Bashkohuni në Newsletter

    Lexoni lajmet e fundit të teknologjisë në e-mailin tuaj

    What's Hot

    Rusia bllokon nismën e OKB-së për të rregulluar armët autonome me Inteligjencë Artificiale

    November 23, 2026

    Kush e përhapi informacionin se Shqipëria është përfshirë në sulm me dronë detarë ndaj një luftanijeje ruse?

    November 23, 2026

    Anthropic vlerësohet më shumë se ekonomia e Arabisë Saudite, sipas raportimeve për debutimin në bursë

    November 23, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Tech
    • Gadgets
    Facebook X (Twitter) Instagram YouTube LinkedIn
    Technews.alTechnews.al
    • Home
    • Tech

      Rusia bllokon nismën e OKB-së për të rregulluar armët autonome me Inteligjencë Artificiale

      November 23, 2026

      Kush e përhapi informacionin se Shqipëria është përfshirë në sulm me dronë detarë ndaj një luftanijeje ruse?

      November 23, 2026

      Microsoft mund t’ju kompensojë për ndërprerjen globale të shërbimeve, ja kush përfiton

      November 20, 2026

      Hakerët publikojnë të dhënat e 16 mijë klientëve të Visa, Mastercard dhe JPMorgan Chase

      November 20, 2026

      Testohet treni i parë në linjën Durrës-Tiranë-Rinas, hekurudha pritet të përfundojë në 2027

      November 20, 2026
    • Mobiles

      7 smartphone-t më të mirë deri në 500 euro: Cilin ia vlen të blesh në nëntor 2026?

      November 17, 2026

      Pa internet gjatë festave? Xfinity prezanton funksionin që fik Wi-Fi me një klikim

      November 12, 2026

      Apple paralajmëron politikanët gjermanë: iPhone-t e tyre mund të jenë përgjuar

      November 2, 2026

      “SMS i vdekjes”: Një mesazh i padukshëm mund të bllokojë telefonat Android dhe të ndërpresë thirrjet e urgjencës

      October 30, 2026

      iPhone 18 Pro Max vs. iPhone 17 Pro Max: Çfarë ka ndryshuar dhe a ia vlen modeli i ri?

      October 28, 2026
    • Gadgets

      Telefoni i vjetër gjerman rikthehet në jetë, tani flet me inteligjencën artificiale të Google

      November 11, 2026

      Kamerat e sigurisë UniFi: Pse konsiderohen ndër zgjedhjet më të mira për monitorim?

      November 10, 2026

      Fotot e fëmijëve në Instagram mund të përdoren nga AI pa leje: Rasti i Meta ngre alarmin për privatësinë

      October 29, 2026

      Si funksionon “Dollapi Inteligjent”, shpikja e gjimnazistëve të “Petro Nini Luarasit”?

      October 23, 2026

      CUDY Switch Review: 3 pajisje për rrjete të vogla, shpejtësi 2.5 Gbps dhe sisteme profesionale PoE

      October 23, 2026
    • Gaming

      Pritjes i erdhi fundi! GTA 6 publikohet zyrtarisht sot, pas 13 vitesh

      November 19, 2026

      Kompania bëhet virale: Ofron 120 mijë dollarë në vit për të luajtur GTA 6

      November 18, 2026

      GTA 6 zbulon makinat e reja, nga modelet klasike te supermakinat moderne

      November 9, 2026

      GTA 6 mbërrin edhe në Tiranë, një mural gjigant shfaqet në kryeqytet

      November 5, 2026

      GTA 6 del më 19 nëntor, nis numërimi mbrapsht për lojën më të shumëpritur

      November 2, 2026
    • AI

      Rusia bllokon nismën e OKB-së për të rregulluar armët autonome me Inteligjencë Artificiale

      November 23, 2026

      Anthropic vlerësohet më shumë se ekonomia e Arabisë Saudite, sipas raportimeve për debutimin në bursë

      November 23, 2026

      Shqipëria në hartën e rrezikut nga sulmet kibernetike, Erion Demiri: IA po përdoret edhe për qëllime keqdashëse

      November 18, 2026

      Elon Musk dhe drejtuesit e Big Tech kërkojnë rikthimin e Jensen Huang në krye të Nvidia

      November 16, 2026

      Pse skandali i Jensen Huang mund të tronditë ekonominë globale dhe industrinë e inteligjencës artificiale?

      November 13, 2026
    • Social Media

      Instagram sjell funksionin e shumëpritur: Tani mund të ndryshoni Story-t edhe pas publikimit

      November 19, 2026

      Të premtojnë se do të bëhesh milioner nëse blen kursin e tyre online: Ja mashtrimi që përdorin

      November 11, 2026

      Mjaft me profesionistë që bëjnë palaçon për klikime! Europianët kërkojnë komunikim më serioz në rrjetet sociale

      November 4, 2026

      Deri në 2 mijë dollarë për propagandë politike: Influencerët e TikTok pranojnë të fshehin pagesat

      November 3, 2026

      Instagram sfidon YouTube: Së shpejti video deri në 90 minuta dhe mundësi për t’i parë në televizor

      October 28, 2026
    • Apps

      Policia në Londër teston aplikacionin që identifikon të dyshuarit për krime brenda pak sekondash

      November 23, 2026

      Pse artistët po largohen nga Etsy? Inteligjenca artificiale po u merr vendin krijuesve të vërtetë

      November 18, 2026

      Hakerët pretendojnë se mund të hyjnë në Gmail edhe pasi ndryshoni fjalëkalimin

      November 10, 2026

      Një francez krijon aplikacionin që gjurmon lëvizjet e policisë gjatë protestave në kohë reale

      November 3, 2026

      Revolut pëson ndërprerje globale: Miliona përdorues mbeten pa akses në llogaritë dhe kartat bankare

      October 26, 2026
    Technews.alTechnews.al
    Home » Typography Elements » Kina do të ashpërsojë rregullat për chatbot-ët AI lidhur me vetëvrasjen dhe lojërat e fatit
    Artificial Intelligence

    Kina do të ashpërsojë rregullat për chatbot-ët AI lidhur me vetëvrasjen dhe lojërat e fatit

    Tech ExpertBy Tech ExpertDecember 31, 2025No Comments4 Mins Read
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Kina planifikon të kufizojë chatbot-ët e bazuar në inteligjencën artificiale që ndikojnë në emocionet njerëzore në mënyra që mund të çojnë drejt vetëdëmtimit apo vetëvrasjes, sipas një drafti rregullash.

    Rregulloret e propozuara nga Administrata e Hapësirës Kibernetike të Kinës synojnë atë që autoritetet e quajnë “shërbime AI me ndërveprim njerëzor”, sipas një përkthimi të dokumentit nga CNBC. Periudha për konsultim publik do të zgjasë deri më 25 janar.

    Masat e reja do të zbatohen për produktet apo shërbimet e inteligjencës artificiale që u ofrohen qytetarëve në Kinë dhe që simulojnë personalitetin njerëzor, duke krijuar lidhje emocionale përmes tekstit, imazheve, audios apo videos.

    Sipas Winston Ma, profesor i asociuar në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Nju Jorkut, këto rregulla përfaqësojnë përpjekjen e parë në botë për të rregulluar AI-në me karakteristika njerëzore apo antropomorfe. Ai thekson se, ndryshe nga rregulloret e vitit 2023 për AI gjeneruese, versioni i ri shënon një kalim “nga siguria e përmbajtjes drejt sigurisë emocionale”.

    Drafti parashikon që:

    • Chatbot-ët AI nuk duhet të gjenerojnë përmbajtje që nxit vetëvrasjen apo vetëdëmtimin, as të përdorin dhunë verbale apo manipulim emocional që dëmton shëndetin mendor të përdoruesve.
    • Nëse një përdorues shpreh drejtpërdrejt qëllime për vetëvrasje, kompanitë teknologjike duhet të ndërhyjnë me një operator njerëzor dhe të kontaktojnë menjëherë kujdestarin ose një person të përcaktuar.
    • Chatbot-ët nuk duhet të prodhojnë përmbajtje që lidhet me lojërat e fatit, dhunën apo materialet e pahijshme.
    • Të miturit duhet të kenë pëlqimin e kujdestarëve për të përdorur AI për shoqëri emocionale, si dhe kufizime kohore në përdorim.
    • Platformat duhet të jenë në gjendje të identifikojnë nëse një përdorues është i mitur, edhe kur mosha nuk deklarohet, dhe në rast dyshimi të zbatojnë automatikisht rregullat për të mitur, duke lejuar një proces ankimi.

    Gjithashtu, drafti parashikon që përdoruesit të marrin njoftime pas dy orësh ndërveprimi të pandërprerë me AI-në, si dhe kërkon vlerësime të posaçme sigurie për chatbot-ët me mbi 1 milion përdorues të regjistruar ose mbi 100 mijë përdorues aktivë mujorë.

    Dokumenti, nga ana tjetër, inkurajon përdorimin e AI-së me tipare njerëzore për “përhapjen kulturore dhe shoqërinë për të moshuarit”.

    IPO-t e chatbot-ëve AI në Kinë

    Propozimi vjen pak kohë pasi dy nga startup-et kryesore kineze të chatbot-ëve AI, Z.ai dhe Minimax, depozituan aplikimet për dalje në bursë në Hong Kong.

    Minimax njihet ndërkombëtarisht për aplikacionin Talkie AI, i cili u mundëson përdoruesve të bisedojnë me personazhe virtuale. Ky aplikacion dhe versioni i tij për tregun kinez, Xingye, përbënin më shumë se një të tretën e të ardhurave të kompanisë në tre tremujorët e parë të vitit, me mbi 20 milionë përdorues aktivë mujorë.

    Z.ai, i njohur edhe si Zhipu, aplikoi për IPO me emrin “Knowledge Atlas Technology”. Kompania nuk publikoi shifra për përdoruesit aktivë, por deklaroi se teknologjia e saj është integruar në rreth 80 milionë pajisje, përfshirë telefona inteligjentë, kompjuterë dhe automjete.

    Asnjë nga kompanitë nuk iu përgjigj kërkesës së CNBC për koment mbi ndikimin që mund të kenë rregullat e reja në planet e tyre për IPO.

    Ndikimi i drejtpërdrejtë i AI-së në sjelljen njerëzore ka qenë gjithnjë e më shumë në qendër të vëmendjes gjatë këtij viti. Në shtator, drejtori ekzekutiv i OpenAI, Sam Altman, deklaroi se një nga sfidat më të vështira për kompaninë është mënyra se si chatbot-i reagon ndaj bisedave që lidhen me vetëvrasjen.

    Lexo edhe: Interneti pas zhurmës së IA-së: A po vjen koha e maturimit digjital?

    Ndërkohë, gjithnjë e më shumë njerëz po i drejtohen AI-së për marrëdhënie emocionale. Së fundmi, një grua në Japoni u martua simbolikisht me të dashurin e saj AI.

    Sipas renditjes së SimilarWeb për muajin nëntor, platformat Character.ai dhe Polybuzz.ai renditen mes 15 chatbot-ëve dhe mjeteve AI më të përdorura në botë.

    Masat e reja vendase janë pjesë e përpjekjeve më të gjera të Kinës gjatë vitit të fundit për të ndikuar në formësimin e rregullave globale për qeverisjen e inteligjencës artificiale.

    cnbc

    featured
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Tech Expert

    Related Posts

    Rusia bllokon nismën e OKB-së për të rregulluar armët autonome me Inteligjencë Artificiale

    November 23, 2026

    Anthropic vlerësohet më shumë se ekonomia e Arabisë Saudite, sipas raportimeve për debutimin në bursë

    November 23, 2026

    Policia në Londër teston aplikacionin që identifikon të dyshuarit për krime brenda pak sekondash

    November 23, 2026

    Microsoft mund t’ju kompensojë për ndërprerjen globale të shërbimeve, ja kush përfiton

    November 20, 2026
    Add A Comment

    Leave A Reply Cancel Reply

    Editors Picks

    Rusia bllokon nismën e OKB-së për të rregulluar armët autonome me Inteligjencë Artificiale

    November 23, 2026

    Anthropic vlerësohet më shumë se ekonomia e Arabisë Saudite, sipas raportimeve për debutimin në bursë

    November 23, 2026

    Policia në Londër teston aplikacionin që identifikon të dyshuarit për krime brenda pak sekondash

    November 23, 2026

    Microsoft mund t’ju kompensojë për ndërprerjen globale të shërbimeve, ja kush përfiton

    November 20, 2026
    Top Reviews
    9.1

    9 mënyra për të rregulluar gabimin e pritjes për aktivizim në iMessage dhe FaceTime

    By Tech Expert
    8.9

    Apple Pencil është lapsi më i mirë për përdoruesit e iPad – ja çfarë të merrni dhe si ta përdorni

    By Tech Expert
    8.9

    Apple po kalon plotësisht në USB-C, pasi teknologjia e karikimit është vendosur të vijë në iPhone. Ja çfarë do të thotë për përdoruesit.

    By Tech Expert
    Technews.al
    Facebook X (Twitter) Instagram YouTube LinkedIn
    • Home
    • Tech
    • Kategori
    • Kontakt
    © 2026 Designed by Technews.al

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.