaj

    What's Hot

    Kur qytetarët të urrejnë në komente: Çfarë duhet të kuptojë një politikan nga zemërimi në rrjetet sociale?

    October 15, 2026

    Dita e tretë e protestës studentore: Rama shmang përgjegjësinë politike dhe fajëson opozitën, tensionet përhapen në disa qytete

    October 15, 2026

    Bizneset në Tiranë ulin qepenat nga frika e protestave: “Jemi me ju, mos na dëmtoni!”

    October 15, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Tech
    • Gadgets
    Facebook X (Twitter) Instagram YouTube LinkedIn
    Technews.alTechnews.al
    • Home
    • Tech

      Dita e tretë e protestës studentore: Rama shmang përgjegjësinë politike dhe fajëson opozitën, tensionet përhapen në disa qytete

      October 15, 2026

      Bizneset në Tiranë ulin qepenat nga frika e protestave: “Jemi me ju, mos na dëmtoni!”

      October 15, 2026

      Kush është Klevi Metaj? I riu që u përball i vetëm me 6 efektivë policie gjatë protestës së studentëve

      October 14, 2026

      Video të rënda nga protesta e studentëve në Tiranë, shpërthen debati në rrjet për përdorimin e forcës nga policia

      October 14, 2026

      Sulm kibernetik në Francë: Hakerat rrisin temperaturat e frigoriferëve në 50°C, shkatërrohen ushqime me vlerë miliona euro

      October 13, 2026
    • Mobiles

      iPhone 17 apo iPhone 18? Ja avantazhet dhe disavantazhet para se të vendosni cilin të blini

      September 30, 2026

      Galaxy Z Fold8 Ultra, Fold8 apo Flip8? Samsung tregon si të zgjidhni telefonin e duhur të palosshëm

      September 29, 2026

      iOS 27 e bën iPhone-in më të shpejtë: mbi 30 përmirësime të performancës

      September 22, 2026

      Ja elementet e Nokia 3310 që e bënë celularin më të dashur të një brezi

      September 21, 2026

      Google Pixel 11 Pro mbërrin në Amazon, ja sa kushton

      September 16, 2026
    • Gadgets

      TrueWave Garden Speaker Review: Altoparlanti për ambiente të jashtme që kombinon cilësinë e zërit me dizajnin në formë guri

      October 13, 2026

      Xiaomi Wireless Mouse: Një maus praktik, minimalist dhe në 4 ngjyra për çdo stil!

      October 12, 2026

      Përfshihet nga flakët powerbank-u në kabinën e bagazheve, aeroplani në Indi bën ulje emergjente (VIDEO)

      October 12, 2026

      Erion Demiri: “Po, jemi të përgjuar” – Ja llojet e kamerave që na rrethojnë dhe si të mbrohemi

      October 7, 2026

      Do të instaloni kamera sigurie në shtëpi? Ja çfarë duhet të dini para se t’i blini

      October 5, 2026
    • Gaming

      Sony përballet me një sfidë të re: Lojërat e PlayStation 5 po bëhen të luajtshme edhe në kompjuter

      October 9, 2026

      “Trump Arcade”: Shtëpia e Bardhë kthen politikat e Trump në video-lojëra

      September 4, 2026

      Gjithçka që dihet për GTA 6 – pamjet e reja, grafikat dhe detajet që po çmendin fansat

      September 1, 2026

      A rrezikon GTA 6 të ndalohet në disa shtete? Ja çfarë dihet deri më tani

      August 7, 2026

      GTA 6 mund të kushtojë rreth 2 miliardë dollarë – loja më e shtrenjtë në historinë e argëtimit?

      June 24, 2026
    • AI

      Ana e errët e inteligjencës artificiale: Pedofilët po përdorin modelet AI për të krijuar materiale abuzimi seksual me fëmijë

      October 14, 2026

      Investigimi i Patrick Quirk: “Diella nuk ka sistem AI të dukshëm, ndërsa të dhënat e Parlamentit shqiptar shkarkohen pa autentikim”

      October 14, 2026

      Inteligjenca Artificiale në shkolla: Gogo.al sjell video edukative për mësuesit dhe drejtuesit e shkollave

      October 13, 2026

      Google prezanton kolegun virtual, Gemini nuk jep më vetëm përgjigje, por planifikon dhe kryen punën

      October 12, 2026

      “Pse t’u lexosh përralla fëmijëve kur mund ta bëjë AI?” Ideja e një babai ndez debat në internet

      October 9, 2026
    • Social Media

      Kur qytetarët të urrejnë në komente: Çfarë duhet të kuptojë një politikan nga zemërimi në rrjetet sociale?

      October 15, 2026

      Kush është Klevi Metaj? I riu që u përball i vetëm me 6 efektivë policie gjatë protestës së studentëve

      October 14, 2026

      TikTok heq 45 video pas ankesave, Armela Krasniqi: 9 të tjera pritet të jenë fshirë

      October 12, 2026

      Kush është Bjorn Shabanaga, 19-vjeçari shqiptar që mahniti jurinë e “The Voice of Germany”?

      October 5, 2026

      Rasti i Serbisë: Si u zbulua dhe u godit një rrjet me mbi 5,000 llogari që manipulonin opinionin online

      September 18, 2026
    • Apps

      WhatsApp përgatit ndryshime të mëdha, kanalet mund të zhvendosen te bisedat

      October 8, 2026

      Ndryshim i rëndësishëm për e-Albania nga 1 tetori: Ja çfarë duhet të dinë të gjithë përdoruesit

      September 24, 2026

      Snapchat mund të vendosë kufi për kohën e adoleshentëve: “Duam të jemi pjesë e zgjidhjes”

      September 22, 2026

      Nga sporteli te smartphone-i: Sa para i ka kursyer Shqipërisë kalimi te shërbimet digjitale?

      September 10, 2026

      Bilibili del jashtë Kinës, sfidon YouTube dhe TikTok në tregun global

      September 3, 2026
    Technews.alTechnews.al
    Home » Typography Elements » Pse Starbucks po mbyll qindra dyqane? Ja ndryshimet që po pëson kompania
    Tech

    Pse Starbucks po mbyll qindra dyqane? Ja ndryshimet që po pëson kompania

    Starbucks njoftoi të enjten se do të mbyllë 1% të dyqaneve të saj në Amerikën e Veriut këtë muaj.
    Tech ExpertBy Tech ExpertSeptember 30, 2025Updated:September 30, 2025No Comments4 Mins Read
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Kohët kur dukej se kishte një Starbucks në çdo cep po marrin fund. Për vite me radhë, kompania u mbështet te zgjerimi i pandalshëm në qytete dhe periferi. Madje, në vitin 2001, komediani Lewis Black tha me shaka se “fundi i universit” ishte në Houston, Teksas, ku ai gjeti një Starbucks përballë një tjetri. Por që atëherë, si universi, edhe Starbucks ka ndryshuar. Më shumë konkurrencë, inflacioni dhe ndryshimet në zakonet e konsumatorëve kanë ndikuar negativisht te bilanci i kompanisë.

    Starbucks njoftoi të enjten se do të mbyllë 1% të dyqaneve të saj në Amerikën e Veriut këtë muaj. Mbylljet,  të shoqëruara me pushimin nga puna të 900 punonjësve të korporatës – janë pjesë e një plani ristrukturimi prej 1 miliard dollarësh. Sipas CEO-së Brian Niccol, dyqanet që do të mbyllen “nuk i plotësonin pritshmëritë e klientëve dhe punonjësve” ose nuk po gjeneronin fitime. Në shifra absolute, mbyllja e rreth 400 dyqaneve duket e vogël krahasuar me mbi 32,000 pika që ka kompania në mbarë botën. Për më tepër, Starbucks planifikon të hapë dyqane të reja vitin e ardhshëm.

    Megjithatë, fakti që po tkurret pikërisht tani është një tregues i rëndësishëm për biznesin e saj. Sipas analistit RJ Hottovy nga Placer.ai, mbylljet lidhen kryesisht me largimin e konsumatorëve nga qendrat urbane gjatë pandemisë së Covid-19. Kompania po heq dorë nga qiratë në zonat ku fluksi i klientëve ka rënë ndjeshëm. Starbucks po përballet gjithashtu me konkurrencë të shtuar nga kafenetë e pavarura, zinxhirë në rritje si Blank Street Coffee dhe Blue Bottle, si edhe kompanitë që fokusohen te drive-thru si Dutch Bros. Një tjetër sfidë janë çmimet.

    Më shumë se 70% e konsumatorëve thanë në një sondazh të UBS se çmimet e larta janë arsyeja kryesore pse planifikojnë të vizitojnë më rrallë Starbucks gjatë 12 muajve të ardhshëm. Ndër klientët më të pakënaqur janë ata me të ardhura nën 100,000 dollarë në vit. “Procesi i rimëkëmbjes është bërë edhe më i vështirë për shkak të pasigurisë makroekonomike dhe zgjerimit të shpejtë të konkurrentëve që ofrojnë shërbime drive-thru,” tha Hottovy.

    Pas viteve me vështirësi dhe gabime strategjike, Starbucks po përpiqet të rikthehet nën drejtimin e Brian Niccol, i cili ka drejtuar më parë me sukses Chipotle dhe Taco Bell. Shitjet në dyqanet ekzistuese kanë rënë për gjashtë tremujorë me radhë, ndërsa aksionet e kompanisë janë ulur me rreth 9% këtë vit. Megjithatë, investitorët kanë besim tek Niccol, i cili mori drejtimin e kompanisë në shtator 2024 dhe vitin e kaluar përfitoi gati 100 milionë dollarë kompensim. Niccol synon të rikthejë Starbucks si një “vendi i tretë” mes shtëpisë dhe punës. Ai ka pranuar se fokusi i tepërt te porositë mobile i kishte “hequr shpirtin” markës.

    Deri tani, ai ka rikthyer traditën e baristëve që shkruajnë me stilolapsa mbi gota, ka rihapur stacionet vetëshërbyese për qumësht e sheqer, ka shkurtuar 30% të menusë së ushqimeve e pijeve, ka hequr politikën e tualeteve të hapura për klientët jo-pagues dhe ka pushuar mbi 1,000 punonjës korporate në shkurt. Starbucks po tenton gjithashtu të fitojë sërish klientët që duan të ulen për një kafe. Për këtë, po rinovon 1,000 dyqane – rreth 10% e lokacioneve të saj në SHBA – duke shtuar karrige, divane, tavolina dhe prizë elektrike.

    Synimi është që brenda tre vitesh këto ndryshime të prekin të gjitha dyqanet në SHBA. Megjithatë, jo gjithçka ka shkuar pa probleme: disa punonjës janë ankuar për streset e shkaktuara nga pijet e reja komplekse dhe nga fluksi i madh i gotave ku kërkohet të vizatohen shënime. Analistët, sidoqoftë, mbeten optimistë. “E pranojmë që rimëkëmbja ka marrë më shumë kohë nga sa prisnim, ndoshta duke u zhvendosur drejt fillimit ose mesit të vitit 2026,” tha analisti i BTIG, Peter Saleh. Por ai sheh shenja progresi tek nismat e Niccol. “Sapo këto masa të fillojnë të japin rezultat, ndikimi do të jetë i madh,” shtoi ai./CNN

    trending
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Tech Expert

    Related Posts

    Dita e tretë e protestës studentore: Rama shmang përgjegjësinë politike dhe fajëson opozitën, tensionet përhapen në disa qytete

    October 15, 2026

    Bizneset në Tiranë ulin qepenat nga frika e protestave: “Jemi me ju, mos na dëmtoni!”

    October 15, 2026

    Kush është Klevi Metaj? I riu që u përball i vetëm me 6 efektivë policie gjatë protestës së studentëve

    October 14, 2026

    Video të rënda nga protesta e studentëve në Tiranë, shpërthen debati në rrjet për përdorimin e forcës nga policia

    October 14, 2026
    Add A Comment

    Leave A Reply Cancel Reply

    Editors Picks

    Kur qytetarët të urrejnë në komente: Çfarë duhet të kuptojë një politikan nga zemërimi në rrjetet sociale?

    October 15, 2026

    Dita e tretë e protestës studentore: Rama shmang përgjegjësinë politike dhe fajëson opozitën, tensionet përhapen në disa qytete

    October 15, 2026

    Bizneset në Tiranë ulin qepenat nga frika e protestave: “Jemi me ju, mos na dëmtoni!”

    October 15, 2026

    Kush është Klevi Metaj? I riu që u përball i vetëm me 6 efektivë policie gjatë protestës së studentëve

    October 14, 2026
    Top Reviews
    9.1

    9 mënyra për të rregulluar gabimin e pritjes për aktivizim në iMessage dhe FaceTime

    By Tech Expert
    8.9

    Apple Pencil është lapsi më i mirë për përdoruesit e iPad – ja çfarë të merrni dhe si ta përdorni

    By Tech Expert
    8.9

    Apple po kalon plotësisht në USB-C, pasi teknologjia e karikimit është vendosur të vijë në iPhone. Ja çfarë do të thotë për përdoruesit.

    By Tech Expert
    Technews.al
    Facebook X (Twitter) Instagram YouTube LinkedIn
    • Home
    • Tech
    • Kategori
    • Kontakt
    © 2026 Designed by Technews.al

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.