Bashkohuni në Newsletter
Lexoni lajmet e fundit të teknologjisë në e-mailin tuaj
Author: Tech Expert
Reperi i njohur amerikan Kanye West (Ye) mbajti mbrëmjen e së shtunës, më 11 korrik 2026, koncertin e tij në Tiranë, një nga eventet më të mëdha muzikore të organizuara ndonjëherë në Shqipëri. Koncerti u zhvillua në Eagle Stadium, një stadium i ndërtuar posaçërisht për këtë aktivitet në zonën e Kasharit, përgjatë autostradës Tiranë–Durrës, duke tërhequr mijëra fansa nga Shqipëria dhe vende të tjera të rajonit. Pak orë përpara performancës, Kanye West u prit në një takim zyrtar nga kryeministri Edi Rama në Kryeministri, ku të dy realizuan fotografi me librin “The Albanian Files”. Takimi u shpërnda gjerësisht në rrjetet sociale dhe u komentua si…
Kupa e Botës vazhdon të dëshmojë fuqinë e saj globale, jo vetëm në stadiume, por edhe në internet. Google ka regjistruar nivelin më të lartë të kërkimeve në historinë e platformës së saj, falë emocioneve të krijuara nga ndeshjet e turneut. Sipas kompanisë, rekordi u arrit menjëherë pas golit të fitores së Argjentinës në ndeshjen e fazës me eliminim direkt të zhvilluar të martën, ku kombëtarja amerikano-latine realizoi një përmbysje dramatike ndaj Egjiptit. Cristian Romero shënoi fillimisht për Argjentinën, ndërsa Lionel Messi barazoi rezultatin me golin e tij në minutën e 83-të, përpara se skuadra të siguronte fitoren në minutat…
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, deklaroi se strukturat e Policisë po hetojnë një aktivitet të dyshuar të koordinuar në hapësirën kibernetike, që sipas tij synon të dëmtojë reputacionin online të bizneseve turistike në Shqipëri. Në një konferencë për mediat, Hita bëri të ditur se gjatë ditëve të fundit janë evidentuar publikime masive të komenteve dhe vlerësimeve negative ndaj hoteleve, restoranteve dhe subjekteve të tjera të turizmit në platforma ndërkombëtare. Sipas kreut të Policisë, nga verifikimet paraprake rezultojnë indicie për ekzistencën e një rrjeti llogarish që kanë vepruar në mënyrë të sinkronizuar. Ai tha se deri në…
Shqipëria po hyn në një etapë të re të zhvillimit teknologjik. Një kompani izraelite ka marrë miratimin për të ndërtuar datacenter-in e parë modern në vend, një investim prej rreth 100 milionë eurosh që pritet ta kthejë Shqipërinë në një pikë të rëndësishme për ruajtjen dhe përpunimin e të dhënave në rajon. Projekti do të realizohet në Zonën e Zhvillimit Ekonomik dhe Teknologjik (TEDA) në Kashar dhe konsiderohet një nga investimet më të rëndësishme në infrastrukturën digjitale të vendit. Çfarë është një datacenter? Një datacenter është një qendër ku ruhen dhe përpunohen të dhënat digjitale. Brenda tij ndodhen mijëra serverë, pajisje rrjeti dhe sisteme ruajtjeje që mbështesin…
Nëse një dekadë më parë bota e teknologjisë dominohej nga gjigantët e njohur si FAANG (Facebook, Apple, Amazon, Netflix dhe Google), sot qendra e gravitetit ka ndryshuar. Vëmendja nuk është më vetëm tek rrjetet sociale apo platformat e konsumit, por tek Inteligjenca Artificiale (AI). Një akronim i ri po fiton terren: MANGOS – Meta, Anthropic, NVIDIA, Google, OpenAI dhe SpaceX. Këto kompani po tërheqin investime miliarda dollarëshe, inxhinierët më të mirë në botë dhe fuqinë më të madhe kompjuterike, duke formësuar teknologjinë që pritet të ndikojë çdo industri në dekadën e ardhshme. Ja cilët janë njerëzit që qëndrojnë në krye të këtij revolucioni. 1. Mark Zuckerberg…
Në fushë, Erling Haaland po bën atë që di më mirë: shënon gola. Por jashtë fushës, sulmuesi norvegjez është shndërruar në një fenomen viral, ku miliona përdorues po shpërndajnë video dhe foto të tij. Problemi? Një pjesë e madhe e tyre nuk janë të vërteta. Falë Inteligjencës Artificiale (AI), fytyra e Haaland po përdoret në qindra video të manipuluara, të cilat shpesh duken aq reale sa shumë njerëz i besojnë pa e kuptuar se janë të krijuara artificialisht. Videoja që mashtroi miliona njerëz Një nga videot më virale të javëve të fundit, me mbi 31 milionë shikime në X, tregonte Haaland…
Elon Musk beson se epoka e kodimit tradicional mund të përfundojë shumë më shpejt nga sa presin shumica e njerëzve. Duke folur për të ardhmen e IA-së, ai parashikoi se deri në fund të këtij viti zhvilluesit mund të mos kenë më nevojë të shkruajnë kod fare. Në vend të kësaj, sistemet e IA-së mund të gjenerojnë kod të optimizuar makine, ose binar, direkt nga një përshkrim i thjeshtë i rezultatit të dëshiruar, duke hequr gjuhët e programimit dhe madje edhe përpiluesit nga procesi. Lexo edhe: “Instagrami është për vajza” – deklarata e Elon Musk ndez debat Ndërsa parashikimi ka…
Deputetja Marjana Koçeku ka folur për herë të parë për partronazhistët e Partisë Socialiste, duke ju referuar profileve anonime në rrjetet sociale që sulmojnë këdo që del kundër qeverisë, ndërsa i quan “mercenarë virtualë”. “Tu prit postin e rradhës jemi”, thuhet në një mesazh që i ka shkuar deputetes, duke nxitur reagimin e kësaj të fundit, nisur nga kërkesat e përsëritura për të lënë mandatin. “Prej disa ditësh po përballem në rrjetet sociale me nji ushtri virtuale patronazhistësh e profilesh të rreme që më kërkojnë me e lanë mandatin”, shkruan Marjana Koçeku. Ajo thekson se janë rreth 800 mijë mercenarë virtualë të…
Instagram ka prezantuar një ndryshim të rëndësishëm për krijuesit e përmbajtjes dhe menaxherët e rrjeteve sociale. Formati i rekomanduar për postimet carousel tashmë është 1080 x 1440 piksel, duke kaluar në raportin 3:4, i cili zë më shumë hapësirë në ekranin e telefonit dhe rrit shanset që një postim të tërheqë vëmendjen e përdoruesve gjatë lëvizjes në feed. Për krijuesit e përmbajtjes, kjo do të thotë se është koha të përshtatin dizajnet e tyre me formatin e ri. Postimet e krijuara në përmasat 1080 x 1440 ofrojnë një pamje më të madhe dhe më të pastër në Instagram, duke ndihmuar në rritjen e angazhimit…
Pushimet në plazh duhet të jenë sinonim i relaksit, jo i stresit. Megjithatë, shpesh përballemi me situata të vogla që mund të na prishin eksperiencën: humbja e rrugës, rezervime të pasakta, moti i paparashikuar apo barriera gjuhësore. Zgjidhja? Një telefon i përgatitur mirë me aplikacionet e duhura. Këto janë 10 aplikacionet që duhet t’i keni patjetër para se të niseni me pushime. 1. Google Maps – Navigimi pa humbur kohë Aplikacioni klasik që ju ndihmon të gjeni rrugën më të shpejtë drejt plazhit, hotelit apo restorantit. Mund të shkarkoni hartat edhe offline, ideale për zona me internet të dobët. 2.…

