Bashkohuni në Newsletter

    Lexoni lajmet e fundit të teknologjisë në e-mailin tuaj

    What's Hot

    Sony përballet me një sfidë të re: Lojërat e PlayStation 5 po bëhen të luajtshme edhe në kompjuter

    October 9, 2026

    “Pse t’u lexosh përralla fëmijëve kur mund ta bëjë AI?” Ideja e një babai ndez debat në internet

    October 9, 2026

    “Nuk ka miq”: Amazon mban të dhëna të detajuara për klientët, disa prej tyre edhe fyese

    October 9, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Tech
    • Gadgets
    Facebook X (Twitter) Instagram YouTube LinkedIn
    Technews.alTechnews.al
    • Home
    • Tech

      “Nuk ka miq”: Amazon mban të dhëna të detajuara për klientët, disa prej tyre edhe fyese

      October 9, 2026

      Suzuki prezantoi veturën e vogël dhe të lirë (VIDEO)

      October 9, 2026

      E ktheu akullin e Antarktidës në teleskop, fizikanti belg fiton Nobelin për Fizikë 2026

      October 8, 2026

      Jaguar prezanton Type 01EV, makinën e parë elektrike sportive pas ndryshimit radikal të identitetit

      October 8, 2026

      Ke lindur në fund të viteve ’90? Ndoshta nuk je as Millennial, as Gen Z: je “Zillennial”

      October 7, 2026
    • Mobiles

      iPhone 17 apo iPhone 18? Ja avantazhet dhe disavantazhet para se të vendosni cilin të blini

      September 30, 2026

      Galaxy Z Fold8 Ultra, Fold8 apo Flip8? Samsung tregon si të zgjidhni telefonin e duhur të palosshëm

      September 29, 2026

      iOS 27 e bën iPhone-in më të shpejtë: mbi 30 përmirësime të performancës

      September 22, 2026

      Ja elementet e Nokia 3310 që e bënë celularin më të dashur të një brezi

      September 21, 2026

      Google Pixel 11 Pro mbërrin në Amazon, ja sa kushton

      September 16, 2026
    • Gadgets

      Erion Demiri: “Po, jemi të përgjuar” – Ja llojet e kamerave që na rrethojnë dhe si të mbrohemi

      October 7, 2026

      Do të instaloni kamera sigurie në shtëpi? Ja çfarë duhet të dini para se t’i blini

      October 5, 2026

      Një përditësim nxjerr jashtë funksionit frigoriferët “AI” të Samsung, përdoruesit mbeten me ushqimet që po prishen

      October 1, 2026

      Meta Muse Charm, kur inteligjenca artificiale shndërrohet në një “Tamagotchi” që e mban në çelësa

      September 25, 2026

      Insta360 Luna Pro, kamera e re me optikë Leica e krijuar për vlog dhe Reels

      September 16, 2026
    • Gaming

      Sony përballet me një sfidë të re: Lojërat e PlayStation 5 po bëhen të luajtshme edhe në kompjuter

      October 9, 2026

      “Trump Arcade”: Shtëpia e Bardhë kthen politikat e Trump në video-lojëra

      September 4, 2026

      Gjithçka që dihet për GTA 6 – pamjet e reja, grafikat dhe detajet që po çmendin fansat

      September 1, 2026

      A rrezikon GTA 6 të ndalohet në disa shtete? Ja çfarë dihet deri më tani

      August 7, 2026

      GTA 6 mund të kushtojë rreth 2 miliardë dollarë – loja më e shtrenjtë në historinë e argëtimit?

      June 24, 2026
    • AI

      “Pse t’u lexosh përralla fëmijëve kur mund ta bëjë AI?” Ideja e një babai ndez debat në internet

      October 9, 2026

      Ai Weiwei paralajmëron për rreziqet e AI: “Po humbasim privatësinë dhe bashkë me të, individualitetin”

      October 8, 2026

      “Muji dhe Halili”, filmi i parë shqiptar me AI? Turjan Hysko sjell legjendën në një version epik

      October 6, 2026

      10 filma për inteligjencën artificiale që duhet t’i shikoni të paktën një herë

      October 1, 2026

      Vendet perëndimore kërkojnë frenimin e Inteligjencës Artificiale

      September 25, 2026
    • Social Media

      Kush është Bjorn Shabanaga, 19-vjeçari shqiptar që mahniti jurinë e “The Voice of Germany”?

      October 5, 2026

      Rasti i Serbisë: Si u zbulua dhe u godit një rrjet me mbi 5,000 llogari që manipulonin opinionin online

      September 18, 2026

      Instagram sjell funksionin e ri: Postimet ku ju bëjnë tag tani mund të shfaqen në profilin tuaj

      September 15, 2026

      Mbyllen rreth 200 llogari Instagrami të aktivistëve shqiptarë, Meta pranon gabimin: Ja çfarë po ndodh

      September 9, 2026

      Instagram heq enkriptimin “end-to-end” nga mesazhet: Çfarë do të thotë për privatësinë tuaj?

      September 7, 2026
    • Apps

      WhatsApp përgatit ndryshime të mëdha, kanalet mund të zhvendosen te bisedat

      October 8, 2026

      Ndryshim i rëndësishëm për e-Albania nga 1 tetori: Ja çfarë duhet të dinë të gjithë përdoruesit

      September 24, 2026

      Snapchat mund të vendosë kufi për kohën e adoleshentëve: “Duam të jemi pjesë e zgjidhjes”

      September 22, 2026

      Nga sporteli te smartphone-i: Sa para i ka kursyer Shqipërisë kalimi te shërbimet digjitale?

      September 10, 2026

      Bilibili del jashtë Kinës, sfidon YouTube dhe TikTok në tregun global

      September 3, 2026
    Technews.alTechnews.al
    Home » Typography Elements » Kur Inteligjenca Artificiale bëhet antropolog – Opinion nga Majlinda Bregu
    Artificial Intelligence

    Kur Inteligjenca Artificiale bëhet antropolog – Opinion nga Majlinda Bregu

    Tech ExpertBy Tech ExpertMarch 30, 2026Updated:March 30, 2026No Comments5 Mins Read
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Nga Majlinda Bregu – Kompania e Inteligjencës Artificiale Anthropic, frymëzuar nga anthropos fjala greke për “qenie njerëzore”, ka përdorur Inteligjencën Artificiale për të pyetur 81,000 njerëz se për çfarë e përdorin Inteligjencën Artificiale.

    Një intervistues AI. Që pyet njerëz. Për AI. Në 159 vende, në 70 gjuhë. E gjitha të huton pak. Për një moment, po lë mënjanë rezultatet dhe po ndalem te metodologjia. Gallup ka ndërtuar një perandori me sondazhe. Etnografët ndërtojnë karrierën duke jetuar brenda komuniteteve të ndryshme për të kuptuar kulturat e zakonet

    Antropologjia lindi nga bindja se një shoqëri kuptohet vetëm duke e pare veten përmes të tjerëve. Dhe ja ku erdhi dita që një makinë ka bërë diçka që asnjë studiues social nuk mund ta bëjë në këto nivele. Rezultati nuk është thjesht një statistikë. Është diçka më afër një rrëfimi kolektiv. Dhjetëra mijëra njerëz që flasin për atë që besojnë se teknologjia mund t’i bëjë botës. Dhe ndoshta sepse intervistuesi ishte një makinë, njerëzit rezultojnë të kenë dhënë përgjigje më të sinqerta.

    Intervistuesi i Anthropic formuloi katër pyetje të hapura, dëgjoi përgjigjet dhe përshtati pyetjet pasuese. Si një antropolog profesionist. Më pas një AI vartës:) analizoi kodoi dhe kategorizoi përgjigjet e më pas nxori rezultatet.

    Ajo që studimi zbuloi, në thelb, është se njerëzit nuk ndahen qartë në optimistë dhe pesimistë për boom-in e inteligjencës artificiale në jetën e tyre.

    Ata ndahen sipas nevojave qe kanë dhe nevojat marrin formë nga ku jetojnë dhe nga ajo që shoqëritë e tyre kanë, ose nuk kanë arritur të ofrojnë.

    Në vendet e pasura dhe me zhvillim teknologjik të avancuar, njerëzit duan që AI t’u japë kohë për të menaxhuar kompleksitetin e jetës. Në ekonomitë në zhvillim dhe ato në tranzicion, njerëzit kërkojnë diçka krejt tjetër. Ata kërkojnë akses në mundësi. Europa Juglindore (me Ballkanin Perëndimor brenda saj) ndodhet pikërisht në këtë pikë kthese.Ende jo mjaftueshëm e pasur për t’i kërkuar AI komoditete, por duke i kërkuar në pjesën dërrmuese diçka më urgjente: një rrugëdalje nga situatat e vështira ekonomike

    Barometri Ballkanik 2025 Regional Cooperation Council – RCC ka një shifër që ia vlen të ndalesh: 29% e qytetarëve në Ballkanin Perëndimor përdorin tani AI nga vetëm 10% në vitin 2024.

    Pothuajse trefishim. Brenda një viti.29% e njerëzve që përdorin sot AI janë në mënyrë disproporcionale të rinj, të arsimuar dhe të lidhur dixhitalisht, pikërisht popullsia që rajoni po e humbet prej emigracionit drejt Europës Perëndimore.

    Për ta, AI hap dy rrugë: të mos braktisin vendet e tyre dhe të përdorin aftësitë digjitale për të punuar në distancë duke fituar më shumë pa kaluar kufirin, ose të përdorin të njëjtat aftësi për t’u bërë më tërheqës për tregjet europiane të punës dhe të largohen më shpejt.

    Cila rrugë do të dominojë do të përcaktojë trajektoren e rajonit në dekadën e ardhshme.

    Në Europën Perëndimore,shumica e përdorin AI për çështje personale, stilin e jetës dhe hapësirën personale.Europa Juglindore i ka përdoruesit më “seriozë”: sipërmarrja dhe pavarësia financiare renditen dukshëm më lart se mesatarja evropiane.

    Një punonjës në Kopenhagen psh i kërkon AI të pastrojë email-in që të mendojë më qartë. Homologu në Shkup ose Tiranë i kërkon AI ta ndihmojë të ndërtojë diçka nga asgjëja, një biznes, apo ide se si të fitojë të ardhura që nuk i ka.

    Të dy po i kërkojnë AI të zgjidhë një problem. Edhe pse diametralisht ndryshe.

    Aty ku ndryshimi duket edhe me i madh janë frikërat.

    -Në Europën Perëndimore, shqetësimi kryesor është privatësia (17%), mbi mesataren globale (13%), e ndjekur nga boshllëqet në qeverisje (18–19%). Këto janë frikëra institucionale: ankth për atë se kush kontrollon teknologjinë dhe si mund të përdoret kundër qytetarëve nga qeveritë apo korporatat.

    -Europa Juglindore, fokusohet më shumë te pasiguria dhe vendet e punës.

    Shqetësimi për punën dhe ekonominë ishte treguesi më i fortë i qëndrimeve negative ndaj AI në gjithë studimin (34,1%) dhe pikërisht në rajone si Ballkani Perëndimor, ku papunësia është mbi 10% dhe 68% e të rinjve po mendojnë të largohen, kjo frikë është më e fortë.Megjithatë, një shqetësim e ndajmë njësoj me botën:humbja e aftësisë për të menduar.

    Qoftë një jurist në Vjenë apo një student në Sarajevë, frika se po ia delegon mendimin një makine dhe po humbet gradualisht aftësinë për të menduar vetë, kalon çdo kufi, çdo nivel të ardhurash dhe çdo gjuhë. Është, ndoshta, frika më njerëzore nga të gjitha.

    Studentët kanë 2.5 deri në 3 herë më shumë gjasa se mesatarja të preken nga ky fenomen. Që mendimi kritik dhe shkolla është në krizë, s’ka më asnjë dyshim. Me shumë gjasa, të gjithë biem dakord: përfitimi nga teknologjia digjitale dhe dëmi prej saj, janë motër e vëlla.Europa Perëndimore po merret me rregullimin ligjor të AI Aktin Europian të AI dhe detyrimet për përdoruesit.

    Ne, i varim shpresat tek AI për të na dhënë punë. AI po studion njerëzit, ndërsa njerëzit ende po përpiqen të kuptojnë veten. Pyetja është nëse teknologjia që po u jep njerëzve arsye të reja për shpresë a po i jep formë edhe vendimarrjes për fatet e tyre.AI rrit kapacitetin e individit. Qeverisja përcakton cilësinë e sistemit. Por ky nuk është hall që mund të na e zgjidhë AI

    trending
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Tech Expert

    Related Posts

    Sony përballet me një sfidë të re: Lojërat e PlayStation 5 po bëhen të luajtshme edhe në kompjuter

    October 9, 2026

    “Pse t’u lexosh përralla fëmijëve kur mund ta bëjë AI?” Ideja e një babai ndez debat në internet

    October 9, 2026

    “Nuk ka miq”: Amazon mban të dhëna të detajuara për klientët, disa prej tyre edhe fyese

    October 9, 2026

    Suzuki prezantoi veturën e vogël dhe të lirë (VIDEO)

    October 9, 2026
    Add A Comment

    Leave A Reply Cancel Reply

    Editors Picks

    “Pse t’u lexosh përralla fëmijëve kur mund ta bëjë AI?” Ideja e një babai ndez debat në internet

    October 9, 2026

    “Nuk ka miq”: Amazon mban të dhëna të detajuara për klientët, disa prej tyre edhe fyese

    October 9, 2026

    Suzuki prezantoi veturën e vogël dhe të lirë (VIDEO)

    October 9, 2026

    Ai Weiwei paralajmëron për rreziqet e AI: “Po humbasim privatësinë dhe bashkë me të, individualitetin”

    October 8, 2026
    Top Reviews
    9.1

    9 mënyra për të rregulluar gabimin e pritjes për aktivizim në iMessage dhe FaceTime

    By Tech Expert
    8.9

    Apple Pencil është lapsi më i mirë për përdoruesit e iPad – ja çfarë të merrni dhe si ta përdorni

    By Tech Expert
    8.9

    Apple po kalon plotësisht në USB-C, pasi teknologjia e karikimit është vendosur të vijë në iPhone. Ja çfarë do të thotë për përdoruesit.

    By Tech Expert
    Technews.al
    Facebook X (Twitter) Instagram YouTube LinkedIn
    • Home
    • Tech
    • Kategori
    • Kontakt
    © 2026 Designed by Technews.al

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.