Ish-kryeministrja finlandeze Sanna Marin ka bërë thirrje për një orar pune më fleksibël, i përbërë nga një javë pune katër-ditore prej gjashtë orësh në ditë.
Marin ka thënë se një orar pune fleksibël do t’u jepte punonjësve më shumë kohë për të kaluar me familjet e tyre.
Aktualisht në Finlandë, një javë normale përbëhet nga pesë ditë në javë me tetë orë në ditë.
Dihet që Marin udhëheq një koalicion të qendrës së majtë me katër parti të tjera, të gjitha të kryesuara nga udhëheqëse femra.
Përndryshe, përpara se të bëhej kryeministre, ajo mbante një pozicion si Ministre e Transportit për Finlandën.
Lexo edhe: Hollanda ka kaluar zyrtarisht në javën e punës katër-ditore: 32 orë në vend të 40
Si Ministre e Transportit, Marin ishte e zëshme në favor të javëve më të shkurtra të punës si një përfitim për marrëdhëniet dhe produktivitetin e punonjësve.
“Unë besoj se njerëzit meritojnë të kalojnë më shumë kohë me familjet e tyre, të dashurit, hobet dhe aspekte të tjera të jetës, siç është kultura. Ky mund të jetë hapi tjetër për ne në jetën e punës”, komentoi kryeministrja mbi propozimin e ri.




