Bashkohuni në Newsletter

    Lexoni lajmet e fundit të teknologjisë në e-mailin tuaj

    What's Hot

    Bilibili del jashtë Kinës, sfidon YouTube dhe TikTok në tregun global

    September 3, 2026

    Pse shoferët përdorin kapëse druri gjatë vapës? Ja truku i thjeshtë

    September 3, 2026

    Google prezanton Pics, mjetin AI që e kthen një prompt në dizajn

    September 3, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Tech
    • Gadgets
    Facebook X (Twitter) Instagram YouTube LinkedIn
    Technews.alTechnews.al
    • Home
    • Tech

      Pse shoferët përdorin kapëse druri gjatë vapës? Ja truku i thjeshtë

      September 3, 2026

      Fatura e fshehur, si verat përvëluese po ndryshojnë buxhetet e Evropës

      September 1, 2026

      Jo më Instagram deri në agim: Meta vendos “orare ndalimi” për adoleshentët

      August 31, 2026

      Kush është John Ternus, njeriu që pritet ta udhëheqë Apple në epokën e inteligjencës artificiale?

      August 31, 2026

      Meta pranon se ka dëmtuar fëmijët, ja kujt po i paguan 18 miliardë dollarë dëmshpërblim

      August 28, 2026
    • Mobiles

      Pse i blejmë pajisjet e fundit? Shkaqet sociale pas fiksimit shqiptar me teknologjinë premium

      August 27, 2026

      Samsung Galaxy S26 FE zbulohet para kohe në një video “unboxing”

      August 24, 2026

      iPhone 18 mund të jetë shumë më i shtrenjtë se modelet e tjera, ja pse

      August 10, 2026

      Mos e kariko telefonin gjatë natës: Mit apo rrezik real? Gjërat që nuk t’i thotë askush

      July 21, 2026

      iPhone Ultra mund të jetë telefoni më i fuqishëm i Apple deri më sot

      July 20, 2026
    • Gadgets

      Norvegjia shtrëngon rregullat mbi përdorimin e syzeve inteligjente, shkak shqetësimet mbi privatësinë

      August 26, 2026

      Meta Glasses, trendi shqetësues në shkolla: adoleshentët po i përdorin për të filmuar dhe ngacmuar vajzat

      August 24, 2026

      Harrojini syzet inteligjente, shkencëtarët krijojnë syze që ju bëjnë të shihni në errësirë

      August 14, 2026

      12 pajisjet inteligjente që do t’ju ndryshojnë mënyrën se si pushoni këtë verë

      August 11, 2026

      OpenAI gati të sjellë në treg pajisjen e parë inteligjente, ja sa do të kushtojë

      August 7, 2026
    • Gaming

      Gjithçka që dihet për GTA 6 – pamjet e reja, grafikat dhe detajet që po çmendin fansat

      September 1, 2026

      A rrezikon GTA 6 të ndalohet në disa shtete? Ja çfarë dihet deri më tani

      August 7, 2026

      GTA 6 mund të kushtojë rreth 2 miliardë dollarë – loja më e shtrenjtë në historinë e argëtimit?

      June 24, 2026

      Kujdes nga i shkarkoni video-lojërat – mbi 400 mijë kompjuterë të infektuar

      June 16, 2026

      Rikthehet loja legjendare “Crazy Taxi” – publikohet traileri (VIDEO)

      June 15, 2026
    • AI

      Google prezanton Pics, mjetin AI që e kthen një prompt në dizajn

      September 3, 2026

      TIME e vendos shqiptaren Mira Murati në mesin e figurave më të fuqishme të Inteligjencës Artificiale

      September 1, 2026

      Revolta Kundër AI në Rrjetet Sociale: Pse Bizneset e Vogla Po i Kthehen Marketingut Me Dorë

      August 28, 2026

      Nga Bankat e Shkollës te AI: 14-Vjeçari Shqiptar Krijon Chatbot-in e Parë me Standarde Globale

      August 28, 2026

      Profesorja e Harvardit paralajmëron: AI mund të na çojë drejt “industrializimit” të jetës njerëzore

      August 27, 2026
    • Social Media

      Twitter rikthehet? Ish-punonjësi sfidon Elon Musk dhe ringjall “zogun blu”

      August 31, 2026

      TikTok arrin marrëveshje 400 milionë dollarë me autoritetet amerikane për privatësinë e fëmijëve

      August 25, 2026

      ”E pashë në TikTok”: 48% e Gen Z e përdorin platformën për frymëzim për udhëtime

      August 24, 2026

      Ja 10 personat më të ndjekur në Instagram në 2026

      August 21, 2026

      Brandet ndërkombëtare i bashkohen trendit duke u tallur me logon e re te Instagram-it

      August 20, 2026
    • Apps

      Bilibili del jashtë Kinës, sfidon YouTube dhe TikTok në tregun global

      September 3, 2026

      I lodhur nga zhurma e avionëve, portugezi krijon platformën që ka gjurmuar 39 mijë fluturime mbi Lisbonë

      September 2, 2026

      CivilGrid, startup-i që synon të jetë një “Google Maps për botën nëntokësore”

      August 31, 2026

      A e dëmton trafikun në Instagram nëse editoni videot në CapCut apo aplikacione të tjera?

      August 19, 2026

      YouTube ndryshon mënyrën e numërimit të shikimeve, ja rregullat e reja

      August 18, 2026
    Technews.alTechnews.al
    Home » Typography Elements » Natalie Portman e radhës? Njihuni me Tilly Norwood, aktoren e inteligjencës artificiale që po shkakton polemika
    Artificial Intelligence

    Natalie Portman e radhës? Njihuni me Tilly Norwood, aktoren e inteligjencës artificiale që po shkakton polemika

    Ndërsa disa e shohin Tilly Norwood si të ardhmen e industrisë digjitale, të tjerë paralajmërojnë se mund të jetë fillimi i fundit për artin e aktorëve të gjallë.
    Tech ExpertBy Tech ExpertOctober 3, 2025Updated:October 3, 2025No Comments3 Mins Read
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Një emër i ri po qarkullon në korridoret e Hollywood-it dhe thuhet se është pranë debutimit në ekranin e madh. Por ka një kthesë të madhe: ajo nuk është njeri. Tilly Norwood është një aktore tërësisht e krijuar nga inteligjenca artificiale (AI), duke ndezur një valë polemikash mbi të ardhmen e artit dhe kinemasë.

    Pas saj qëndron aktorja dhe krijuesja holandeze Eline Van der Velden, e cila përmes studios së saj Xicoia – një degëzim i kompanisë AI Particle6 – po synon të fusë në industrinë e filmit dhe televizionit “talente digjitale”. “Qëllimi është që Tilly të bëhet Scarlett Johansson-i ose Natalie Portman-i i ardhshëm,” tha Van der Velden këtë verë, kur prezantoi Tilly-n përmes rrjeteve sociale. Aktualisht, llogaria e saj në Instagram numëron mbi 39 mijë ndjekës.

    Interesi nga industrisë duket se po rritet. Në Zurich Summit, pjesë e Festivalit të Filmit në Zyrih, Van der Velden zbuloi se disa studio tashmë po zhvillojnë projekte të ngjashme me AI. Ndërkohë, Tilly ka marrë edhe rolin e saj të parë në një skeç komik me titull AI Commissioner.

    “Publiku kujdeset për historinë, jo për faktin nëse ylli ka puls,” shkroi Van der Velden në një postim në LinkedIn, duke sugjeruar se epoka e aktorëve sintetikë ka nisur.

    Megjithatë, ideja që një “aktor” i krijuar nga AI të përfaqësohet nga një agjenci talentesh ka ndezur zemërim dhe debat të ashpër. Komentet në rrjetet sociale variojnë nga “Ky është fundi i industrisë siç e njohim” deri tek “Kjo është fyese dhe thellësisht e gabuar”.

    View this post on Instagram

    A post shared by Tilly Norwood (@tillynorwood)

    Reagimet nga aktorët e vërtetë kanë qenë edhe më të forta. Fituesja e Golden Globe, Toni Colette, reagoi me emoji ulëritës, ndërsa aktorja dhe regjisorja Natasha Lyonne tha se çdo agjenci që përfshihet në këtë praktikë duhet të bojkotohet nga të gjitha sindikatat. Po ashtu, aktorja Emily Blunt e përshkroi krijimin si “të frikshëm” në një intervistë me Variety.

    Aktorja Kiersey Clemons kërkoi transparencë, duke bërë thirrje që të publikohen emrat e agjencive të përfshira, ndërsa aktorja Mara Wilson shkroi në Instagram: “Turp për këta njerëz. Kanë vjedhur fytyrat e qindra grave të reja për të krijuar këtë ‘aktore’ AI. Ata nuk janë krijues, por hajdutë identiteti.”

    Ndërsa disa e shohin Tilly Norwood si të ardhmen e industrisë digjitale, të tjerë paralajmërojnë se mund të jetë fillimi i fundit për artin e aktorëve të gjallë. Pyetja që mbetet është: a do ta përqafojë publiku një aktore që nuk ekziston?

    featured
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Tech Expert

    Related Posts

    Bilibili del jashtë Kinës, sfidon YouTube dhe TikTok në tregun global

    September 3, 2026

    Google prezanton Pics, mjetin AI që e kthen një prompt në dizajn

    September 3, 2026

    Nga vijnë materialet e rrobave? Nga pambuku te poliesteri, ja çfarë veshim në të vërtetë

    September 2, 2026

    TIME e vendos shqiptaren Mira Murati në mesin e figurave më të fuqishme të Inteligjencës Artificiale

    September 1, 2026
    Add A Comment

    Leave A Reply Cancel Reply

    Editors Picks

    Bilibili del jashtë Kinës, sfidon YouTube dhe TikTok në tregun global

    September 3, 2026

    Google prezanton Pics, mjetin AI që e kthen një prompt në dizajn

    September 3, 2026

    Nga vijnë materialet e rrobave? Nga pambuku te poliesteri, ja çfarë veshim në të vërtetë

    September 2, 2026

    TIME e vendos shqiptaren Mira Murati në mesin e figurave më të fuqishme të Inteligjencës Artificiale

    September 1, 2026
    Top Reviews
    9.1

    9 mënyra për të rregulluar gabimin e pritjes për aktivizim në iMessage dhe FaceTime

    By Tech Expert
    8.9

    Apple Pencil është lapsi më i mirë për përdoruesit e iPad – ja çfarë të merrni dhe si ta përdorni

    By Tech Expert
    8.9

    Apple po kalon plotësisht në USB-C, pasi teknologjia e karikimit është vendosur të vijë në iPhone. Ja çfarë do të thotë për përdoruesit.

    By Tech Expert
    Technews.al
    Facebook X (Twitter) Instagram YouTube LinkedIn
    • Home
    • Tech
    • Kategori
    • Kontakt
    © 2026 Designed by Technews.al

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.