Bashkohuni në Newsletter

    Lexoni lajmet e fundit të teknologjisë në e-mailin tuaj

    What's Hot

    Pse skandali i Jensen Huang mund të tronditë ekonominë globale dhe industrinë e inteligjencës artificiale?

    November 13, 2026

    Microsoft në garë me kohën për të zgjidhur ndërprerjen globale: “Përpjekjet nuk po japin rezultatet e pritshme”

    November 13, 2026

    Jensen Huang jep dorëheqjen nga Nvidia pas skandalit të spiunazhit, thirret të dëshmojë në Senatin amerikan

    November 13, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Tech
    • Gadgets
    Facebook X (Twitter) Instagram YouTube LinkedIn
    Technews.alTechnews.al
    • Home
    • Tech

      Pse skandali i Jensen Huang mund të tronditë ekonominë globale dhe industrinë e inteligjencës artificiale?

      November 13, 2026

      Microsoft në garë me kohën për të zgjidhur ndërprerjen globale: “Përpjekjet nuk po japin rezultatet e pritshme”

      November 13, 2026

      Jensen Huang jep dorëheqjen nga Nvidia pas skandalit të spiunazhit, thirret të dëshmojë në Senatin amerikan

      November 13, 2026

      Microsoft në krizë globale: Outlook, Teams dhe Copilot jashtë funksionit prej më shumë se 12 orësh

      November 13, 2026

      Phishing, Smishing dhe Vishing: 3 mashtrimet online që duhet të njihni dhe si t’i dalloni

      November 12, 2026
    • Mobiles

      Pa internet gjatë festave? Xfinity prezanton funksionin që fik Wi-Fi me një klikim

      November 12, 2026

      Apple paralajmëron politikanët gjermanë: iPhone-t e tyre mund të jenë përgjuar

      November 2, 2026

      “SMS i vdekjes”: Një mesazh i padukshëm mund të bllokojë telefonat Android dhe të ndërpresë thirrjet e urgjencës

      October 30, 2026

      iPhone 18 Pro Max vs. iPhone 17 Pro Max: Çfarë ka ndryshuar dhe a ia vlen modeli i ri?

      October 28, 2026

      Samsung Galaxy Z Fold8 dhe Fold8 Ultra, shitjet në Europë rriten me 45% krahasuar me Fold7

      October 27, 2026
    • Gadgets

      Telefoni i vjetër gjerman rikthehet në jetë, tani flet me inteligjencën artificiale të Google

      November 11, 2026

      Kamerat e sigurisë UniFi: Pse konsiderohen ndër zgjedhjet më të mira për monitorim?

      November 10, 2026

      Fotot e fëmijëve në Instagram mund të përdoren nga AI pa leje: Rasti i Meta ngre alarmin për privatësinë

      October 29, 2026

      Si funksionon “Dollapi Inteligjent”, shpikja e gjimnazistëve të “Petro Nini Luarasit”?

      October 23, 2026

      CUDY Switch Review: 3 pajisje për rrjete të vogla, shpejtësi 2.5 Gbps dhe sisteme profesionale PoE

      October 23, 2026
    • Gaming

      GTA 6 zbulon makinat e reja, nga modelet klasike te supermakinat moderne

      November 9, 2026

      GTA 6 mbërrin edhe në Tiranë, një mural gjigant shfaqet në kryeqytet

      November 5, 2026

      GTA 6 del më 19 nëntor, nis numërimi mbrapsht për lojën më të shumëpritur

      November 2, 2026

      Sony përballet me një sfidë të re: Lojërat e PlayStation 5 po bëhen të luajtshme edhe në kompjuter

      October 9, 2026

      “Trump Arcade”: Shtëpia e Bardhë kthen politikat e Trump në video-lojëra

      September 4, 2026
    • AI

      Pse skandali i Jensen Huang mund të tronditë ekonominë globale dhe industrinë e inteligjencës artificiale?

      November 13, 2026

      Kompania e Mira Muratit drejt vlerësimit 40 miliardë dollarë, më pak se dy vite nga themelimi

      November 10, 2026

      Harvardi ndalon inteligjencën artificiale dhe telefonat në një nga kurset më të kërkuara

      November 9, 2026

      Artistët po fshijnë veprat nga rrjetet sociale: AI po riprodhon artin e tyre pa leje dhe pa shpërblim

      November 2, 2026

      Suedia ndalon përdorimin e ChatGPT dhe Claude në institucionet qeveritare për arsye sigurie

      October 30, 2026
    • Social Media

      Të premtojnë se do të bëhesh milioner nëse blen kursin e tyre online: Ja mashtrimi që përdorin

      November 11, 2026

      Mjaft me profesionistë që bëjnë palaçon për klikime! Europianët kërkojnë komunikim më serioz në rrjetet sociale

      November 4, 2026

      Deri në 2 mijë dollarë për propagandë politike: Influencerët e TikTok pranojnë të fshehin pagesat

      November 3, 2026

      Instagram sfidon YouTube: Së shpejti video deri në 90 minuta dhe mundësi për t’i parë në televizor

      October 28, 2026

      Si mediat shqiptare mashtrojnë me “vdekjet” e personazheve publike

      October 27, 2026
    • Apps

      Hakerët pretendojnë se mund të hyjnë në Gmail edhe pasi ndryshoni fjalëkalimin

      November 10, 2026

      Një francez krijon aplikacionin që gjurmon lëvizjet e policisë gjatë protestave në kohë reale

      November 3, 2026

      Revolut pëson ndërprerje globale: Miliona përdorues mbeten pa akses në llogaritë dhe kartat bankare

      October 26, 2026

      Administrata Trump urdhëron ndalimin e DeepSeek në agjencitë federale amerikane

      October 22, 2026

      WhatsApp përgatit ndryshime të mëdha, kanalet mund të zhvendosen te bisedat

      October 8, 2026
    Technews.alTechnews.al
    Home » Typography Elements » Kandidatët po i thonë “jo” intervistave të punës me robotë, ja si po ndryshon procesi i rekrutimit
    Tech

    Kandidatët po i thonë “jo” intervistave të punës me robotë, ja si po ndryshon procesi i rekrutimit

    Ndërsa kompanitë shohin te automatizimi një mënyrë për të përballuar numrin në rritje të aplikimeve, një pjesë e kandidatëve po reagojnë duke u tërhequr nga procesi.
    Tech ExpertBy Tech ExpertSeptember 30, 2026Updated:September 30, 2026No Comments5 Mins Read
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Inteligjenca Artificiale po hyn gjithnjë e më thellë në procesin e rekrutimit, deri në pikën ku edhe intervista e parë e punës mund të zhvillohet pa praninë e një njeriu. Por ndërsa kompanitë shohin te automatizimi një mënyrë për të përballuar numrin në rritje të aplikimeve, një pjesë e kandidatëve po reagojnë duke u tërhequr nga procesi.

    Në SHBA, përdorimi i intervistave të zhvilluara nga sistemet e inteligjencës artificiale është bërë tashmë pjesë e eksperiencës së shumë punëkërkuesve. Sipas një sondazhi të Greenhouse, të cituar nga CNBC, rreth dy të tretat e 1,200 kandidatëve të anketuar në prill kishin marrë pjesë në një intervistë me AI.

    Por pranimi i kësaj teknologjie nuk është i njëjtë nga të dyja palët. Pothuajse 4 në 10 kandidatë thanë se ishin tërhequr nga një proces rekrutimi pasi iu kërkua të zhvillonin një intervistë me IA. Disa kanë vendosur madje të mos aplikojnë më në kompanitë që përdorin këtë formë përzgjedhjeje.

    Përvoja e kandidatëve ndryshon, por një problem përsëritet: mungesa e komunikimit njerëzor.

    Lexo edhe: Robotët ushtarë po bëhen gjithnjë e më realë: Pentagoni investon te humanoidët për fushën e betejës

    Art Hebbeler, një drejtues 65-vjeçar në sektorin e teknologjisë së informacionit, mendoi fillimisht se një telefonatë automatike për një vend pune do ta lidhte me një rekrutues. Në vend të kësaj, telefonata u kthye në një intervistë të drejtpërdrejtë me një sistem AI.

    Gjatë bisedës, roboti bëri pyetje të ngjashme me ato të një interviste fillestare, disa prej të cilave i përsëriti. Sistemi e ndërpriste edhe kur ai ndalonte për të marrë frymë. Hebbeler vendosi ta përfundonte intervistën përpara kohe.

    Edhe kandidatë të tjerë kanë raportuar vështirësi të ngjashme. Aaron Holmes, 41 vjeç, e pranoi fillimisht me kuriozitet mundësinë për të provuar një intervistë me IA, por më pas tha se biseda i dukej artificiale dhe se pyetjet e tij nuk merrnin përgjigje.

    Çështja bëhet edhe më komplekse kur sistemet nuk kufizohen vetëm te përgjigjet e kandidatit, por analizojnë edhe mënyrën se si ai flet, lëviz ose shikon kamerën.

    Kjo ka krijuar shqetësime të veçanta për kandidatët me aftësi të kufizuara. Në një rast të përmendur nga CNBC, Tammy Wright, e cila ka një gjendje shëndetësore që shkakton lëvizje të pavullnetshme të syve, tha se sistemi e ndërpriste vazhdimisht dhe i kërkonte të shikonte drejt kamerës. Kjo e vështirësonte ndjeshëm mënyrën se si ajo mund t’u përgjigjej pyetjeve.

    Përdorimi i analizës së fytyrës, zërit, kontaktit me sy apo sjelljeve të tjera gjatë intervistave ka hapur kështu një debat më të gjerë mbi diskriminimin algoritmik.

    American Civil Liberties Union ka paralajmëruar se sistemet që vlerësojnë ndërveprimet fizike, zanore ose vizuale të kandidatëve me kompjuterin mund të rrisin rrezikun e vlerësimeve të pafavorshme për shkak të aftësisë së kufizuar, racës apo karakteristikave të tjera të mbrojtura.

    Edhe kërkimet akademike kanë ngritur pikëpyetje. Një studim paraprak i publikuar në maj gjeti prova për diferenca në rezultatet e vlerësimit sipas racës kur punëdhënës të ndryshëm përdorin të njëjtat algoritme rekrutimi. Ndërkohë, kompanitë HireVue dhe Workday janë përballur me ankesa ligjore që pretendojnë diskriminim të lidhur me mjetet e tyre të rekrutimit të mbështetura nga IA. Kompanitë i kanë mohuar këto pretendime.

    Nga ana tjetër, arsyeja pse kompanitë po e përdorin këtë teknologji është e qartë: volumi i aplikimeve është rritur ndjeshëm.

    Sipas LinkedIn, numri i aplikimeve për një vend të lirë pune në SHBA është dyfishuar që nga viti 2022. Në të njëjtën kohë, dy në tre rekrutues thonë se është bërë më e vështirë të identifikojnë kandidatë të kualifikuar.

    Për kompanitë, IA premton automatizim të fazave të para të rekrutimit, kursim kohe dhe përdorim më efikas të burimeve njerëzore. Në një sondazh të Greenhouse, 70% e menaxherëve të punësimit thanë se IA i ndihmon të marrin vendime më shpejt dhe me më pak burime. Gjysma e rekrutuesve deklaruan gjithashtu se teknologjia kishte përmirësuar procesin e punësimit.

    Por perceptimi i kandidatëve është shumë më i rezervuar: vetëm 8% besojnë se IA e bën procesin e rekrutimit më të drejtë.

    Pavarësisht kësaj, përdorimi i saj pritet të zgjerohet. Një sondazh i LinkedIn me më shumë se 6,500 profesionistë të burimeve njerëzore tregoi se dy të tretat e rekrutuesve planifikojnë të rrisin përdorimin e IA për intervistat paraprake gjatë vitit.

    Kjo krijon një tjetër dimension të marrëdhënies mes kompanisë dhe kandidatit. Teknologjia nuk po përdoret vetëm për të vlerësuar punëkërkuesin; kandidatët kanë filluar të vlerësojnë edhe kompaninë nga mënyra se si ajo përdor teknologjinë.

    Hebbeler, për shembull, thotë se mban shënim kompanitë që përdorin intervista me AI dhe nuk aplikon më tek ato.

    Në një treg pune ku kompanitë konkurrojnë për talentin, mënyra se si përdoret AI mund të bëhet pjesë e vetë eksperiencës së kandidatit. Pyetja nuk është më vetëm nëse teknologjia mund ta bëjë rekrutimin më efikas, por edhe nëse një proces më efikas është domosdoshmërisht një proces më njerëzor.

    Siç e përmbledh Hebbeler: “Kemi mjete AI që flasin me mjete AI, jo njerëz që flasin me njerëz”.

    CNBC

    featured
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Tech Expert

    Related Posts

    Pse skandali i Jensen Huang mund të tronditë ekonominë globale dhe industrinë e inteligjencës artificiale?

    November 13, 2026

    Microsoft në garë me kohën për të zgjidhur ndërprerjen globale: “Përpjekjet nuk po japin rezultatet e pritshme”

    November 13, 2026

    Jensen Huang jep dorëheqjen nga Nvidia pas skandalit të spiunazhit, thirret të dëshmojë në Senatin amerikan

    November 13, 2026

    Microsoft në krizë globale: Outlook, Teams dhe Copilot jashtë funksionit prej më shumë se 12 orësh

    November 13, 2026
    Add A Comment

    Leave A Reply Cancel Reply

    Editors Picks

    Microsoft në garë me kohën për të zgjidhur ndërprerjen globale: “Përpjekjet nuk po japin rezultatet e pritshme”

    November 13, 2026

    Jensen Huang jep dorëheqjen nga Nvidia pas skandalit të spiunazhit, thirret të dëshmojë në Senatin amerikan

    November 13, 2026

    Microsoft në krizë globale: Outlook, Teams dhe Copilot jashtë funksionit prej më shumë se 12 orësh

    November 13, 2026

    Phishing, Smishing dhe Vishing: 3 mashtrimet online që duhet të njihni dhe si t’i dalloni

    November 12, 2026
    Top Reviews
    9.1

    9 mënyra për të rregulluar gabimin e pritjes për aktivizim në iMessage dhe FaceTime

    By Tech Expert
    8.9

    Apple Pencil është lapsi më i mirë për përdoruesit e iPad – ja çfarë të merrni dhe si ta përdorni

    By Tech Expert
    8.9

    Apple po kalon plotësisht në USB-C, pasi teknologjia e karikimit është vendosur të vijë në iPhone. Ja çfarë do të thotë për përdoruesit.

    By Tech Expert
    Technews.al
    Facebook X (Twitter) Instagram YouTube LinkedIn
    • Home
    • Tech
    • Kategori
    • Kontakt
    © 2026 Designed by Technews.al

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.